“Qeverisjet e kaluara luajtën keq me fatin e Kosovës”/ Analisti politik tregon se çka nuk “guxon” të bëjë Qeveria aktuale

Politika

“Qeverisjet e kaluara luajtën keq me fatin e Kosovës”/ Analisti politik tregon se çka nuk “guxon” të bëjë Qeveria aktuale

Nga: H.O. Më: 2 tetor 2022 Në ora: 22:38
Ish kryeministrat, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Isa Mustafa

Për 20 vite me radhë vendi ynë është përballur me keqqeverisjen e vazhdueshme të subjekteve politike.

Në vend se të bëhej më mirë, pas shpalljes së pavarësisë situata vetëm sa është përkeqësuar edhe më tepër.

Tani me Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, gjërat sikur kanë filluar të ndryshojnë për të mirë.

Njohësi i çështjeve politike Skender Mulliqi në një prononcim dhënë për ‘Bota sot’, ka komentuar qeverisjen aktuale të vendit, të cilën e ka krahasuar me qeveritë e kaluara.

Mulliqi thotë se shteti që nuk i kontrollon krizat, nuk është shtet serioz.

Image
Skender Mulliqi

Serioziteti i një shteti shihet në organizimin shoqëror dhe politik. Se shteti qëndron mirë në këmbët e veta, e jo në këmbë të qelqta shikohet në situata të vështira. Brengat tona duhet të kthehen në aksione konkrete, e jo në depresione. Shteti që nuk i kontrollon krizat , nuk është shtet serioz”, vlerëson ai.

Mulliqi thotë se nuk kemi qenë për shumë vite shtet serioz është pa nga mënyra se si u qeverisë me Kosovën.

“Nuk u drejtua mirë shteti, se shumica e qytetarëve po jetojnë keq, e në anën tjetër njerëzit tanë të politikës ndërtuan pallate për vete, dhe për familjet e tyre. Shteti i Kosovës, ra në ‘harresë’ nga aferat kriminale dhe aferat e korrupsionit galopant. Kishim lëshime të mëdha dhe të vogla, të cilat bën që mos të ecim përkrahë botës demokratike. Kjo është një gjë shumë serioze, për secilin shtet. Se nuk bëmë shtet serioz na mësuan 20 vitet e kaluara”, thekson ai.

Sipas Mulliqit, kjo klasë politike nuk u turpërua për veprimet e tilla jo të mira. Nuk u shikuan kurrë para pasqyrës, e para nesh jo se jo.

“Luajtën keq më fatin e shumicës në Kosovë. Por, tek e fundit nga të padijshmit e të pa dinjitetshmit, nuk ke ҫka pret mirë. Dolën në pah gjithë paaftësitë e tyre në politike bërje. Dhe , është e saktë thënia se “shteti i cili nuk ka seriozitet në kriza, nuk ka ardhmëri”. Nuk guxojmë më, të biem në kurthin, që aferat të reja, t’i zëvendësojnë aferat e vjetra”, thotë Mulliqi, për ‘Bota sot’./H.O.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat