Juristi flet për përleshjen e policëve me Lushtakun – ka këto fjalë

Politika

Juristi flet për përleshjen e policëve me Lushtakun – ka këto fjalë

Nga: M.H. Më: 4 korrik 2022 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Përleshja e policëve me ish-nënkryetarin e Skënderajt Nuredin Lushtaku ka bërë bujë të madhe në vendin tonë.

Pengimi i detyrës së policëve nga ana e Lushtakut dhe familjarëve të tij arriti të zbukohet dhe sjellë deri tek arrestimi i vet Lushtakut.

Nga kjo përleshje mbetën të lënduar dy policë, njëri në këmbë i plagosur ndërsa tjetëri i lënduar me mjete të forta.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur juristi Blerim Burjani.

Image
Blerim Burjani

Ai u shpreh se të gjith duhet të respektohen organet e rendit dhe ligjit e natyrisht që duhet të zbatohen rregullat e shtetërore.

Është punë e organeve të drejtësisë, të gjithë duhet të respktojnë organet e rendit dhe ligjit, askush mbi ligjin. Të gjith duht të zbatojnë rregullat shtetërore”, u shpreh ai.

Më tej, juristi thotë që tani është në duart e organeve të drejtësisë dhe se prokuroria e gjykata do të vendosin për veprimet e tij.

“Tash është në duart e organeve të drejtsisë më tutje vendosin prokuroria dhe gjykata se çka do të vendoset më tutje”, përfundoi Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat