“Ballkani i hapur”, kjo nismë që po kërcënon ta zhduk Kosovën/ Serbia synon kthimin e Kosovës nën juridiksionin serbë

Politika

“Ballkani i hapur”, kjo nismë që po kërcënon ta zhduk Kosovën/ Serbia synon kthimin e Kosovës nën juridiksionin serbë

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 30 korrik 2022 Në ora: 21:25
Arkiv/ Ballkani i Hapur

Qëllimet kryesore famëkeqe të Ballkanit tëhapur i ka treguar qartë ish kryeministri i Malit të Zi, MiloGjukanoviҫ. Ai ka thënë se qëllimi i autorëve të idesë së “Ballkanit të hapur” është zhdukja e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe shtoi se sigurisht që do të përfundonte me “luftë dhe një gjenocid tjetër”.

“Është e diskutueshme. Bëhet fjalë për një skenar alternativ për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor jashtë BE-së. Kjo nuk na duhet. Na duhet anëtarësimi në BE. Ata që nuk e shohin rajonin tonë në BE, nuk shohin as demokraci multietnike në Ballkan. Kjo përfundon me zhdukjen e Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi e Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Gjukanoviq, duke shtuar se do të çonte te gjenocide tjera në Ballkan.

Abazoviq së fundi është shprehur pro “Ballkanit të hapur” dhe e ka lënë të hapur mundësinë që Mali i Zi t’i bashkohet kësaj iniciative të krijuar nga Serbia, Shqipëria e Maqedonia e Veriut.

Profesori amerikan Edward P. Joseph ligjërues në shkollën për studime të avancuara ndërkombëtare në Universitetin “JohnHopkins” në Uashington, thotë se SHBA-ja duhet ta njohë faktin se janë disa çështje (pyetje politike)qës’mund të zgjidhen përmes nismave ekonomike si “OpenBalkan”. “Siç kam thënë , kjo iniciativë rrezikon ta bëjë situatën edhe më të keqe, jo më të mirë”, thotë ai. Sipas tij problemi në mes të Kosovës dhe Serbisë është strukturor.

“Beogradi ka ndikim nëpërmjet mosnjohjes së Kosovës nga katër anëtarë evropianë të NATO-s: Greqia; Sllovakia; Rumania dhe Spanja. Ishte shumë mirë që sekretari Blinken përmendi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO. Siç kemi shkruar në raportin tonë në janar, ky është çelësi i stabilitetit demokratik jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por për të gjithë rajonin”, tha ai.

Mirëpo, a është "Ballkani i hapur" projekt i "botës serbe" për zhdukjen e Kosovës, por edhe të Malit të Zi e Bosnjës?

Joseph, pyet për rolin e Beogradit në rajon, dhe të fqinjësisë së tij. “A është Beogradi një faktor stabiliteti në Bosnje-Hercegovinë, me mbështetje të fortë për Dodikun? Po në Mal të Zi, i cili ka një mundësi të artë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian? A e mbështet Beogradi këtë? Po Kosova? A synon Beogradi të ketë marrëdhënie të mira me fqinjin e tij?”, pyet Edward P. Joseph.

Sipas tij edhe SHBA-ja duhet ta njohë faktin se këto pyetje politike s’mund të zgjidhen përmes nismave ekonomike si “OpenBalkan”.

“Siç kam thënë , kjo iniciativë rrezikon ta bëjë situatën edhe më të keqe, jo më të mirë”, ka thënë Joseph.

Lidhur me këtëҫështje, Faton Mehmeti, thotë se ky projekt ështëruso-serb që synon forcimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon.

Mehmeti: Rusia përmes Ballkanit të Hapur synon të dobësojë fuqinë e SHBA në Ballkan

Image
Faton Mehmeti

“Natyrisht se " Ballkani i hapur" është projekt ruso-serb që synon forcimin e Serbisë në Ballkan dhe Rusisë në rajon. Kjo e fundit synon të dobësojë fuqinë e SHBA në Ballkan, për lë të synon këtë projekt përmes të cilës do të dalin më det për të shtrirë edhe më shumë ndikimin e saj”, vlerëson ai.

Sipas tij, pas shtrimit të ndikimit ekonomik, pastaj synojnë aneksimin e Kosovës dhe Shqipërisë.

“Është e vërtetë ajo qëz.Gjukanoviҫ e ka thënë, edhe vet ka qenë cak i caqeve ruse për ta zhdukur nga skena politike për të shtrirë ndikimin rus edhe në Mal të Zi. Edhe Maqedonia është cak për tu zhdukur, krejt kjo për ta bërë Serbinë e Madhe”, thotë Mehmeti për ‘Bota sot’.

Ndërkaq, analisti politik Skënder Mulliqi thotëse ideja e Ballkanit të hapur shumë korrespondon me idetë ruso-serbomëdha, për pushtimin e tokave të huaja apo për krijimin e një unioni të shteteve që do të kontrollohen nga Rusia dhe Serbia.

Mulliqi: Kjo ide asgjëson edhe Shqipërinë

Image
Skënder Mulliqi

“Lidhur më  këtë temë për minishengenin ballkanik, Aleksandar Vuçiqi dhe Edi Rama po flasin me një gjuhë. Në fakt po flasin për një mini jugosllavi, pa Slloveninë dhe Kroacinë. Duket në shikim të parë se kjo ide është e karakterit ekonomik dhe të tregtisë së lirë, por kur të studiohet katërçipërisht është ide me karakter politik. Idetë shoviniste si kjo dhe bota ruse e bota serbe, janë lansuar nga liderët autokrat Putini eVuҫiqi, dhe fatkeqësisht këtyre ideve po ju bashkëngjitet edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Autokratët janë njerëz nga këmba deri në kokë të korruptuar, të cilët për të mbijetuar në politikë, edhe legalizojnë në shtetet e tyre krimin dhe korrupsionin.Nga ky kënd edhe duhet shikuar këto ide fashiste, ide të cilat nuk kanë lidhje me rritje të mirëqenies dhe të zhvillimit.Prandaj, presidenti i Malit të Zi ka shumë të drejtë kur deklaron së ideja e Ballkanit të hapurështë projekt për të zhdukur Bosnjën, Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë Veriore. Unë këtu kam për të shtuar së kjo ide asgjëson edhe Shqipërinë”, vlerëson Mulliqi.

Ai thotë tutje për ‘Bota sot’ se, me pranimin e Ballkanit të hapur,Rama ka pranuar e tha ai këtë gjë apo jo, kthimin e Kosovës nën juridiksionin serbë, ku edhe Kosova ende figuron në kushtetutën serbe.

“Nëse jetësohet kjo ide, e që nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë, do të fillojë gjoja me procese ekonomike dhe tregtare, dhe unë mund edhe të gabohem, por që do të përfundojë ngadalë me krijimin edhe të organeve të reja shtetërore dhe të dalë nga ky union. Formimi i një minijugosllavie apo krijimi i ndonjë unioni me emërtim më ndryshe, janë ide që edhe më herët janë përmendur si të mundshme. Projektet e tilla nga kuzhinat ruso -serbe, nuk janë gjë tjetër vetëm asgjësim i dy shteteve shqiptare. Do të ishte budallallëk  më i madh të besohet se projekti për Ballkan të hapur është i sinqertë. Unë mendoj se një projekt i tillë, do të rrezikonte seriozisht stabilitetin dhe sigurinë në rajon. Kosova dhe Shqipëria e kanë Procesin e Berlinit para vetes,e kanë vendin në Evropën e Bashkuar, dhe idetë gllabërueseruso- serbe nuk ju duhen. Këtë duhet ta dijë mirë edhe Edi Rama.Nëse nuk dëshiron me kuptuar, ia mësojnë shqiptarët, të cilët historikisht kanë luftuar për t’i gëzuar liritë dhe të drejtat e tyre legjitime në tokat e tyre”, thekson ai.

Tutje ai thotë se sa Edi Rama merret me këtë ide të rrezikshme, më mirë është që ta ketë në kokë integrimin mbarë shqiptarë.

“Kosova mezi e pau dritën e lirisë dhe pavarësisë, dhe asgjë nuk i duhet Ballkani ihapur, dhe as bota serbe dhe as bota ruse, që të tria këtojanëprojekte identike. Lidhjet të cilët po provojnë të prodhojnë Rama dhe Vuҫiqi,janë ide edhe idioteske, që kanë për qëllim edhe përzierjen artificiale të popullatës, gjë shumë e rrezikshme kjo edhe për qenien tonë kombëtare. Kjo flet së këtu ka gisht edhe majtisti famëkeq, Gjorgj Soros”, thekson Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat