“Dy pyetje për Kryeministrin shqiptar Edi Ramën”

Politika

“Dy pyetje për Kryeministrin shqiptar Edi Ramën”

Nga: A.SH Më: 25 shtator 2022 Në ora: 15:54
Edi Rama

Rusia dhe Serbia në OKB kanë nënshkruar marrëveshje për politik të jashtme.

Për këtë ka pasur reagime të shumta nga krerët vendor e nga BE.

Profesori Refik Hasani, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se pse Rama po e konsideron më të afërtë Vuçiqin dhe Serbinë, duke shtuar se kur do ta kuptoi Rama se Ballkani i hapur është kundër interesave shqiptare.

Dy pyetje për Kryeministrin shqiptar Edi Ramën!

Edhe sa kohë Republikën e Serbisë dhe Presidentin e saj Aleksandar Vuçiqin do të konsideroni më të afërt, se Republikën e Kosovës dhe Kryeministrin e saj Albin Kurti, duke përfshi edhe hapësirat tjera shqiptare?

Kur do të kuptoni që Ballkani i Hapur, nuk është ide e jona dhe është kundër interesave të shqiptarëve?”, ka thënë ai.

Profesori shpreson se Tirana, Pirhstina dhe Shkupi të koordinohen të marrim inciativa dhe t’ju prijmë proceseve me ndihmën e BE-së dhe SHBA-së.

“Pas këtij nënshkrimi, po dua të besoj se Tirana, Prishtina dhe Shkupi Zyrtar, do të duhej koordinohen ashtu që në Ballkan, ne shqiptarët jemi që do të duhej të marrim inciativa dhe t’ju prijmë proceseve me ndihmën e BE-së dhe SHBA-së.

Me rastin e nënshkrimit të një marrëveshje për të koordinuar politikën e jashtme, nënshkruar nga ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola SELAKOVIQ dhe homologu i Rusisë, Sergei LAVROV, nënshkrimi është realizuar në margjinat derisa po mbahej sesioni i 77-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, me seli në New York”, përfundon profesori Refik Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat