Analisti malazez kujton masakrat serbe kundër shqiptarëve – ka një thirrje urgjente: Ja çfarë duhet kërkuar nga Serbia!

Politika

Analisti malazez kujton masakrat serbe kundër shqiptarëve – ka një thirrje urgjente: Ja çfarë duhet kërkuar nga Serbia!

A.Morina Nga A.Morina Më 3 dhjetor 2022 Në ora: 19:05
Foto ilustrim "Bota sot"

Kanë kaluar më shumë se dy dekada, që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe ende shteti serb nuk është përballur me drejtësinë për krimet dhe masakrat e kryera ndaj shqiptarëve.

Ndryshe, sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, në luftën e fundit në Kosovë janë vrarë rreth 13,500 persona.

Fatkeqësisht, serbët ende nuk kanë dhënë llogari para drejtësisë për krimet makabre të tyre.

Analisti malazez, Ljubomir Filipoviç për gazetën “Bota sot” tha se Kosova duhet të kërkojë nga Serbia dëmshpërblim për të gjitha krimet e kryera ndaj shqiptarëve.

Madje, ai rrëfeu edhe një kujtim nga fëmijëria e tij, gjatë kohës sa jetonte në Pejë.

Image
Analisti malazez, Ljubomir Filipoviç

“Mendoj se do të ishte një gjë e përgjegjshme. Nuk besoj se do të rezultojë me sukses, por nga Serbia duhet të kërkohet dëmshpërblim për krimet e kryera nga shteti serb. Për të përmendur disa që më ndjekin që nga fëmijëria ime - krimi në Suharekë, gjenocidi në Mejë, kamionët frigoriferikë dhe varrezat masive të shqiptarëve në Serbi dhe Kosovë.

Jam nip i një çifti serbo-malazez nga Kosova, i cili jetonte në Pejë. (Familja e gjyshit tim serb fillimisht ka jetuar në Kala të Prizrenit me shekuj). Mbaj mend që e vizitoja Kosovën pothuajse çdo dimër dhe verë dhe shihja vetëm serbët (dhe malazezët) në pozitat e pushtetit në një qytet që kishte 90% shqiptarë. Kjo nuk ishte e drejtë dhe nivele të tilla të diskriminimit dhe ndarjes institucionale përfundojnë gjithmonë me dhunë”, deklaroi Filipoviç.

Krahas kësaj, analisti malazez potencoi se vendi ynë duhet të ruajë kulturën e përkujtimit të viktimave të krimeve të luftës.

Kjo pasi, tani gjeneratat e reja nuk kanë përvojë të drejtpërdrejtë me luftën e viteve të 90’ta.

“Kanë kaluar dy dekada dhe koha bën atë që bën. Gjeneratat e reja nuk kanë pothuajse asnjë përvojë të drejtpërdrejtë. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që Kosova të ruajë kulturën e përkujtimit të viktimave të krimeve të luftës”, tha ndër të tjera Ljubomir Filipoviç për “Bota sot”

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat