“Takim i nxehtë”/ Ky është skenari që pritet të ndodhë nga përballja Kurti-Vuçiq në Bruksel - ja për çfarë do të paralajmërohen serbët!

Politika

“Takim i nxehtë”/ Ky është skenari që pritet të ndodhë nga përballja Kurti-Vuçiq në Bruksel - ja për çfarë do të paralajmërohen serbët!

Nga: M.H. Më: 14 gusht 2022 Në ora: 21:01
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Nuk na ndajnë shumë deri më datën 18 gusht, ku edhe do të jetë përballja e radhës mes Kosovës dhe Serbisë.

Natyrisht që ky takim do të jetë i shoqëruar me tensione pasi e dim që Serbia asesi nuk po arrinë të kuptoj që tashmë Kosova është shtet i pavarur dhe demokratik.

Mirëpo nga ana tjetër, para se të ndodh takimi mes dy vendeve, kryeministri Albin Kurti do të takohet me sekretarin e NATO-së, Jens Stoltenberg.

Çfarë mund të ndodhë nga ky takim.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Faton Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

Ai u shpreh se takimi i 18 gushtit do ta vendos Serbinë nën presion të SHBA-s, NATO-së dhe vendosmërisë së Kosovës për të zbatuar reciprocitetin nga 1 shtatori.

Në takimin e 18 gushtit Serbia do të ndodhet nën presion nga SHBA, NATO dhe vendosmëria e qeverisë së Kosovës për të zbatuar reciprocitetin nga 1 shtatori. Në anën tjetër edhe Kosovës do i kërkohet që të nis punën për Asociacionin, me qeverinë e vendosur për të mos e pranuar në versionin aktual të saj”, u shpreh ai.

Analisti ndër të tjera thekson që nuk do të ketë marrëveshje konkrete mirëpo pritet të ketë ulje tensionesh dhe kërcenimesh nga Serbia.

Do të jete i nxehtë takimi i 18 gushtit, nuk pres të arrihet ndonjë marrëveshje konkrete, pres të këtë ulje të tensione dhe kërcëënimë nga Serbia pas këtij takimi. Nëse Serbia nuk i ulë tensionet, do të penalizohet”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat