Eksperti i sigurisë flet para takimit Stoltenberg-Kurti/ Ja pse kjo situatë mund t`i shkojë në favor Kosovës

Politika

Eksperti i sigurisë flet para takimit Stoltenberg-Kurti/ Ja pse kjo situatë mund t`i shkojë në favor Kosovës

Nga: M.L. Më: 17 gusht 2022 Në ora: 15:35
Kryeministri Albin Kurti dhe Sekretari i Pëgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të pres sot ndaras (e mërkurë) në Bruksel Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe atë të Serbisë.

Këto takime ndodhin vetëm një ditë para mbajtjes së takimit të dy liderëve që do të zhvillohet të enjten më 18 gusht në Bruksel.

Serbia ka ashpërsuar retorikën ndaj Kosovës, pasi ngritjes së barrikadave në veri tri javë më parë për shkak të fillimit të zbatimit të masave reciproke në targa dhe dokumente personale.

Kohët e fundit Serbia ka zhvilluar një fushatë të egër kundër shtetit të Kosovës, ku në theks ka vendosur propagandën e retorikën luftënxitëse.

Por, çfarë mesazhi pritet të japin takimet e Kurtit dhe Vuçiqit, me sekretarin e NATO-s, Stoltenberg, pas këtyre zhvillimeve?

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Hajrullah Tërnava, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se në takmet me sekretarin Stoltenberg pritet të diskutohet mundësia e harmonizimit të qëndrimeve mes palëve.

Image
Hajrullah Tërnava

Takimi i ardhshëm i paralajmëruar mes Stoltenbergut dhe Kurtit që është i paraparë të ndodhë para takimit me Vuçiqin, është një takim zyrtar sipas procedurave paraprake që do t`i zhvillojnë mes veti, e që e kanë qëllimin që të dihet përmbajtja e temave për të cilat do të bisedohet.

Po ashtu pritet të diskutohet edhe mundësia e harmonizimit të qëndrimeve të këtyre dy palëve për temën, e cila duhet të shtjellohet në këtë bisedë.

Ato biseda mos të janë kontradiktore mes tyre, sepse përpos kësaj bisede të këtyre përfaqësuesve ditëve në vijim nga ana e Stoltenbergit do të ketë biseda edhe me përfaqësuesin e Serbisë Vuçiq.

Prandaj Stoltenberg është i interesuar ta dijë qëndrimin e kryeministrit Kurti, për temat e bisedimeve që duhen të zhvillohen për bisedën Kurti-Vuçiq. Në këtë mënyrë sekretari Stoltenberg do të Kështu që Stoltenberg do të jetë i gatshëm t`i sinkronizojë bisedat mes veti, për të pasur sukses e jo si deri me tani që nuk është arritur ndonjë përparim, mes përfaqësuesve të Serbisë dhe të Kosovës:, ka thënë ai.

Për ekspertin e sigurisë, tani është momenti i volitshëm që në bazë të ndërmjetësimit të ndërkombëtarëve, këto biseda të jenë të suksesshme pranë shume tensioneve që tani ekzistojnë në regjion, e sidomos nga lufta mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Kjo situatë e tensionuar, Kosovës mund t`i shkojë në favor, sepse e gjithë bota demokratike në krye me Amerikën janë në përkrahje të Ukrainës, ku është e radhitur edhe Kosova, dhe i vetmi shtet që e përkrah Rusinë nga Evropa është Serbia. Prandaj në situatë të tillë biseda e Stoltenbergut si njeriu kryesor i NATO-s, me Kurtin, është shumë e rëndësishme dhe i kontribuon përgatitjes për bisedë konstruktive të Vuçiqit dhe Kurtit në takimin e tyre që do të ndodh me 18.08.22”, ka përfunduar ai.

Kujtojmë se Stoltenberg dhe Kurti do t’i drejtohen mediave në orën 17:00, pas takimit të sotëm në Bruksel. Një takim të tillë do të ketë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat