Njëherë djemtë e Grabovcit, tash Lushtaku/ Eksperti i sigurisë me kritika të ashpra për sulmet ndaj policëve– kërkon dënime me burg për sulmuesit!

Politika

Njëherë djemtë e Grabovcit, tash Lushtaku/ Eksperti i sigurisë me kritika të ashpra për sulmet ndaj policëve– kërkon dënime me burg për sulmuesit!

Nga: A.M Më: 4 korrik 2022 Në ora: 23:16
Nuredin Lushtaku - Foto ilustrim "Bota sot"

Gjatë ditës së djeshme, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe ish-nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku, bashkë me familjarë të tjerë dyshohet se janë përfshirë në plagosjen e policëve në këtë qytet.  

Fatmirësisht, zyrtarët policorë janë jashtë rrezikut për jetë. 

Krahas, ky rast nxit reagime të shumta në rrjete sociale.   

Anëtarë të shoqërisë civile reaguan duke thënë se sulmi ndaj policëve është sulm ndaj shtetit.   

Ndërsa, gjatë ditës së sotme, ish zëvendësministri, Nuredin Lushtaku, është dërguar në mbajtje për 48 orë.  

Lajmin e konfirmoi Valon Preteni, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.   

“Po është dërguar në mbajtje për 48 orë”, tha ai. 

Vlen të përmendet, se ky nuk është sulmi i vetëm që iu është bërë zyrtarëve policorë nga figura publike dhe politike. 

Kujtojmë se edhe djemtë e ish-deputetit të PDK-së, Adem Grabovci kishin sulmuar policët. 

Lidhur me këtë dukuri, të sulmeve ndaj zyrtarëve policorë në një prononcim për “Bota sot” foli eksperti i sigurisë, Drizan Shala. 

Sipas tij, ky fenomen është trajtuar më një procedurë standard ligjore, mirëpo që e njëjta nuk ka dhënë rezultatet e pritshme. 

Image
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala. 

“Në lidhje me situatën e krijuar në Kosovë e cila ndërlidhet me një fenomen sulm ndaj personit zyrtar . 

Deri më tani kjo pjesë e kësaj natyre në Kosovë është trajtuar në formën e një procedure standarde ligjor, por që rezultatet ndaj kësaj “procedure" nuk ka dhënë mesazhin e duhur”, deklaroi eksperti i sigurisë. 

Ai shtoi se në këtë pikë sistemi i drejtësisë ka dështuar, për shkak se nuk janë shqiptuar masat me burgim për kryerësit e këtyre sulmeve.   

“Pra në këtë pikë ka dështuar sistemi i gjykatave të cilat nuk kanë shqiptuar dënim kapital me burgim dhe kështu do të ishte arrit veprimi i masës preventive në uljen e sulmeve ndaj personave zyrtar”, përmbylli Drizan Shala për “Bota sot”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat