“Non grata”/ Kosova dhe Ballkani të mbushura me njerëz të inkriminuar –juristi tregon si të veprohet me ta

Politika

“Non grata”/ Kosova dhe Ballkani të mbushura me njerëz të inkriminuar –juristi tregon si të veprohet me ta

Nga: A.SH Më: 16 gusht 2022 Në ora: 17:48
Muhamet Kelmendi

Termi “non grata” ka të bëjë me personat e padëshiruar në një shtet të caktuar. Në Ballkan janë disa persona të shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.

Së fundi, është ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha person i shpallur “non grata” nga Britania e Madhe, me të cilin më herët kishte vepruar njëjtë edhe SHBA.

Jursiti Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se shpalljet “non grata” ndihmojnë vendin në rrugën demokratike.

“Shpallja e politikanëve dhe të oligarkëve nga ana e demokracive perëndimore nuk është mjet me karakter obligues. Ajo shpallje ndihmon shtetet që të ecin në rrugën demokratike të vendit. SHBA dhe Anglia kanë shpallur politikanë dhe oligarkë në persona "non -grata", por ajo nuk ka ndikuar që të kapen këta persona që gjinden në "non -grata". Vendimet të tilla kanë ndihmuar dhe ndihmojnë vendet me demokraci të brishtë që të hetojnë elementet e tilla dhe ndoshta edhe t’i arrestojnë dhe dënojnë. SHBA dhe Anglia janë ndihmëse e madhe e shtetit të Kosovës. Ata kontribuuan në ndërtimin e shtetit të Kosovës në çdo fushë. Tash po ndihmojnë në fushën juridike dhe të sistemit gjyqësor e prokurorial”, thotë ai.

Si mangësi jurisiti e sheh për ata që janë shpallur persona “non grata” e të njëjtin nuk janë arrestuar apo dënuar, duke shtuar se edhe në Kosovë ka persona të përfshirë në kriminalitet.

“Janë shpallur në persona non -grata edhe element nga fusha ekonomike, sociale dhe sigurisë, si edhe kontrabandistët e ndryshëm. E keqja është se subjektet fizike të shpallur "non -grata" nuk janë kapur dhe asnjë nuk është i arrestuar ose dënuar. E të tilla subjekte tash për tash të dyshimtë për kriminalitet ka me bollëk në Kosovë dhe kudo në shtetet e Ballkani. Mirëpo, pavarësisht kësaj, shpallja "non -grata" e ndihmon vendin, duke i treguar organeve vendore se ku është krimi dhe cilët subjekte duhet të hetohen. Me atë vendim njihen gjithashtu edhe nga qytetarët dhe vendi ka mundësi për t’i hetuar dhe ndoshta edhe për t’i arrestuar e dënuar”, shprehet ai.

Në fund, shton se Republika kërkohet të spastrohet nga elementet që e dëmtojnë në politikë, në fushën ekonomike e po ashtu edhe atë juridike të drejtësisë.

“SHBA dhe Anglia kanë prova dhe i njohin veprimet kriminale në shtetet e Ballkanit. Është shumë mirë që kështu të veprohet në vazhdimësi. Republika kërkohet të spastrohet nga elementet që e dëmtojnë në politikë, në fushën ekomomike dhe në fushën juridike të drejtësisë. Shteti ka të ardhme vetëm kur i lufton të dyshuarit dhe kriminelët”, nënvizoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat