Pas deklaratës së Ramës, flet Dimal Basha/ I kujton kryeministrit të Shqipërisë një foto që kishte publikuar më herët!

Politika

Pas deklaratës së Ramës, flet Dimal Basha/ I kujton kryeministrit të Shqipërisë një foto që kishte publikuar më herët!

M.Haziri Nga M.Haziri Më 4 dhjetor 2022 Në ora: 22:57
Dimal Basha

Gjatë ditë së sotme një temë që ngjalli reagime të mëdha ishte deklarata që kryeministri Rama bëri në lidhje me ndeshjen e Zvicrës dhe Serbisë.

Kryeministri Rama është pyetur në lidhje me Xhakën dhe Shaqirin.

Përgjigja e tij ka qenë se nuk dëshiron t’i fryj zjarrit nacionalist dhe se sipas tij lojtarët po përdoren si mish për top për lojë luftërash ballkanike.

Pse të flisja? Nuk jam kryeministri i Zvicrës”, ishte përgjigja fillestare e Ramës.

Do i fryja zjarrit të një nacionalizmi qesharak dhe të rrezikshëm. Më falni për shprehjen. Nuk është e nevojshme. Kush e bën këtë nuk bën gjënë e duhur”.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur deputeti nga radhët e LVV, Dimal Basha.

Ai u shpreh se nuk është marre me shpreh dashni për flamurin dhe aq më pak për të u mburrur me shqiptarët që na përfaqësojn në Zvicër përmes futbollit.

Nuk është marre me shpreh dashni për flamurin! Ne jemi qytetarë të Kosovës, por jemi edhe shqiptarë, dhe kjo nuk është me u turpëru, por me u mburrë, sikur që mburren edhe Xhaka me Shaqirin. Ata përfaqësojnë Zvicren, por identifikimi me shqiponjen është pjesë e identitetit të tyre, dhe për këtë na bëjnë krenarë, aq më tepër në ballafaqim me Serbinë, ku sigurisht zgjon edhe emocione për shkak të historisë që kemi”, u shpreh ai.

Basha më tej, i kujton Ramës që për të njejtit në vitin 2018 është krenuar mirëpo që ndoshta ka harruar ose nuk ndan më të njejtin emocion.

Të njejtat emocione që dikut krenohej vet z. Rama, kur në vitin 2018 ka postuar foton e Xhakes dhe Shaqirit, me simbolin e shqiponjës, por qe sot si duket ose ka harruar, ose nuk ndan të njejtin emocion”, përfundoi Basha për “Bota sot”.

Image
Postimi i Ramës në vitin 2018
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat