Vjen alarmi për Kosovën: Në letrën e Joe Biden parashihet marrëveshja përfundimtare me njohje reciproke - çfarë po ndodh tani?

Politika

Vjen alarmi për Kosovën: Në letrën e Joe Biden parashihet marrëveshja përfundimtare me njohje reciproke - çfarë po ndodh tani?

Nga: Nehat Shaqiri Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 13:59
Joe Biden

Imponimi për krijimin e Asociacionit është padrejtësi ndaj popullit shqiptar, jo vetëm në Kosovë por edhe në Serbi.

Kjo pasi nuk po vjen në konsideratë reciprociteti i ndërsjellë.

Kështu po vlerëson analisti politik Gani Qarri.

“Me imponimin arbitrar të asociacionit, vërtetë po ndodhë edhe një padrejtësi e pa imagjinueshme, që sërish po i bëhet mbarë popullit shqiptar, jo vetëm në Kosovë, por pikësëpari shqiptarëve të mbetur nën Serbi, duke mos marrë në konsideratë reciprocitetin e ndërsjellë as trajtimin e barabart të tyre, si populli më i diskriminuar në rajon, ani pse për nga numri, ata janë më shumë se sa pakica seerbe në Kosovë”, thotë ai për gazetën “Bota sot”.

Ai thotë se, padrejtësi e njëjtë po u bëhet edhe shqiptarëve nën FYROM, të cilët përbëjnë mese 40% të popullsisë atje, shqiptarëve në Mal të Zi etj. kur të gjithë e dinë, se sa u takon të drejtave kombëtare, gjuhësore e kulturore, shqiptarët nën këto shtete, nuk gëzojnë as çerekun e të drejtave që gëzon pakica serbe, me gjithë numrin minimal të minoritarëve serb që jetojnë në Kosovë.

“Megjithatë, pas sulmeve frontale, që padrejtësisht vërshuan nga të gjitha anët, e veçanërisht atakimeve brutale nga opozita e inkriminuar dhe ndërmjetësuesit ndërkombëtar Eskobar e Lajçak, Kryeministrit të Kosovës, nuk i mjaftuan kushtet e bëra publike të 6 pikëshit, nga ana e Kosovës për marrëveshje”, thotë ai.

Qarro thotë se, pas takimit me ambasadorët e diplomatët e akredituar të misioneve diplomatike në Kosovë, si dhe me ndërmjetësuesin e lartë të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ku ishte i pranishëm edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Jeffry M. Hovenier, kryeministri Kurti, i mbetur i vetëm, në përballje kundër të gjithëve që ju kanë vërsulë Kosovës, duket se  përfundimisht u detyrua, që  të deklarohet pro propozimit të BE-së, të njohur ndryshe edhe si plani franko-gjerman, të cilin e vlerësojë si bazë të mirë për vijimin e bisedimeve.

Image
Gani Qarri

“Dhe pas lëshimeve të jashtëzakonshme që fatkeqësisht, u bënë në favor të Serbisë hegjemoniste nga BE dhe emisari Eskobar, duke hequr edhe pikën kolosale të marrëveshjes përfundimtare nga diskutimi, si njohja reciproke dhe futur formimin e asociacionit kundërkushtetues, një etnik serb në planin franko-gjerman të bisedimeve, përkundër faktit se në letrën e tij, Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, kishte udhëzuar që të arrihej një marrëveshje gjithëpërfshirëse e obligueshme për të dy palët, me njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vërsuljet e opozitës, thirrjet e fuqishme nga Amerika dhe mbështetja e planit franko-gjerman edhe nga SHBA, detyruan edhe Qeverinë e Kosovës, që ti përgjigjej pozitivisht këtij plani, si bazë për vazhdimin e bisedimeve, me gjithë mangësitë tanimë të ditura për të gjithë”, pohon Qarri.

Për aq më tepër, sipas tij, përveç mospasjes së përkrahjes dhe mungesës totale të konstruktivitetit të opozitës së inkriminuar, Kosovës i mungoi tërësisht edhe mbështetja e shtetit amë.

“Mmos të flasim edhe për kryeministrin Rama, i cili përveçse me kohë, e ka deklaruar veten për vëlla të Vuçiqit, ai së fundi u zbulua se ka korruptuar edhe një nga agjentët e lartë të FBI-së amerikane, si Charles McGonigal, duke konrabanduar parat e sigurimit të fshehtë rus në duart e tij, përmes agjentëve në qeverinë e Ramës”, shprehet ai.

“Duke pasur parasysh se ish-agjenti i lartë i FBI-së, Charles McGonigal, më 21 janar 2023, u arrestua nën akuzën e bashkëpunimit me oligarkun rus, Oleg Deripaska, marrjen pjesë në pastrimin e parave të pista dhe akuzat për lidhje të dyshimta biznesi edhe me politikanë nga Shqipëria, i cili vetëm në një rast, akuzohet se ka marrë mbi 225.000 dollarë para të gatshme nga Agron Neza, një ish-zyrtar i inteligjencës shqiptare, lind dyshimi se përmes kanaleve sekrete që McGonigal ka pranuar para nga shërbimet e fshehta ruse, të jenë kontrabanduar shuma të larta monetare edhe nga Serbia, për të korruptuar edhe ndërmjetësuesit në dailogut Kosovë-Serbi”, thotë Qarri.

Ai shton se, indikacion i fuqishëm për dyshime të tilla, është fakti se, përveç heqjes së njohjes së pavarësisë në mënyrë të menjëhershme dhe arbitrare, nga tryeza e bisedimeve, Borell, Lajçak dhe Eskobar, papritur e pa kujtuar, futen asociacionin kundërkushtetues serb, si pikë prioritare në procesin e dialogimit.

“Kjo ndodhi pa e pyetur fare Kosovën, si palë dialoguese dhe vendi ku do të ngulitet përdhunshëm ky asociacion, dhe të gjithë si një iu vërsulën publikisht Kosovës, deri në kërcënime dhe format më banale për formimin me imponim të këtij gogoli kundërkushtetues edhe pa e pyetur kryeministrin e vendit tonë, përkundër faktit se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës e ka nxjerrë si akt kundërkushtetues dhe hedhur poshtë, duke e gjetur në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës në hiq më pak se 23 nene”, pohon ai.

Ai shton se, përveç heqjes së njohjes reciproke nga procesi i bisedimeve, në planin franko-gjerman nuk figuron as pranimi i Kosovës si shtet i pavarur me të drejta të plota, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Prandaj nëse këtu nuk janë në pyetje paratë dhe korruptimi, nuk di si të shpjegohet ndryshimi kaq radikal edhe i emisarit të SHBA-ve, përkundër faktit se në letrën e Presidentit Biden, parashihej arritja e marrëveshjes përfundimtare me njohje reciproke, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gjë që fatkeqësisht është përjashtuar tërësisht nga çdo akt i dialogimit aktual”.

“Kështu që për momentin, nuk mund të thuhet as dihet qoftë edhe përafërsisht, se edhe sa kohë duhet, apo mund të vazhdohet dialogu dhe çfarë kompromise tjera të rënda e të dhembshme mund t’i kërkohen Kosovës, edhe me forma të tilla apo të ngjashme kërcënuese siç vepron aktualisht për asociacionin emisari Gabriel Eskobar, i cili thotë se me apo pa kryeministrin Kurti, asociacioni do të formohet, e nëse kjo praktikë “dialogimi” vazhdohet, athu çfarë do t’i kërkohet, apo thënë më mirë edhe çfarë tjetër do t’i imponohet Kosovës që ajo t’i përmbush dëshirat e emisarëve, të cilët me sjellje dhe veprime, nuk të bindin më se janë ndërmjetësues të paanshëm ndërkombëtar, por krijohet përshtypja se pothuajse gati janë kthyer, në të deleguar të Serbisë....ndajnuk e di saktësisht, se a ia vlen fare të vazhdohet edhe më tutje “dialog” nën kushte të tilla me bisedime pa fund as krye, nëse në një moment vendoset serish për imponime kundër Kosovës”, përfundon analisti politik Gani Qarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat