Ish-truprorja flet për atentatin me tritol ndaj Rugovës – tregon një detaj që i shpëtoi jetën presidentit!

Politika

Ish-truprorja flet për atentatin me tritol ndaj Rugovës – tregon një detaj që i shpëtoi jetën presidentit!

Nga: M.H. Më: 5 gusht 2022 Në ora: 22:45
Xhevat Dajaku në përcjellje të Presidentit Rugova

Atentatet gjatë kohës së udhëheqjes së presidentit Rugova ishin në vazhdimsi prezente.

Ishte atentati I 19 tetor të vitit 2001, u vra Besim Dajaku, ish truproje i presidentit Ibrahim Rugova. E bashkë me Besimin, i vrarë mbeti edhe Bekim Kastrati, gazetar i gazetës “Bota sot”, si dhe u plagos Gani Geci, ish-deputet i LDK-së.

Për “Bota sot”, ka folur ish-truproja e presidentit Rugova, Xhevat Dajaku, ai u shpreh se vrasja e Besimit (vëllaut të tij) ka qenë arsyeja pse ka hyrë në ekipin e sigurisë së Rugovës.

Ai për gazetën tregoi detaje të reja për opinonin publik duke cekur që një president si Rugova i mungon skenës politike.

Dajaku tregoi që eliminimi i Rugovës ka qenë i vështirë për këtë arsyje kanë përdorur mjete të kurdisura.

Rugova ka qenë seriozisht i kërcënuar, por për shkak të ekipes së mbrojtjes së afërt është parë si e pamundur eleminimi fizik i tij nga kundërshtarët, ashtu siç kemi parë se asnjë nga personalitetet e kohës të përcjellur nën masën e sigurisë nuk kanë arritur që t'i eliminojnë, dmth ata i përdornin ekzekutues frikacak, të poshtër dhe kriminel të pamëshirshëm të cilët kanë qëlluar tinëz, të fshehur, në momente kur e kanë ndjeh veten të pa rrezikuar. Prandaj ata e ndërruan formen e ekzekutimit tradicional tash më të njohur dhe filluan të përdornin mjete shpërthyese të kurdisura”, u shpreh ai.

Ish-truproja tregon që shpërthimi me tritol ka qenë shumë i madhë dhe se vetëm shkalla e lartë e blindimit të makinës ishte siguria që i dha presidentit një shans të dytë që të jetoj.

Sa isha te presidenti personalishtë, ka pas dy sulme, një me granat dore në oborr të rezidences që është hedhur natën dhe atentati me tritol tek Sllovenia Sport.

Në momentin e sulmit me tritol kam qenë në makinen përcjellëse para makinës ku ishte Presidenti, shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm dhe e ka goditur pikërisht makinen e Presidentit në anën e djathtë në drejtim të lëvizjes dhe për qudi goditja më e madhe ka qenë e fokusuar në pjesën ku ishte ulur presidenti bile në pjesën krahror e lartë. Vetëm shkalla e lartë e blindimit të makinës ishte siguria që i dha presidentit një shans të dytë që të jetoj”, përfundoi Dajaku për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat