“Serbia ndalet vetëm me forcë”, ky është pikësynimi i saj – Juristi: Kosova ka vetëm dy rrugë

Politika

“Serbia ndalet vetëm me forcë”, ky është pikësynimi i saj – Juristi: Kosova ka vetëm dy rrugë

Nga: A.SH Më: 4 janar 2023 Në ora: 19:40
Zyrtarë të Policisë së Kosovës. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, aktualisht janë mbi 3.700 trupa nga 27 shtete të botës.

Por, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje NATO-s që të rrisë numrin e forcave paqeruajtëse në Kosovë, pas tensioneve të fundit me Serbinë.

“Një rritje substanciale e ushtarëve të NATO-s dhe pajisjeve ushtarake në shtetin tonë do të përmirësonte sigurinë dhe paqen në Kosovë dhe në mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, kishte thënë Kurti për gazetën gjermane, Die Welte.

Profesori Muahmet Kelmendi ka thënë se veriu është një çështje e pa zgjidhur, madje profesori thotë se nëse nuk e ripushton Serbia Kosovën, gjithqysh synon ta ndajë atë.

Pro, ai tregon dy rrugë të cilat i ka Kosova.

“Veriu është një çështje e pa zgjidhur.

Komunat me shumicë serbe në veri dhe brenda në Kosovë janë vende nga Serbia do të krijon çerdhe shovenonacionaliste serbe, në mënyrë që Kosova të mos stabilizohet dhe të realizon ripushtimin e vendit. Fakti se Kosova në Kushtetutën serbe sanksionohet si territor i shtetit serb, sikundër edhe në politike, nga përkufizohet Kosova si krahinë e jugut të Serbisë, me emërtimin Kosovo i Metohija, tregon synimin ripushtues. Politika në Beograd nuk ka hequr dorë nga Kosova. Nëse nuk e ripushton, atëherë synon Beogradi të ndaj e të copëton Kosovën.

Këtë pikësynim e ka Serbia. Në këtë gjendje dy rrugë ka Kosova:

1. Forcimin e ushtrisë së vet me njerëz dhe me mjete luftarake moderne, nga mundet vetëm për vetëm të mbroj Republikën.

Këtu lypset të rritet numri i ushtarëve, jo në 4 mijë a 5 mijë veta, por në 25 mijë ushtarë të rregulltë, veç të rezervës që kërkohet të jetë mbi 10 mijë veta. Veç kësaj, lypset të nxirret ligji mbi shërbimin ushtarak prej 1 viti.

2. Rritja e numrit të ushtarëve të KFOR-it, sidomos atyre amerikanë, anglezë e gjermanë, ndikon në ruajtjen e sovraniteti dhe të tërësisë territoriale të shtetit të Kosovës”, thotë ai.

Sipas tij, në veri priten veprime kriminale, e aksione të ndryshme.

Në fund, thotë se Serbia ndalet vetëm më forcën e armëve, andaj duhet edhe të shtohet numri i ushtarëve në Kosovë.

“Shikuar gjendjen, priten veprime kriminale nëpër komunat serbe. Në veri aksione luftarake, bllokime të rrugëve dhe kundërshtim të shtetit, ndërsa në komunat me shumicë serbe brenda Republikës, mos dëgjueshmëri dhe ndërtim të mekanizmave të shtetit serb, në mënyrë që të godasin Republikën. Këto masa kriminale pritet që të ndërmerren nga shteti serb. Serbia ndalet me forcën e armëve. Beogradi nuk tërhiqet nga qëllimet ripushtuese pa një goditje të ashpër. Forca amerikane, angleze dhe gjermane, përkatësisht e NATO-s, e ndal shtetin serb. Nëse kështu nuk veprohet mbetet që Republika të forcohet ushtarakisht dhe vet të mbron territorin dhe sovranitetin. Pa këto mjete të dhunës ushtarake nuk ndalet Serbia”, përfundon Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat