Dalin akuzat: “Rama injoron gjakun e derdhur dhe i rraset në gji vrasësit të shqiptarëve”/ A po bëjnë skica për ndarjen e Kosovës?

Politika

Dalin akuzat: “Rama injoron gjakun e derdhur dhe i rraset në gji vrasësit të shqiptarëve”/ A po bëjnë skica për ndarjen e Kosovës?

Nga: N. Sh. Më: 5 gusht 2022 Në ora: 08:56
Aleksander Vuçiq dhe Edi Rama

Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia tashmë kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të “Ballkanit të Hapur”.

Liderët e të tria shteteve në vazhdimësi po kërkojnë që edhe Kosova të bëhet pjesë e “Open Ballkanit” për që po refuzohet në vazhdimësi.

Një ftesë të tillë, madje të shpesht po e bën edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, ku po kërkon me ngulm që Kosova t’i bashkohet këtij projekti.

“Ballkani i Hapur”, për Kosovën paraqet shkelje të sovranitetit të saj, paraqet mundësinë për krijimin e një Jugosllavie të re të cilën me ngulm po e kërkon Serbia.

Kështu shprehet profesor dr. Binak Maxharraj, i cili thotë se, Kosova nuk mund të anëtarësohet në këtë formë pa e njohur Serbia Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

“Opinioni shqiptar me të drejtë pyet me kënd është Edi Rama kur e përafron Serbinë dhe Vuçiqin dhe injoron liderët shqiptarë të Kosovës. Vërtetë shtrohet pyetja a e pranon Edi Dreqi-Kërstq- Rama si kryeministër i manipuluar me votën e popullit te vet sovranitetin e Kosovës të cilin mundohet të ‘shkërdhejë’ sipas planeve dhe projekteve serbo-ruse. Çfarë lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave mund të ketë në këtë projekt të Vuҫiqit dhe Ramës nuk ka liri politike, kur njerëzit nuk guxojnë të lëvizin lirshëm, por këtë Edi Rama si duket e bënë në dëm të Kosovës, sepse ai edhe po e injoron sovranitetin e Kosovës dhe Kosovën sikur po e sheh në kuadër të Serbisë”, thotë Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Image
Prof. dr. Binak Maxharraj

Profesori pyet se, me çfarë të drejte ky njeri i injoron vëllezërit dhe motrat prej mishi e gjaku në Kosovë dhe hidhet turpërisht në përqafim të Serbisë dhe Vuçiqit?

“Po kush është ky halabak me këtë sjellje arrogante, të pisët e shumë të poshtër i cili e injoron gjakun e derdhur për çlirimin e Kosovës dhe fuqishëm i rraset në gji vrasësit të shqiptarëve Vuçiq. Nuk ka të drejtë kjo qenie amorfe njerëzore të bëjë plane, skica për ndarjen e Kosovës me çetnikët e Beogradit në dëm të Kosovës. Është koha e fundit që shteti i Kosovës, nëse Edi Rama e njeh si shtet, pasi që Vuçiq nuk e njeh të ia bëjë me dije këtij katili, këtij tradhtari të kombit se nuk ka të drejtë dhe nuk guxon të përzihet në punët e brendshme e as të flasë në emër të saj, sepse Kosova nuk është jetime, i ka zotët e shtëpisë që përkujdesën për të”, shton ai.

Sipas tij, serbët prej që erdhën në këto troje të Ballkanit kanë bërë skica, projekte dhe plane për zhdukjen e banorëve autokton.

“Pra, historikisht Ballkani në vazhdimësi ishte i larë me gjak si pasojë e dhunës dhe gjenocidit të këtyre barbarëve. Serbët në esencë janë njerëz të prishur, të pacivilizuar, ekstremist që nuk kanë vlera të mirëfillta njerëzore, nuk i njohin vlerat e vërteta demokratike”, pohon ai.

Ai shton se, Serbia edhe sot e kësaj dite po e luan lojën e djallit, virusi i nacionalizmit është ngulitur në shpirtin e tyre si urrejtës të popujve tjerë që i rrethojnë të cilët në çdo rast mund të luajnë me lojën e zjarrit.

“Serbia me veprimet e saj sot e kësaj dite po kërkon të derdhet gjak në tërë hapësirën e Ballkanit e përfshirë nga ethet hegjemonike për zgjerim territoresh e sidomos tash e dy dekada nuk po mund të pajtohet se Kosova është e lirë dhe në çdo mënyrë mundohet të pengojë në zhvillimin e saj e cila i ka përfaqësuar vlerat demokratike perëndimore”, thekson ai.

Profesor Maxharraj thotë se, Serbia është kështu siç është, ekstreme dhe nacionaliste, sepse gjithmonë i ka pas në udhëheqje njerëz me ideologji nacionaliste ekstreme siç ishin Sllobodan Millosheviq e tashti i pasuar nga Aleksandër Vuçiq i cili nuk është aspak paqësor, por është urrejtes i vlerave të vërteta njerëzore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat