‘Dështoi’ takimi Kurti-Vuçiq/ Avokati shqiptar jep paralajmërimin e fuqishëm – tregon çfarë do ndodhë në shtator!

Politika

‘Dështoi’ takimi Kurti-Vuçiq/ Avokati shqiptar jep paralajmërimin e fuqishëm – tregon çfarë do ndodhë në shtator!

Nga: A.M. Më: 19 gusht 2022 Në ora: 21:34
Foto nga takimi në Bruksel - 18 gusht

Takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuҫiq, në Bruksel përfundoi pa ndonjë marrëveshje.

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell së bashku me të ngarkuarin e BE-së për bisedime Mirosllav Lajqak, ishin ndërmjetësues në takimin Kurti-Vuҫiq.

Borrell u shreh optimist se do të ketë një marrëveshje mes të dyja palëve deri me 1 shtator.

“Fatkeqësisht ende nuk kemi arritur marrëveshje sot, jo, më vjen keq. Por ky nuk është fundi i rrëfimit meqë të dy udhëheqësit u pajtuan që procesi duhet të vazhdojë dhe diskutimet do të vazhdojnë në ditët në vijim. Ka ende kohë deri më 1 shtator. Pra sot nuk pati marrëveshje, por ne nuk dorëzohemi, ne duhet të vazhdojmë diskutimet, duhet të kërkojmë zgjidhje, procesi do të vazhdojë”, u shpreh ai.

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela në një prononcim për “Bota sot” komentoi takimin e Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel.

Ai tha se pritej që të mos ndodhte ndonjë marrëveshje në këtë takim, derisa potencoi se Vuçiq ishte tejet i shqetësuar nga politika amerikane për veriun e Kosovës.

Image
Avokati shqiptar, Spartak Ngjela

“Kjo pritej të ndodhte: Politika serbe me Vuçiqin ishin në shqetësim nga politika e forcës që kishte treguar Uashingtoni ditët e fundit për konfliktin e veriut të Kosovës. Por sidomos për reciprocitetin.

Serbia është e kapur, sepse ka firmosur me Thaçin duke menduar që pastaj interpretimin e reciprocitetit ta kanalizonin në logjikën e ndërrimit të territoreve.

Kjo tani është një lojë e djegur; dhe prandaj Vuçiç-it i ka shteruar politika”, deklaroi avokati.

Sipas Ngjelës, Borelli e përkrah Serbinë, mirëpo frikësohet ta shpreh shumë hapur shkaku i Amerikës.

“Në Bruksel, politika amerikane nuk pranoi asnjë lëshim.

Kurse Kurti i qëndroi radikalizmi të tij.

Vuçiç dukej pa perspektivë për arsyet që thamë më lart

Kurse Borell-i, një tip loloje, as mish as peshk. Në fakt është me Serbinë, po ka frikën e Uashingtonit”, theksoi ai.

Krahas kësaj, avokati u shpreh optimist se do të ketë një marrëveshje Kosovë-Serbi.

Sipas tij, në shtator do të ketë ngjarje politike pozitive.

“Vendosja e gjuhës së forcës nga USA, është risi, dhe kjo tregon se zgjidhja do të jetë e shpejtë.

Politika amerikane nuk pret më... këtë tha gjuha e politikës së Bidenit.

Në shtator mendoj se do të kemi ngjarje politike pozitive për ne.

Të shohim...”, përfundoi Spartak Ngjela për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat