“Demokracia është vullnet i qytetarëve, Kosovës nuk i duhen pushtete që nuk janë demokratike”

Politika

“Demokracia është vullnet i qytetarëve, Kosovës nuk i duhen pushtete që nuk janë demokratike”

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 2 dhjetor 2022 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Kosova është një vend demokratik. Madje, edhe në vendin tonë ka pasur raste kur qeveritë janë rrëzuar me vote mosbesimi.

Analisti politik, Skënder Mullqi ka thënë se votimi për rrëzimin e një qeverie nuk është gjithmonë akt demokratik, dhe një gjë e tillë nuk duhet të bëhet vetëm pse dëshirojnë disa grupe të caktuara.

Image
Skender Mullqi

Sipas tij, nuk demokraci funksionale ajo për ndërrimin e pushtetit.

“Gjithmonë nuk është akt demokratik të votohet për rrëzimin e një qeverie. Demokracia funksionale nuk quhet ajo demokraci, që bënë të mundur rënien e një qeverie pse ashtu dëshirojnë grupe të caktuara politike. Ajo që bëhet nën kulisa, jo që nuk është demokratike, por është akt antidemokratik. Demokracia funksionale nuk është ndërrim pushteti sikur që i ndërrojmë brekët, mos më kuterbuar. Ata që bëjnë plane nën kulisa janë njerëz të totalitarizimit? Janë do persona që interesin e vet e qesin para interesit të përgjithshëm. Ka mjaft të tillë për fat të keq sot në Kosovë”, thotë Mulliqi.

Tutje, thotë se Kosovës i duhen pushtete demokratike, duke pare që demokracia është vullnet I qytetarëve.

“Demokracia është vullnet i qytetarëve. Kosovës nuk i duhen pushtete që nuk janë demokratike, pushtete që nuk janë për integrime evropiane? Të gjitha variantet tjera janë licemerizëm, janë ide hipokrite që dobësojnë edhe kulturën dhe civilizmin e një vendi dhe një populli? Ja vlenë të luftohet për një Kosovë që atë e bën me gjithçka të bukur dhe që e bënë jetën e lumtur për shumicën …”, nënvizon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat