‘Godet’ Naim Miftari: Heshtën kur Thaçi takohej fshehurazi me Vuçiqin e Daçiqin për ndarjen e Kosovës, ndërsa protestojnë kundër Kurtit!

Politika

‘Godet’ Naim Miftari: Heshtën kur Thaçi takohej fshehurazi me Vuçiqin e Daçiqin për ndarjen e Kosovës, ndërsa protestojnë kundër Kurtit!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 24 janar 2023 Në ora: 16:58
Naim Miftari dhe Hashim Thaçi

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimare të Kosovës, dhe ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka reaguar për heshtjen që kanë bë ish-liderët politikë në Kosovë, në qeverisjet e më hershmë.

Ky reagim vjen pas protestës që u zhvillua ditën e djeshme në Pristhinë kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili kishte folur për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Miftari thotë se ata kanë hestur kur ishte duke u shitur Kosova nga Hashim Thaçi, pastaj kur i falën tokë Maqedonisë, por edhe Malit të Zi.

“Ata heshtën kur po shitej Kosova, jo vetëm për të shpëtuar b... e Hashimit, por, për ta mbajtur në pushtet përjetësisht atë së bashku me Isa Mustafën. Heshtën kur i falën Maqedonisë mbi 2.500 hektarë tokë. Kur për një karrige kryeministri Ramush Haradinaj ia fali Malit të Zi mbi 8.000 hektarë tokë prapë ju heshtet.  Kur presidenti Hashim Thaçi bënte filma «aksion» me Vuçiqin duke shëtitur në Ujman me anije, e natën takohej fshehurazi me Vuçiqin e Daçiqin për ta ndarë Kosovën, ju prapë heshtët”, thotë Miftari.

Sipas tij, ata heshtnë edhe kur e sollën çështjen e Gjykatës Speciale në Kosovë, si dhe krenoheshin për aftësitë e Hashimit që i detyronte dhe i shantazhonte për të votuar atë.

“Kur Serbia në veri ndërtonte koloni serbe, sipas metodave të reformave agrare serbomadhe të Vaso Qubriloviqit ju heshtet! Kur Serbia ndërtonte mure ndarëse, ndante «urat» lidhëse, shkatërronte pasuritë e shqiptarëve në veriun e Kosovës ju, prapë heshtët! Kur sulmoheshin policia e Kosovës dhe bëhej pastrim etnik kundër popullit shqiptarë, duke i larguar nga trojet e tyre mbi dymbëdhjetë mijë, ju prapë heshtët! Kur pakicës serbe ju falën 11 komuna (disa me nga njëqind banorë) ju heshtët”, shton ai.

Sipas tij, ata heshtën edhe kur Hashim Thaçi me Edi Ramën dhe Vuçiqin dëshironin të krijonin Open Ballkanin.

“Kur u nënshkrua asociacioni nga Hashim Thaçi e Isa Mustafa për një Republikë serbe në Kosovë, ju heshtët, pra, heshtët edhe kur Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti 23 shkelje kushtetute! Kur masovikisht vidheshin votat gjatë «zgjedhjeve të lira» dhe qeveritë ndërtoheshin natën në «Barin e Zanzibarit» heshtët! Edhe kur PDK, LDK dhe AAK i prisnin deri në mesnatë deputet e Beogradit e të Aleksander Vuçiqit, kriminelët Milan Radojcicin e Zvonko Veselinoviqin me u sjell në pushtet, ju heshtët! Edhe kur Hashim Thaçi me komunistin Isa Mustafa me ndihmën e Grenellit e rrëzuan qeverinë legjitime, ju prapë heshtët”, vazhdon Miftari.

Ish-agjenti shton se, në kohën kur disa komandantë dhe përfitues gllabëronin pasuritë e Kosovës (ndërmarrje, fabrika, troje dhe toka që i blinin nga shteti nga 10 cent arin, e pastaj i shisnin shtetit nga 7.000 euro arin), ata heshtën.

“Ju heshtët kur gjykata lironte kriminelët serbë që na i kishin vrarë fëmijët, dhunuar nënat, vajzat e bija tona, dhe masakruar lulen e djalërisë! Për çudi, ju heshtët edhe kur qeveria e Kosovës mbajti një minutë heshtje për Oliver Ivanoviqin kriminelin e luftës të vrarë nga pushteti serb për interesa të Listës Serbe”, thotë ai.

Ai shton se, heshtën edhe kur Beogradi dhe bandat serbe ngritën barrikada në 30% të territorit të Kosovës.

“Dhe heshtjet tuaja janë pa mbarim në dëm të shtetit dhe popullit të Kosovës, por, tani kur padronët tuaj kanë ngelë pa pushtet, kryeshefi shkoj në Hagë (banesë që e ndërtoi vet), shefave tuaj ju «tha» fyti pa tenderë, tregtia me Radojçiqat serb të veriut ju ndërpre, vjedhjet brenda territorit u ndaluan me ligj, paratë e vjedhura e të fshehura në shtëpi e bojlera ua konfiskoi shteti, gjeni “cpira” kinse po protestoni për asgjë, për një pretekst krejt bajat, për një fjalë goje që perqon mesazhe të qarta kundër Vuçiqit, që po përpiqet t’i shuaj zërat serbë, që po e kundërshtojnë regjimin e tij duke e parë realitetin e krijuar dhe duke u përpjekur ta njohin shtetin e Kosovës”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat