Samiti i “Open Ballkanit” ku "pijaven" liderët shtetërorë/ Edi Rama akuzoi Kurtin – Analisti: Rama e Vuçiq po ia bëjnë qejfin njëri tjetrit

Politika

Samiti i “Open Ballkanit” ku "pijaven" liderët shtetërorë/ Edi Rama akuzoi Kurtin – Analisti: Rama e Vuçiq po ia bëjnë qejfin njëri tjetrit

Nga: N. Sh. Më: 3 shtator 2022 Në ora: 16:01
Edi Rama

Një samit është organizaur në Serbi në kuadër të “Open Ballkanit”.

Aty morën pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Në kuadër të këtij samiti janë nënshkruar edhe disa marrëveshje bashkëpunimi nga këto shtete.

Për të provuar se po ecë mirë iniciativa, në kryeqytetin e Serbisë ishte organizuar edhe një panair i verës e ku kanë marrë pjesë prodhues nga vende të ndryshme.

Në takimin e nivelit të lartë të nismës “Ballkani i Hapur”, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nga Serbia kritikoi kreun e qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.

Ai e akuzoi atë për një qëndrim të ngurtë në mosmarrëveshjen me Serbinë.

“Të gjithë e dinë se unë jam 100 për qind me qeverinë e Kosovës kur bëhet fjalë për njohjen”, tha Edi Rama.

“Por nuk është sekret që unë kam një mendim ndryshe nga qeveria e Kosovës kur bie fjala për dialogun me Serbinë”, shtoi më tej ai.

Për këto takime në Serbi ka folur analisti politik, prof. Sulejman Mehazi.

Ai takimin e radhës të ideatorëve të Open Ballkanit në Beograd e ka krahasuar me takimin e pijanecëve politikë, që për të shëruar komplekset shtetërore mblidhen tog për të ngushëlluar veten me verë.

“Vera si pije dallon nga rakia serbe pasi është më ceremoniale e më festive, më shumë është pije femrash, "shfalerkash" kurvërore sesa burrërore, që nuk trullos mendjen lehtë, por jep dehje ekstaze e kënaqësie momentale sa për t'ia bërë qejfin Rama Vuçiqit e Vuçiqi Ramës, sa për të treguar se në shtetet e Ballkanit Perëndimor egziston një dashuriçkë e përkohshme, Vuçiq-Rama, e kurorëzuar me emrin Ballkani i hapur”, thotë Mehazi për gazetën “Bota sot”.

Ai thotë se, manifestimi i Open Ballkanit me verë i Ramës e Vuçiqit në Beograd i ngjanë dashurisë së Rrahman Morinës me Sllobodan Millosheviqin i cili dehej me verë e raki për Serbinë e kundër Kosovës.

“Simbolika e pijes së Open Ballkanit me verë e ka kuptimin e bashkimit seksual dashuror të tokës shqiptare të Edi Ramës me shpirtin serb të Aleksandar Vuçiqit, e dehjes dashurore të kryeministrit shqiptar, Edi Ramës me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqin, vetë gota femërore e verës së Open Ballkanit në Beograd na bën me dije se trupi dashuror i Open Ballkanit është Shqipëria e Edi Ramës për ta kënaqur shpirtin dashuror serb të Vuçiqit”, përfundon analisti politik Sulejman Mehazi.

Dje u mbajt pjesa politike e Samitit, Ballkani i Hapur, në të cilin krahas presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe të Shqipërisë, Edi Rama do të morën pjesë edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Zoran Tegetlia dhe ministrat e Punëve të Jashtme të Hungarisë dhe Turqisë, Peter Siarto dhe Mevlut Çaushogllu.

Vuçiq dje i uroi Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për fillimin e negociatave me BE-në, në çka Serbia ka ndihmuar në realizimin e atij qëllimi dhe shfaqi shpresë se Nisma BH edhe më tej do të kontribuojë për përforcimin ekonomik dhe ndërlidhje, të flasim në rajon së bashku me një zë kur bëhet fjalë për çështje kyçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat