U shpenzuan shumë para/ Ja si dështoi plani i Serbisë me Grenellin/ Kjo është një fitore për Kosovën!

Politika

U shpenzuan shumë para/ Ja si dështoi plani i Serbisë me Grenellin/ Kjo është një fitore për Kosovën!

Nga: A.M. Më: 18 gusht 2022 Në ora: 09:15
Richard Grenell - Foto ilustrim "Bota sot"

Richard Grenell, ish-emisar amerikan për dialogun Kosovë – Serbi vazhdon të jetë një ‘krah’ mbështetës për Serbinë.

Ai në vazhdimësi, me deklaratat dhe veprimet e tij ka vërtetuar se fuqishëm përkrah shtetin serb, madje edhe lobon për politikat e tij.

Ndërsa, qasja ndaj Kosovës dhe kryeministrit Kurti vazhdon të jetë e ashpër.

Ditë më parë, Richard Grenell ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e quajtur atë “fashist me përvojë”.

Grenell ka akuzuar Kurtin se ka ndërmarrë hapa njëanshëm për vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbinë.

Pa përmendur fare se Serbia nuk pranon dokumentet e Kosovës, Grenell e ka quajtur “metoda fashiste”, vendimin e Kurtit për reciprocitet.

Ngjashëm si Grenelli, qasjen e kishte edhe opozita në Kosovë ndaj vendimit të Qeverisë Kurti.

Ata nuk hezituan ta kritikojnë qeverinë, ndonëse nëj vendim i tillë ishte në koordinim me aletatët ndërkombëtarë, SHBA-të.

Dhe, si pasojë e kësaj sot pritet të mbahet një takim shumë i rëndësishëm mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel.

Publicisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj në një bashkëbisedim me “Bota sot” foli për lobimin e Grenellit kundër Kosovës dhe bashkëpunimin e tij me Serbinë, ku synim kishte ndarjen e shtetit tonë.

Ai u shpreh se misioni i Grenellit dështoi, kur Specialja arrestoi Hashim Thaçin.

Image
Publicisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj

"Ku ka zë, nuk është pa gjë", - thonë vëllezërit tanë jugorë, të Shqipërisë londineze. Pagesa e lobimit, është një praktikë e nohur ndërkombëtare. Është përfolur për angazhimin këshillues të Richard Grenell, për Beogradin, pikërisht, në raportet dialoguese Kosovë-Serbi. Pagesa mujore është llogaritur në 6-shifrore. Ky është një shërbim jashtë postit diplomatik.

Siç duket Grenell i premtoi shumë Beogradit, më sakt, "i bëri llogaritë pa hanxhinë"! E, ndoshta, ishte afër realizimit të misionit, ndarjen e Kosovës, në favor të Serbisë. Por, arrestimi i kryeprotagonistit Hashim Thaçi, në vend të zhbërjes të Gjykatës Speciale, zhbëri planin e ndarjes së Kosovës. Dhe, kjo ishte fitore e madhe e Kosovës”, deklaroi publicisti.

Megjithatë, Zeqiraj kritikoi ashpër Grenellin për thirrjet e tij për lirimin e ish-presidentit Thaçi, ku e cilësoi një gjë të tillë si shumë qesharake.

Nisur nga kjo, ai tha se vetëm për faktin se Kurti është ndryshe nga të tjerët, Grenell sulmon në vazhdimësi kryeministrin tonë.

“Por, Grenell nuk dorëzohet: "Ktheni Thaçin në Kosovë",-çirret ai pacipshëm, duke e zbuluar vetën, si agjent i paguar i Beogradit zyrtar. Qesharake dhe paradoksale. Ai nuk merakoset për shumë qindra viktima shqiptare, të listuara dhe të ekzekutuara ngeshëm, nga "brigadat e kuqe", të disa komandantëve shqip-folës, gjithnjë, në emër të UÇK-së, më qëllim që t`i hapnin rrugën pushtetit të tyre të përgjakur.

Richard Grenell nuhati me kohë, se Kurti është ndryshe nga Thaçi, me shokë. Ai nuk ka vjedhur dhe as nuk ka vrarë. Është i pa shantazhueshëm, rrjedhimisht, i pafrikësueshëm nga askush. Nuk ka as detyrime karshi Shërbimeve Informative të huaja. Dhe, nuk bënë kompromise të dhimbshme në dëm të Kosovës. Andaj, Grenell, duke qenë në krye të misionit zyrtar në Kosovë, anashkaloi, qëllimshëm, Albinin kryeministër. Ai donte partnner "aminxhi", të bindur dhe aprovues të gjithëfarë pazarësh të tij”, theksoi ai.

Në vazhdim, publicisti citoi një deklaratë të Grenellit, ku e quante Kurtin anti-amerikan, e që sipas tij një akuzë e tillë ishte e pabazë.

Përgjithësisht, vlerësoi se sulmet e ish-diplomatit amerikan ndaj kryeministrit Kurti janë absurde, të mbështjella me urrejtje.

“Grenell është unik në sulmet verbale e shkrimore, deri në absurd, karshi një kryeministri fitues plebishitar i zgjedhjeve, i vlerësuar si kryeministër i shpresës dhe progresit. Por, urrejtja patologjike për Kurtin, ka errësuar logjikën, arsyen e Grenellit:

"Lideri i ri i Kosovës, majtisti-antiamerikan, Albin Kurti, ka qenë kundër politikës së SHBA-ve, të sugjeruar nga Bill Clinton, George Bush, Barack Obama dhe Donald Trump. Ai gjithmonë është antiamerikan. Skuadra e Biden duhet ta ndalë atë", - akuzon paushall Grenell”, citoi Zeqiraj.

Krahas kësaj, ai vlerëson se vetëm Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje ishin në mbrojtje të vendit, në kohën kur ish-pushtetarët flirtonin me Listën Serbe dhe nënshkruanin marrëveshje në dëm të Kosovës.

“Realisht, Albin Kurti u bë barrierë e tradhtisë të pushtetarëve: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, të cilët flirtonin me "Listën Serbe", Beogradin dhe pranuan marrëveshjet fatale për Kosovën. Ata heshtën vrasjet dhe dëbimin masiv të shqiptarëve nga pjesa veriore e Mitrovicës, pranuan pronësinë e 24 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit, 6 pikëshin e Baki Munit, Demakacionin, Asociacionin dhe krime të tjera, në vijimësi. Dhe, kundër të gjitha këtyre tradhtive, të bëra ndaj Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje ishte e vetme në mbrojtjen e Republikës të Kosovës”, shpjegoi publicisti.

Më tej, Zeqiraj përmend edhe një deklaratë të Marksit, duke thënë se jo vetëm Shqipëria, por edhe Kosova iu dorëzuan “aventurierëve të parë”.

“Klasiku utopist, Karl Marks, thoshte se "kombit dhe gruas nuk i falet, nëse i dorëzohen aventurierit të parë". Mjerisht, kjo i ndodhi kombit shqiptar, të paktën, dy herë. Në Shqipëri, aventurieri kriminel, Enver Hoxha, poshtëroi shqiptarët,për gjysmë-shekulli radhazi, duke i sunduar me plumb e burg.

E njëjta gjë i ndodhi Kosovës, kur disa të vetëquajtur "komandantë", duke shkelur mbi kufomat e elitës kombëtare: ushtarakëve luftëbërës; veprimtarëve të përkushtuar të çështjes kombëtare; gazetarëve luftarakë, uzurpuan dhunshëm pushtetin, duke e marrë peng shtetin e Kosovës. Këta batakçinj, pakurrizorë, u favorizuan shumë edhe nga Tirana zyrtare social-komuniste dhe mbeturinat e Sigurimit Shqiptar të Enver Hoxhës; nga Shërbimet Informative të huaja, si Serbia, Franca, Rusia; nga Kushnerët e Grenellët, për ta mbajtur peng Kosovën”, potencoi ai.

Ndër të tjera, publicisti e cilësoi si gjë shumë të rëndë, heshtje e opozitës ndaj fyerjeve të Grenellit për kryeministrin Kurti.

Mirëpo, pavarësisht kësaj, bëson se siç e humbi betejen opozita e Kosovës, përballë Albin Kurtit, njëjtë u mund edhe Grenell.

“Është e dhimbshme, kur opozita e çakorduar heshtë karshi fyerjeve të rënda, të një diplomati të dështuar, siç është ish-emisari Grenell. Ai, duke e quajtur kryeministrin tonë "fashist me pervojë", pse dinjitetshëm kundërshton marrëveshjet fatale për Kosovën, në mes tjerash, edhe faljen e tokave Manastirit të Deçanit, Demarkacionin. Asociacionit dhe të tjera; ndalon zgjedhjet e Serbisë në Kosovë; zbaton reciprocitetin bilateral në mes dy shteteve, sipas Grenell, qenka "fashist"!

Ashtu siç e humbi betejen opozita e Kosovës, përballë Albin Kurtit, njëjtë u mund edhe Grenell, sepse u korruptua dhe u rrjeshtua përkrah Beogradit, në raport me Kosovën. Dihet, SHBA është distancuar nga Serbia, për politikën e saj provokative dhe agresive ndaj Kosovës dhe miqësinë e pistë me Rusinë, edhe pas agresionit në Ukrainën sovrane. Andaj, Amerika, assesi, nuk mund të identifikohet me Grenellin”, përfundoi Idriz Zeqiraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat