“Pa këtë nuk shërohet i tërë sistemi i drejtësisë në Kosovë”/ Jurisiti tregon se në cilat institucione duhet të nis procesi i Vetting-ut

Politika

“Pa këtë nuk shërohet i tërë sistemi i drejtësisë në Kosovë”/ Jurisiti tregon se në cilat institucione duhet të nis procesi i Vetting-ut

Nga: M.L. Më: 30 shtator 2022 Në ora: 16:40
Foto ilustrim

Njohësi i çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi vlerëson se vetëm Vettingu e shëron sistemin prokurorial dhe atë gjyqësor në Kosovë.

Profesor Kelmendi në një bashkëbisedim me gazetën “Bota sot” ka komentuar faktin se në sistemin e vendosjes së drejtësisë ne Republikën e Kosovës ka shkelje të ndryshme të ligjit në fuqi.

Image
Muhamet Kelmendi

Sipas tij, shkeljet bëhen si në sistem të luftimit dhe të dënimit të krimit, ashtu edhe në mekanizmat mbikëqyrës të sistemit, në KPK dhe në KGJK.

“Shkeljet e mëdha e kanë verë në lëvizje tërë mekanizmin e shtetit. Këtej kemi edhe veprimet në drejtim të nxjerrjes së Ligjit mbi VETTING.

Ky fakt ka vënë në lëvizje edhe KGjK-në. Për të parandaluar VETTING-un nga KGJ i Kosovës u formua një komision për të parë performancën e gjyqtarëve.

Mirëpo, në fakt ky veprim i KGJK nuk e ka këtë qellim, sepse ky komision përbehet nga njerëzit e KGJK apo nga gjyqtaret dhe vendoset po kështu nga ky këshill”, ka thënë ai.

Por, ai vlerëson se me këtë nuk priten vendime adekuate konforme ligjit në fuqi.

Kjo, sepse vet KGJK është me dyshim të lartë dhe nga VETTINGU kërkohet të shqyrtohet. Përkatësisht, pengese dhe fakt i mos zbatimit të ligjit në të gjitha instancat e gjyqësorit në Kosovë është vet KGJK.

Këtu duhet të filloje VETTINGU.

Në pozitë më të mire nuk është as Këshilli Prokurorial i Kosovës. Nga prokurorët varen sukseset dhe mossukseset nëpër gjykata.

Pa një prokurori profesionale, të moralshme dhe të varur nga ligji nuk ka mundësi, sado profesionale të jetë gjyqësori, të nxjerr vendime nga gjykatat adekuate me veprën e bërë. Kërkohet që të dy këto mekanizma të jene profesionale, jo te korruptuara dhe të kenë moral njerëzor e shtetëror”.

Edhe këtu lypset të kemi VETTING”, potencon ai.

Si KGJK, ashtu edhe KPK, sipas profesor Kelmendit, kërkohet t’i nënshtrohen VETTING-ut.

“Nuk ka mundësi pushteti ekzekutiv dhe ai gjyqësor të kontrollojnë punën e tyre. Ato këshilli gjyqësor dhe ai prokurorial mund të bëjnë akrrobacione me komisione, por pushteti ligjor kërkohet të veprojë me VETTING.

Pa këtë nuk shërohet i tërë sistemi i drejtësisë në Kosovë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat