“Nuk do ketë politikan “trim” që e nënshkruan Asociacionin, vetëm nëse e nxjerrin Hashimin nga qelitë e Hagës dhe ia vënë si ndihmës Mustafën”

Politika

“Nuk do ketë politikan “trim” që e nënshkruan Asociacionin, vetëm nëse e nxjerrin Hashimin nga qelitë e Hagës dhe ia vënë si ndihmës Mustafën”

M.Lakna Nga M.Lakna Më 23 janar 2023 Në ora: 10:45
Gabriel Escobar, Albin Kurti, Misroslav Lajçak

Arritja e marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është bërë synim kryesor i diplomatëve dhe shteteve perëndimore aktualisht.

Përpjekjet serioze të BE-së dhe SHBA-së për të ndërmjetësuar në përmbylljen e dialogut nisën qysh vitin e kaluar, derisa tash vetëm sa vinë e shtohen.

Javën që lam pas Prishtina dhe Beogradi pritën në qeveritë e tyre përkarëse disa diplomatë ndërkombëtarë. E sipas raportimeve, u diskutua edhe për planin “Franko-Gjerman”, që u quajt edhe si plani evropian.

U tha se intensifikimi i dialogut ka të bëjë me synimin e diplomatëve që kriza dhe lufta në Ukrainë të mos kalojnë në Ballkanin Perëndimor.

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dr. Enver Bytyçi i quan të domosdoshme përmjekjet perëndimore për arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

Image
Prof. Dr. Enver Bytyçi

Mirëpo, sipas tij kjo do të jetë më shumë një marrëvshje stabilizimi sesa zgjidhje.

Tashmë ne kemi mësuar se përfaqësuesit e katër shteteve të Quinitit dhe Lajçak kanë nisur përpjekjet më serioze të domosdoshme për të çuar Kosovën dhe Serbinë drejt një marrëveshjeje të re midis tyre. Unë do ta quaj këtë marrëveshje stabilizimi, por jo edhe zgjidhjeje. Projekti që ne njohim e trajton Serbinë sikur ajo është një vend demokratik, njësoj si Gjermania, Austria, ose Suedia e Norvegjia. Përmenda këto vende, sepse me këto vende lidhen tri modele që ofrohen në atë projekt, modeli i rajonit të Belgjikës Lindore ku jetojnë gjermanët. Rajoni i Tirolit të Jugut, pjesë e Italisë, ku jetojnë austriakët. Dhe ishijt Alende”, ka thënë ai.

Sipas Bytyçit, nëse serbët në Kosovë në këtë situatë do të kishin një autonomi si ajo e gjermanëve në Belgjikë apo austriakëve në Itali, atëherë destabilizimi i rajonit do të “shtyhej” për një kohë të afërt tjetër, pas pesë a dhjetë vitesh.

Edhe projekti i paraqitur e përmban këtë klauzolë. Në atë projekt thuhet se palët pajtohen që të zhvillojnë dialogun për një marrëveshje përfundimtare. D.m.th do të vijë një kohë tjetër, kur Serbia do ta shfrytëzojë për të realizuar synimet e saj ultrashoviniste ndaj territorit të Kosovës. Duket sikur perëndimoret u thonë palëve: Lëreni për momentin konfliktin aty ku është, pajtohuni për disa gjëra jo përfundimtare dhe në fund shohim e bëjmë se si do t’ia bëjmë.

Ky projekt është joshës për një pjesë të politikës. Sepse ata thonë, „Nëse Kosova njihet prej pesëshes evropianë, ajo pranohet në NATO e BE. Dhe kjo garanton sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial. Harrojnë se iluzionet janë shpesh herë budallaki. Pra se me këto iluzione ushqehemi me lugën bosh. Sepse mundet që këto pesë vende të mos e njohin. Nëse e njohin mundet që një ose disa vende të jenë kundër pranimit të Kosovës në NATO e BE. Dhe kjo e dyta do të ndodhë patjetër. Sepse Serbia I ka mundësitë financiare dhe kapacitetet njerëzore e joshëse për ta bindur një ose më shumë shtete, të cilat ta bllokojnë Kosovën”, nënvizon ai.

Mirëpo, profesori thotë se ndonëse kompromisi tingëllon “bukur”, me vende si Serbia i njëjti nuk mund të bëhet.

“Kompromisi është një fjalë shumë e bukur. Është një parim i rëndësishëm. Por kompromis me vende kleptokratike si Serbia nuk mund të bëhet. Sepse një vend i tillë nuk ka besë. Nënshkruan dhe punon në të kundërtën. Pastaj vazhdon sërishmi të bëjë viktimën. Sepse janë mjeshtër të viktimizimit. Dhe përfundimisht kësisoj e shkatërron shtetësinë e Kosovës. Së dyti, duhet t’u thuhet ndërkombëtarëve se Kosova ka frikë të bëjë kompromis edhe për një arsye tjetër. Kurrë nuk ka ndodhur më parë, por në rastin aktual qeveria dhe kryeministri i Shqipërisë janë pozicionuar kundër Kosovës dhe pro Serbisë. Në këto kushte skepticizmi rritet skajshëm. Një Serbi që ka futur në thes qeverinë shqiptare është e rrezikshme jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin”, shton ai.

Nga ana tjetër, sipas profesorit garantuesit e kësaj marrëveshje nuk janë të gjithë bashkë, pasi mungon përfaqësuesi i Britanisë së Madhe.

“Pse mungon? A mund të thotë dikush se nuk ka arsye për këtë?! Duhet të jesh miop politik ta thuash këtë. Dhe kjo që po them nuk është konspiracion. Britania e Madhe është në Quint, por nuk është garant I kësaj marrëveshjeje! Çfarë do të thotë kjo? “, pyet ai.

Tutje, Bytyçi thekson faktin që projekti nuk e përmend asociacionin, por kërkon zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel.

Kjo, sipas tij është ajo që duhet të evitojë Kosova.

“Unë besoj se Vjosa Osmani dhe Albin Kurti janë të vetëdijshëm se çfarëdo asociacioni të krijohet ai do të përdoret për diversion nga ana e Serbisë. Atëherë, nëse krijohet një asociacion, duhen formuluar nene të marrëveshjes me të cilat Beogradi të mos guxojë të kthejë kokën nga Kosova. Garant i asaj marrëveshjeje të jenë pesë vendet e Quintit së bashku dhe jo Beogradi. Beogradi duhet të jetë tërësisht jashtë çështjeve të Kosovës. Parimi duhet të jetë: Të drejta për serbët në Kosovë dhe asnjë e drejtë Beogradit në Kosovë! Asnjë! Dhe kjo që po them ka një milion argumente. Janë krimet serbe në këtë vend e kundër mijëra qytetarëve të pafajshëm të Serbisë në Kosovë.

Po nuk ndodhi kjo, nuk duhet pranuar asnjë lloj autonomie lokale më shumë sesa jep kushtetuta për pakicat në Kosovë. Ato kanë të drejta, të cilat asnjë pakicë në Evropë nuk i ka. Por duhet marrë parasysh se Perëndimi për njëmijë arsye nuk do të mund ta mbajë nën kontroll Serbinë. Prandaj dhe mos besoni si gomari ëndërr! Perëndimoret besojnë ndoshta, sepse nuk e imagjinojnë se çfarë përfaqëson Serbia në rajon dhe nuk e kanë pësuar në kurriz gjenocidin serb”, shprehet si.

Kështu, sipas profesorit, askush, as Lajçak dhe Escobar, të cilët e kanë marrë kaq lehtë krijimin e asociacionit, nuk munden ta imponojnë qeverinë dhe presidenten e Kosovës.

Nëse këta nuk nënshkruajnë, nuk do të ketë politikan tjetër “trim” në Kosovë që mund të nënshkruajë, edhe nëse ai do vinte në krye të qeverisë e në presidencë. Vetëm nëse e nxjerrin Hashimin nga qelitë e Hagës dhe ia venë si ndihmës Isa Mustafën. Vetëm këta të dy kanë guxuar të tradhtojnë interesat e shtetit të Kosovës. Dikush tjetër nuk do të guxojë, edhe nëse do të dojë. Prandaj Escobar e ka të pamundur të gjejë aktorë tjerë në këtë nismë”, potencon ai.

Profesor Bytyçi vlerëson se asociacioni është i mundshëm, nëse nuk do të ketë asnjë lidhje me Beogradin dhe nëse vendosen rregulla për sjelljen e Serbisë ndaj Kosovës.

Rregulla me të cilat, ajo të mos mundë dhe mos guxoje të provokojë as Kosovën, as serbët që jetojnë në Kosovë.

“Ndërkaq është një pikë, ajo e Kishës Ortodokse në Kosovë. Projekti duhet të kërkojë formimin e Kishës së Pavarur Ortodokse të Kosovës dhe me sindoin e kësaj kishe shteti, qeveria të bëjë marrëveshjet e nevojshme bazuar në kushtetutë. Me Serbinë nuk duhet bërë asnjë marrëveshje që nënkupton varësinë e Kishës së Kosovës te Kisha e Serbisë! Të drejta për besimin e besimtarët ortodoksë serbë në Kosovë, asnjë e drejtë për Kishën Ortodokse të Serbisë në Kosovë. Ky duhet të jetë parimi!”, ka potencuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat