Videoja e LVV-së që rebeloi opozitën/ “Ish-qeveritarët nuk mund të arsyetojnë pasurinë milionëshe duke zhvatur Kosovën”

Politika

Videoja e LVV-së që rebeloi opozitën/ “Ish-qeveritarët nuk mund të arsyetojnë pasurinë milionëshe duke zhvatur Kosovën”

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 5 tetor 2022 Në ora: 23:03
Hashim Thaçi dhe Fatmir Limaj, pamje nga videoja e publikuar nga LVV-ja

Një video e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ka tarzuar opozitën.

Aty akuzohen të gjitha partitë politike që kanë qeverisur me Kosovën.

Kjo bëri që raportet pozitë – opozitë të acarohen edhe më shumë, edhe pse nuk është që ishin të mira.

Për këtë çështje, profesori Sulejman Mehazi thotë se, videoja e Vetëvendosjes ka rebeluar opozitën.

Sipas tij, kritikat e opozitës janë vetëm arsyetime jo bindëse dhe jo argumenuese.

“Videoja e publikuar nga ana e LVV-së duke akuzuar ish-qeveritarët e njëzetviteve të kaluara në pushtet, vërehet se ka rebeluar opozitën ndaj partisë në pushtet LVV-në, qëllimi i kritikave dhe reagimeve të partive opozitare më shumë kanë të bëjnë me arsyetime jo bindëse, jo argumentuese e jo kundërthënëse ndaj videos së publikuar nga LVV-ja”, thotë Mehazi për gazetën “Bota sot”.

Ai shprehet se, sulmet e opozitës janë mbrojtje e vetës së tyre nga qeverisja njëzetvjeçare shkatërruese.

Sipas tij, opozita nuk mundet që t’i humbë gjurmët shkatërruese të tyre dhe pasuritë milionëshe.

“Opozita kurrsesi nuk ka të bëjë me acarime e sulme ndaj LVV-së, por më shumë për të mbrojtur veten nga qeverisja e tyre njëzetvjeçare shkatërruese, partitë opozitare gjatë qeverisjes së tyre kushedi sa të arsyetohen nuk mund t'i humbin gjurmët shkatërruese të shkëmbimeve të territoreve me Serbinë, nuk mund t'i humbin gjurmët shkatërruese të dhënies së Çakorrit dhe Zhlebit Malit të Zi, kurrsesi ish-qeveritarët e korruptuar nuk mund të arsyetojnë pasuritë e tyre marramendëse milionëshe duke zhvatur thellësisht Kosovën, etj.”, shprehet ai.

Tutje, Mehazi shprehet se, këto raporte acaruese pozitë-opozitë nuk munden që të stangojnë sukseset e Ksoovës në arenën ndërkombëtare.

“Mendojmë se raportet e ashpra në mes opozitës e pozitës fare nuk mund të stagnojnë sukseset e Kosovës në arenën ndërkombëtare me rastin e dialogut me Serbinë, pasi këto nuk janë kundërthënie të jashtme ndërkombëtare në mes BE-së e SHBA-së dhe Kosovës, por këto janë raporte brendashtetërore në mes pozitës dhe opozitës”, përfundon Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat