“Atentatorë të strehuar në Serbi”-Kelmendi: Ndërlidhjet e krimit me politikën pamundësuan zbardhjen e atentateve në Kosovë

Politika

“Atentatorë të strehuar në Serbi”-Kelmendi: Ndërlidhjet e krimit me politikën pamundësuan zbardhjen e atentateve në Kosovë

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 2 dhjetor 2022 Në ora: 14:11
Foto ilustrim

Juristi Muhamet Kelmendi në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka folur lidhur me vrasjet politike në Kosovë dhe mos zbardhjen e tyre.

Ai ka thënë se atentatet e bëra kanë qenë shumë të rënda, sidomos atëherë kur mbi baza atdhetare është kryer vepra

Kelemndi rendit disa nga faktet pse nuk janë zbuluar krimet e bëra, vrasjet

“Vrasjet e tilla vijnë nga disa anë dhe ekzekutohen nga grupe të ndryshme profesionale kriminale. Duhet thënë se kryesisht vijnë:

1. Urrejtja e madhe naofashiste e shtetit serb ndaj atdhetarëve për humbjen e pësuara në Kosovë.

2. Hakmarrja mbi baza politike, ekonomike dhe të tjera dhe

3. Gjendja e rëndë ekonomike në vend, ajo e sigurisë sociale dhe eksploatimi i ashpër nga grupet e interesit.

Ndërsa, atentatet janë kryer nga grupet kriminale internacionale.

Pse nuk u zbardhen atentatet?

Këtu ka shume fakte, po më kryesoret janë:

1. Mungesa e bashkëpunimit rajonal midis organeve të luftimit të krimit të tillë.

2. Lejimi dhe organizimi i krimit të tillë nga shteti serb.

3. Mos profesionalizmi i organeve të ndjekjes së krimit të tillë dhe

4. Ndërlidhjet e krimit me politikën dhe me grupet e interesit ekonomiko-kriminal në vend dhe rajon”, deklaron ai.

Derisa, në fund shton se fakti kryesor është te shteti serb.

“Ka edhe shume fakte tjera, të cilat kanë ndikuar që vrasjet e tilla kriminale mos të zbulohen. Mirëpo, fakti kryesor është te shteti serb. Serbia nuk e lufton krimin kundër shqiptarëve. Për më tepër, nga Beogradi dhe BIA serbe janë organizuar atentate dhe janë bërë edhe ekzekutime. Ka edhe atentator të ndryshëm që janë strehuar me Serbi. Mendoj se këtu është shkaku pse atentatet e bëra në Kosovë nuk janë zbardhur”, k thënë Kelmendi.

Ai ka potencuar se në kuadër të luftës kundër vrasjeve mbi baza politike, atdhetare dhe ekonomike, kemi dështime të rënda të tërë sistemit juridik dhe të sigurisë në Kosovë.

“Nga përfundimi i luftës çlirimtare, në vitin 1999, e deri më tash janë me dhjetëra atentate të bëra kundër veprimtarëve të shumtë në vend.

Atentatet kanë qenë të rënda dhe me karakter të urrejtjes se lartë, sidomos atëherë kur mbi baza atdhetare është kryer vepra”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat