Albin Kurtit i vjen kërkesa e re që nuk do t’ju pëlqejë veteranëve/ Kërkohet hetim i ri për këta eprorë të UÇK-së!

Politika

Albin Kurtit i vjen kërkesa e re që nuk do t’ju pëlqejë veteranëve/ Kërkohet hetim i ri për këta eprorë të UÇK-së!

Nga: N. Sh. Më: 9 korrik 2022 Në ora: 16:55
Albin Kurti

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, nuk janë duke rreshtur së kërkuari rritjen e pagës për veteranët e luftës.

Edhe në kohën kur Qeveria e Kosovës ka premtuar një zgjedhje të mirë për ta, krerët e oranizatave të OVL-UÇK-së, nuk po pajtohen dhe nuk po zmbrapsen së ndaluri për kërkesat e tyre.

Ata duan që paga e veteranëve të luftës të jetë e njëjtë me pagën minimale në Kosovë.

Por me këtë nuk po pajtohet Qeveria e cila me ngulm po kërkon pastrimin e listave të veteranëve.

Deri më tani, është zvarritur mjaftë shumë hetimi i detajuar për këtë skandal të numrit të madh të veteranëve.

Në këtë rast, duhet të hulumtohen shumë arsye, përveç numrit të madh të veteranëve, se kush janë edhe eprorët dhe komandantët që e rritën numrin e veteranëve pa qenë pjesë e luftës së UÇK-së.

Kështu po mendon eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava, i cili shton se, meqense eprorët kanë lëshuar certifikata të rrejshme për ata që fare s’kanë qenë të mobolizuar apo pjesëmarrës në luftë, dhe nëse konstatohet dhe argumentohet për ata eprorë se iu kanë nënshkruar ato certifikata të rrejshme, ndaj tyre duhet të ngritën procedura gjyqësore si organizator të këtij lloji të krimit të organizuar, si dhe të konstatohet qëllimi kryerjes së këtij lloji të këtij krimi, dhe ndaj tyre të ndërmerren masa edhe më rigoroze, dhe në këtë mënyrë njëherë e përgjithmonë të kryhet ky proces që po zgjatë tani e shumë vite.

Image
Hajrullah Tërnava

“Listat e veteranëve të rrejshëm që janë përgatitur deri më tani e sipas bisedave dhe komunikimeve se kush i ka hulumtuar që ka ardhur deri te një konstatim i tillë, nuk mund të llogariten apo të konstatohen si çështje e kryer, sepse ato lista të atyre veteranëve të rrejshëm për një kohë të konsiderueshme vetëm kur kane dalë në opinion, dhe me ato lista është njoftua populli, hiq pa e ditur se janë bërë hulumtimet për ato lista, e që ishte dashur që s’paku të zhvillohet një bisedë informative me ata persona që i kanë nënshkrua listat e veteranëve, dhe bash edhe nga ata eprorë që i kanë nënshkruar disa nga ato listat janë shpallur si veteran të rrejshëm, prandaj shtrohet pyetja si një epror që i ka nënshkruar ato lista të veteranëve me u shpall veteran i rrejshëm, kurse ushtarët që i kanë marrë ato certifikata të veteranëve nga ata eprorë të vazhdojnë të jenë veteranë të vërtetë”, pyet Tërnava.

Prandaj sipas tij, verifikimi i këtyre listave është i dyshimtë, dhe është dashur të kryhet në një mënyrë më bindëse edhe me fakte të argumentohen ata persona të dyshimtë nëse kanë ekzistuar.

"Pra, nga ajo bisedë kanë mundur të zbardhen edhe shumë çështje që kanë mbetur të pazbardhura, prandaj nga këtu del konstatimi se me këtë shpallje të këtyre listave është bërë një ngutje dhe është punuar disi me dyshime, sepse ai epror që i ka nënshkrua me kompetenca ato certifikatat e veteranëve të tërë, si është e mundshme me i nënshkrua nëse nuk ka qenë ai i mobilizuar dhe në ato formacione ushtarake, dhe s’paku është dashur ai prokuror që e ka përpilua listën që të bisedoj me atë epror që i ka nënshkrua ato lista të veteranëve me kompetencë, mbasi e ka pasur mundësinë e nënshkrimit të atyre certifikatave të veteranëve”, shton ai.

Tërnava pohon se, mund të dyshohet se edhe përbrenda eprorëve paska pasur tendenca dhe montime të qëllimshme për devalvimin e tyre si personalitete.

“Prandaj situata e krijuar në përgjithësi lidhur me veteranët e luftës tani është tallje e llojit të vetë me ligjin, nga gjyqtarët e lidhur me mafio politikën, edhe në rastin e trajtimit të veteranëve të rrejshëm të cilët edhe pse po hetohen e zbulohen me një proces hetimi shumë burokratik, po gjykohen dhe dënohen me gjoba simbolike me kusht, por nuk po ndiqen dhe nuk po ndëshkohen eprorët të cilët janë korruptuar dhe kanë ndikuar në fryrjen e listave trefishimin e numrit të veteranëve dhe zhvatjen e buxhetit të shtetit”, thekson ai.

Tërnava përmend edhe një rast të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, e cila ka dënuar me burgim me kusht të pandehurin, veteran të rrejshëm i cili ka përdorur dokumentin e rrejshëm si të vërtetë, përkatësisht certifikatën e veteranit të luftës.

Sipas Gjykatës, M.U. më datë 7 mars të vitit 2018 ka shkuar në Zyrën e Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe ka përdorë dokumentin e rrejshëm publik si të vërtetë, e të cilin paraprakisht e ka siguruar nga B.H. nga fshati Kopiliq i Skenderajt.

Tutje Gjykata bën të ditur se i dyshuari kishte me vete edhe vërtetimin e Zyrës për Çështjen e personave të dalë nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në emrin e tij edhe pse i njëjti nuk gjendej në listën e veteranëve, e as që ka qenë pjesëmarrës i UÇK-së.

“Mirëpo edhe pse në këtë rast, sikur në shumë raste të tjera, Gjykata ka shqiptuar ndaj M.U. dënim me burgim me kusht në kohëzgjatje prej një viti, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i pandehuri nuk kryen vepër tjetër penale gjatë periudhës së verifikimit në kohëzgjatje prej dy viteve nga plotfuqishmëria e aktgjykimit. Krejt çka ka bërë gjykata në këtë rast është se të akuzuarit ia ka konfiskuar certifikata e Veteranit- Luftëtar e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Vërtetimi i Veteranit Luftëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të lëshuar nga Zyra për Çështje të Kategorive të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por nuk i është shqiptuar dënim efektiv me burg, as përdoruesit të dokumentacionit të falsifikuar dhe as nuk është marr fare me personin i cili e ka pajisur me dokumente falc, ndonëse i ditur dhe i zbuluar për gjykatën dhe opinion, por pa hetuar nga Prokuroria, amnistuar dhe i pa ndjekur e pa gjykuar për rastin e zbuluar me dosje të plotë të falsifikuar”, thekson ai.

Siaps tij, ky fakt e dëshmon lidhjen ashiqare të drejtësisë me krimin e organizuar, derisa nuk nxirren në bankën e të akuzuarave edhe “fabrikuesit” e dosjes me dokumentacion të falsifikuar, sepse ekzisto dyshimi i bazuar që nga i njëjti fabrikues mund të jenë edhe me dhjetëra apo qindra kandidat të tjerë me status të veteranit të rrejshëm, që duhet të hetohen dhe listat të pastrohen.

“Prandaj edhe po hasë në rezistencë të madhe kërkesa e kryeministrit Kurti për hetim të plotë të këtyre listave që nga fillimi, që të përfitojnë vetëm meritorët dhe të mos përfitojnë mashtruesit që u bënë veteran të rrejshëm me blerje të statusit dhe certifikatave të prodhuara nga tregtimi i tyre që burimin e kanë në lidhje me krimin. Nëse fillohet nga fillimi i spastrimit të këtyre listave të veteranëve, atëherë s’paku duhet që ata që i verifikojnë duhet të zhvillojnë bisedat dhe hulumtimet me ata të cilët i kanë nënshkruar ato certifikata të tyre dhe në bazë të asaj shihet dhe nënkuptohet se a kanë qenë veteran të vërtetë, sepse edhe për nënshkrimin e atyre certifikatave në dosjet e tyre kanë ekzistuar edhe dokumentacione të ndryshme të tyre e sidomos shkrime dhe autobiografi se nga janë kur kanë filluar stërvitjet, kënd e kanë pasur epror, në të cilat ushtrime kanë marrë pjesë, nga cili vend kanë ardhur në ato formacione, cili ishte eprori i drejtpërdrejtë i tij etj, dhe në bazë të këtyre të dhënave lehtë konstatohet veterani i vërtetë”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat