Mobilizohet Serbia, ju vjen thirrja për t’u armatosur/ A është veriu pranë një konflikti të armatosur! Kush do ta eliminojë Vuçiqin?

Politika

Mobilizohet Serbia, ju vjen thirrja për t’u armatosur/ A është veriu pranë një konflikti të armatosur! Kush do ta eliminojë Vuçiqin?

Nga: Nehat Shaqiri Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 22:21
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Veriu i Kosovës ka kohë që është i tensionuar.

Atje sipas informacioneve është futur armatim nga Serbia, por edhe grupe kriminale të cilat janë të gatshme për të tensionuar situatën.

Së fundmi ministria serbe e mbrojtjes ka ftuar të gjithë qytetarët e Serbisë prej moshës 19 deri në 30 vjeç, të cilët dëshirojnë të veshin uniformën e forcave të armatosura serbe, të aplikojnë për shërbimin vullnetar 6-mujor ushtarak me armë.

Majde në Serbi kanë thënë se janë të gatshëm kurdo që iu vjen urdhri nga Aleksandër Vuçiqi.

Për këtë çështje, analisti politik Sulejman Mehazi thotë se, kërcënimet e ministrit serb të mbrojtjes ndaj Kosovës vetëm që janë fraza të zhurme e pasive për të frikësuar kryeministrin Kurtin dhe qytetarët e Kosovës, asgjë më shumë se kaq.

“Ushtria e policia e Serbisë nuk e ka më atë luksin e sundimit të Kosovës të kohës së Millosheviqit, kur Kosova ishte duarthatë e pa forca mbrojtëse shtetërore, tani më Kosova është shtet me kufijtë e saja të përcaktuara, me qeveri, polici e ushtri dhe nuk do ta ketë aq lehtë për t'i hyrë kësaj loje të rrezikshme ndaj Kosovës, lufta më shumë dëmton Serbinë e kurrsesi Kosovën. Vuçiqi dhe banda e tij qeverisëse duhet ta kenë qartë se në veri të Kosovës do përballen jo vetëm me policinë e Forcat Mbrojtëse të Kosovës, por me KFOR-in dhe Bonstillin e NATO-s”, thotë Mehazi për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, qëllimi mobilizues i Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë është euforike vetëm për të frikësuar buallin e Kosovës, Albin Kurtin, e pathyeshën ndaj sovranitetit të Kosovës, qëllimi mobilizues i Serbisë është për të mposhtur kryeministrin e Kosovës ndaj targave serbe.

“Ky mobilizim i serbëve nga mosha 19 vjeç e deri më 30 vjeç me veshje ushtarake vetëm që e bën më të fortë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, i cili me intelegjencën e tij politike e provokative dekoncetron e huton presidentin e Serbisë i cili po ndjen rrezikun e karrierës politike nga Albin Kurti që me veprimet e targave serbe ka futur psihozën e humbjes së Vuçiqit e qeverisë  së tij”, thekson ai.

Ai shton se, veprimet mobilizuese e kërcënuese serbe e kanë kuptimin, se kryeministri i Kosovës i ka kallur e i ka zjarrmosur aq shumë politikanët serbe sa qê kanë humbur logjikën e paqës për të hyrë në ferrin e luftës.

“Shkurt e qartë, Albin Kurti, bën luftë intelegjente, provokative, politike e psikike ndaj Vuçiqit për të mposhtur njëherë e përgjithmonë pasardhësit e Millosheviqit, politika kundërshtuese e kryeministrit të Kosovës është e papërshtatshme për vetë presidentin e Serbisë. Dhe për partitë opozitare të Kosovës do ishte shumë më mirë t'i bashkoheshin qeverisë së Kurtit kundër Vuçiqit, pasi qartë shihet se veprimet e Kurtit bëhen vetëm për ta deklasuar, eliminuar e rrëzuar të birin politikë të Millosheviqit, Aleksandar Vuçiqin”.

“Kjo luftë politike e diplomatike e Kurtit në bashkëpunim me BE-në e SHBA-të bëhet  një, për të eliminuar, Vuçiqin së bashku me kriminelët serbë, dy, për të larguar njëherë e përgjithmonë ambiciet serbe ndaj Kosovës”, përfundon analisti politik, profesori Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat