Po i bëhet presion Kurtit, eksperti austriak me thirrje urgjente për Amerikën: Kjo nuk do funksionojë kurrë, jepi fund zbutjes së Serbisë!

Politika

Po i bëhet presion Kurtit, eksperti austriak me thirrje urgjente për Amerikën: Kjo nuk do funksionojë kurrë, jepi fund zbutjes së Serbisë!

A.Morina Nga A.Morina Më 28 janar 2023 Në ora: 17:38
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç, foto ilustrim nga "Bota sot"

Në ambasadën amerikane në Prishtinë, më 31 janar, do të nisin diskutimet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Mirëpo, në këto diskutime nuk është ftuar kryeministri Albin Kurti.

Këtë e bërë të ditur vetë kryeministri, derisa beson që ky takim rrodhi pas një deklarate të emisarit Escobar, i cili tha se Asociacioni formohet, edhe nëse nuk pranon Kurti.

Ai u shfaq i zhgënjyer nga Escobar, përveç Asociacionit, edhe për fjalët që ai i ka thënë në Beograd, gjatë një vizite zyrtare. Kurti thotë të ketë pritur që diplomati amerikan të kërkojë në Serbi njohjen e Kosovës.

“Unë kam pritur që ai në Beograd do të deklarojë që, pavarësisht presidentit të Serbisë, Serbia duhet ta njohë Kosovën në vend se në Prishtinë të thotë, pavarësisht kryeministrit të Kosovës, duhet të bëhet Asociacioni”, ka thënë Kurti.

Sipas Kurtit, Kosova ka nevojë urgjente për njohje reciproke me Serbinë dhe jo për asociacion.

Mes kërkesës për njohje reciproke dhe formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duket se po synohet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi dhe arritja e një marrëveshjeje finale.

E për këtë çështje, në një prononcim për gazetën “Bota sot” foli eksperti austriak, Gunther Fehlinger.

Krahas dy kërkesave të lartpërmendura, Fehlinger si më të rëndësishme e cilëson anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Image
Eksperti austriak, Gunther Fehlinger.

“Më e rëndësishmja për Kosovën është anëtarësimi i saj në NATO. Nëse NATO ofron anëtarësim për Kosovën, mund të ketë një kompromis për asociacionin dhe një marrëveshje pa njohje nga Serbia. Por, pa anëtarësimin në NATO asnjë marrëveshje nuk është e mundur apo e pranueshme për Kosovën”, deklaroi eksperti austriak.

Gjithashtu, ai kërkoi nga Amerika që ta anëtarësojë Kosovën në NATO dhe t’i jap fund përpjekjeve për zbutjen e Serbisë, pasi që një metodë e tillë nuk ka funksionuar as në të kaluarën e as tani nuk do funksionojë.

“Nëse SHBA-ja dëshiron një marrëveshje, anëtarësimi i Kosovës në NATO është zgjidhja dhe është e lehtë për SHBA-në, kjo pasi e kanë për detyrim sigurinë e Kosovës që nga viti 1999 përmes KFOR-it.

SHBA-së i duhet vetëm t'i japë fund zbutjes së Serbisë dhe kjo është e qartë se nuk ka funksionuar që nga viti 1991 e deri më tani dhe nuk do të funksionojë kurrë”, përfundoi eksperti austriak, Gunther Fehlinger për “Bota sot”.

Më poshtë ua sjellim videon, ku Fehlinger ka folur se si mund të arrihet paqja në Ballkan, ku ndër të tjera përmend anëtarësimin e Kosovës në NATO:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat