Plani i Vuçiqit/ Vjen parashikimi: Pas veriut, Serbia mund ta provokojë situatën edhe në këtë pjesë ku ka shqiptarë!

Politika

Plani i Vuçiqit/ Vjen parashikimi: Pas veriut, Serbia mund ta provokojë situatën edhe në këtë pjesë ku ka shqiptarë!

Nga: A.M Më: 11 gusht 2022 Në ora: 08:48
Veriu i Kosovës

Marrëdhëniet Kosovë-Serbi vazhdojnë të jenë të tensionuara, e sidomos pas ngjarjeve të fundit në veri të vendit.

Shteti serb vazhdon me politikat e saj të ndyta ndaj Kosovës, ku ende nuk ka hequr dorë nga ato as për edhe një moment, pavarësisht se tanimë ne jemi shtet sovran dhe i pavarur.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq po e përdor veriun si vegël të provokimit të Kosovës.

Në një bashkëbisedim me “Bota sot”, kryetar i Bujanocit, Nagip Arifi foli për politikat e Vuçiqit.

Ai paralajmëroi se pas presionit dhe sanksioneve me Rusinë, presidenti serb mund ta provokojë situatën edhe në Luginën e Preshevës.

Image
Kryetar i Bujanocit, Nagip Arifi

“Sa i përket skenës politike dhe akterëve kryesor politik në Serbi, nuk mendoj se do të ketë ndryshime. Janë pothuajse personat e njëjtë që do ta udhëheqin Serbinë edhe këtë mandat. Pres që presioni që do të bie mbi presidentin Vuçiq rreth sanksioneve ndaj Rusisë dhe zgjidhjes së problemit me Kosovën, do ta detyrojë atë të provokojë situatën. Do të tentojë që këtë ta bëjë përmes serbëve në veri të Kosovës, e nëse atje dështon, pastaj do të mund të fillojnë provokimet edhe në Luginë të Preshevës”, deklaroi kryetari i Bujanocit.

Krahas kësaj, Arifi tha se tani ka ardhur koha kur shteti serb ta ‘ndajë’ mendjen, të vendos në cilën anë të rreshtohet, me Rusinë apo Perëndimin.

Nëse nuk në krah me Perëndimin, ai parashikoi se shteti serb do të përballet me sanksionet e ashpra në vitet e fundit.

“Bashkësia ndërkombëtare e ka kuptuar politikën me standarde të dyfishta që po udhëheq z.Vuçiq. Mendoj se ka ardhur koha që Serbia të qartësojë pozicionin e saj. Për shkak lidhjeve historike që ka me Rusinë, do të jetë e vështirë që Serbia t’ia kthejë shpinën, por në fakt ajo është shumë e varur nga Perëndimi në aspektin ekonomik. Prandaj, është koha e fundit që qeveria e re të orientohet pro perëndimit, përndryshe Serbinë do ta presin sanksione të ngjashme me ato të viteve të 90’ta”, përfundoi Nagip Arifi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat