“Nga dëshmitë e përpiluara të Jack Smith do të zbulohen shumë vrasje të pasluftës”

Politika

“Nga dëshmitë e përpiluara të Jack Smith do të zbulohen shumë vrasje të pasluftës”

H.Orana Nga H.Orana Më 22 nëntor 2022 Në ora: 08:01
Jack Smith

Jack Smith është larguar nga pozita e Kryeprokurorit të Gjykatës Speciale në Hagë. Tani ai do të merret me hetimin e akuzave ndaj ish Presidentit amerikan, Donald Trump.

Njohësi i ҫështjeve politike, Faton Mehmeti thotë se Jack Smith tanimë ka kaluar në një detyrë tjetër të hetimeve ndaj kryengritjës së 6 janarit në Kongres.

Largimi i tij nuk pritet të ndikojë shumë në hetimet ndaj ish pjestarëve të UÇK, meqëense Gjykata Speciale nuk ndikohet nga individët. Jack Smith është "fajtor" që sot Kosova nuk është e ndarë, po të mos ngrinte aktakuzën ndaj Thaçit vetëm pak orë nga koha kur e bëri publike, do të kishte marrëveshje të rrezikshme për Kosovën nga Thaçi me Vuçiqin”, thekson ai.

Image
Faton Mehmeti

Mehmeti thotë se nga dëshmitë e përpiluara nga Jack Smith do të zbulohen edhe shumë vrasje të pasluftës.

Andaj, nëse për asgjë tjetër z.Smith do të mbahët mend për këtë gjë, shto këtu edhe faktin se pritet shumë vrasje të pasluftës të zbardhën në Hagë me dëshmitë e përpiluara nga Jack Smith. Koha do e dëshmojë, por besoj se Kosova duhet ta nderojë një ditë z.Jack Smith, nëse jo sot”, thotë Mehmeti për ‘Bota sot’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat