“Kali i Trojës” në Kosovë!”/ Juristi nga Belgjika vjen me një propozim për Kurtin: Merr afër vetes këta persona

Politika

“Kali i Trojës” në Kosovë!”/ Juristi nga Belgjika vjen me një propozim për Kurtin: Merr afër vetes këta persona

A.Morina Nga A.Morina Më 30 janar 2023 Në ora: 22:01
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Asociacioni është kryefjala e diskutimeve dhe debateve në vend.

Kohët e fundit, ka një presion të madh nga SHBA-të dhe BE-në për themelimin e tij.

Juristi nga Belgjika, Skënder Musliu në një shkrim për “Bota sot” ka komentuar përpjekjet e ndërkombëtarëve për ta bindur Qeverinë e Kosovës që ta pranojë themelimin e Asociacionit.

Ai tha se fatkeqësisht kryeministri Kurti është sjellë para një akti të kryer, pasi ishin deputetët e Kuvendit të Kosovës që në vitin 2015 e miratuan këtë Asociacion.

“Ashtu siç kisha shkruar vite më parë, madje disa herë se, do të vijë koha kur Asociacioni do të bëhet « mollë sherri » për arritjen e një marrëveshje eventuale mes Kosovës dhe Serbisë. Duke u nisur nga fakti se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është miratuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015, fatkeqësisht kjo u shndërrua në obligim ndërkombëtar, që kryeministrin Kurti e ka sjellë para aktit të kryer, dhe vështirë është ta shmang atë.

Gjykoj se Kryeministri Kurti, nën presionin e faktorit ndërkombëtar e sidomos të SHBA-ve, duhet të angazhojë një ekip të profesorëve universitar si ekspertë të fushës, dhe jo vetëm, në hartimin e një draftë dokumenti, me të cilin do të rregulloheshin marrëdhëniet e serbëve lokal, dhe organizimin e tyre në rrafshin e kompetencave komunale, si dhe për emërtimin e këtij organizimi”, deklaroi juristi.

Musliu beson se edhe në qoftë se themelohet Asociacioni në bazë të vërejtjeve të Kushtetueses, përsëri ekziston rreziku nga ai.

Image
Juristi nga Belgjika, Skënder Musliu

Këtë, e krahasoi me Republikën serbe në Bosnjë dhe pasojat të cilat pasuan më pas.

“Konsideroj se, edhe nëse Statuti i « Asociacionit » bëhet konform vërejtjeve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, duke patur parasysh apetitet dhe synimet e Serbisë, prap ekziston rreziku për mënyrën e funksionimit të saj. Këte e them nga fakti se, Republika serbe në Bosnjë e Hercegovinë funksionon jashtë sistemit kushtetues të Bosnjës. Edhe pse në kundërshtim me Kushtetutën, Republika serbe feston ditën e pavarsisë, pretendon se do t’i bashkangjitet Serbisë, ka ushtrinë, xhandarmerinë, policinë dhe forcat speciale me paisje më moderne, të cilat në ditën e pavarësisë organizojnë paradë ku defilojnë këto forca në stilin e Rusisë së Putinit, vepron si një shtet i pavarur, duke e defunksionalizuar dhe paralizuar shtetin e Bosnjë dhe Hercegovinës.

Lidhur me këto veprime antikushtetuese të Republikës serbe, Gjykata Kushtetuese e Bosnjë dhe Hercegovinës ka marrë një numër vendimesh, me të cilat ka anuluar veprimet e Republikës serbe, mirëpo ajo nuk i rrespekton ato, duke funksionuar si shtet në shtet. Republika serbe punon dhe bashkëpunon ngushtë me Serbinë, e jo me shtetin amë, që është Bosnja dhe Hercegovina”, theksoi ai.

Më tej, juristi përmendi edhe një deklaratë të Dodikut, ku flet pikërisht për Asociacionin.

Ai këtë marrëveshje e cilësoi si “Kali i Trojës” në Kosovë.

“Kjo mënyrë e (keq) organizimit të Bosnjës është rezultat i Marrëveshjes së Dejtonit të vitit 1995, ku si garant ishte bashkësia ndërkombëtare. Lidhur me këto veprime të njëanëshme dhe antikushtetuese të Republikës serbe, përfaqësuesi i lartë i OKB-ës për Bosnje e Hercegovinën, Christian Schmid, disa herë ka ngritë alarmin pranë OKB-ës, mirëpo kjo nuk ka dhënë rezultate. Madje lidhur me këte, kryetari i Republikës serbe, Milorad Dodik, për Christian Schmid kishte deklaruar se ai është « gënjeshtar dhe mashtrues ». Po ashtu Milorad Dodik, lidhur me Asociacionin e serbëve të Kosovës, ka deklaruar se ky Asociacion pas formimit, shumë shpejt do të veprojë në mënyrë ekuivalente sikurse Republika serbe, që shumë qartë shprehë apetitet për botën serbe ».

Meqenëse faktori ndërkombëtar ka garantuar funksionimin e drejtë të shtetit të Bosnjë dhe Hercegovinës, sipas marrëveshjes së Dejtonit, dhe duke marrë parasysh veprimet antikushtetuese të Republikës serbe, shtrohet pyetje se, ku janë këto garanca, pse po e lënë Bosnjën të dekompozohet në heshtje, ku janë mekanizmat e ndërkombëtarëve për parandalimin e ndarjes së Bosnjës !? Të gjitha këto n’a japin dyshimet edhe për formimin e Asociacionit, a duhet ta lejojmë « Kalin e Trojës » në Kosovë, siç kisha shkruar vite më parë !?”, shpjegoi Musliu.

Ndër të tjera, ai kërkoi nga partitë opoiztare që ta përkrahin Qeverinë, e jo ta kritikojë atë, duke ia dobësuar Kosovës edhe më shumë pozicionin në bisedimet me Serbinë.

“Prandaj këte që ceka më lartë, e bëra për ta nxjerrë në pah rrezikun e formimit të Asociacionit, që mund ta defunksionalizojë shtetin e Kosovës, ta rrezikojë rendin Kushtetues dhe karakterin unitar të saj.

Në këtë kuptim, duhet patur shumë kujtes në formimin e Asociacionit, apo si do të emërtohej ajo, se çfarë strukture të organizimit, e në veçanti ajo që është më senzitive, çfar kompetenca do të ketë ajo. Gjykoj se duhet të përpunohen të gjitha mekanizmat juridik për mbikqyrjen dhe kontrollimin e punës për « Asociacionit », deri tek e drejta e anulimit të vendimeve z saja. Ky « Asociacion » duhet të jetë i ngjajshëm me Asociacionin e komunave të Kosovës, dhe ashgjë më tepër, sepse të drejtat e pakicës serbe janë të mbrojtura dhe të garantuara me Kushtetutën e Kosovës, sikurse në asnjë kushtetutë tjetër në Europë. « Asociacioni » duhet të ketë vetëm të drejta dhe kompetenca me karakte lokal, të ashtuquajtura kompetenca « horizontale », pa kurfarë ingerenca ndërmjetësuese mes pushtetit qëndror dhe atij lokal. Në këtë drejtim një roj aktiv dhe të rëndësishëm mund të ketë edhe opozita, duke e përkrahur Qeverinë, e jo t’a kritikojë duke ia dobësuar pozicionin në negociatat”, përmbylli Skënder Musliu shkrimin e tij për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat