Analisti tregon nga kush po përkrahen idetë megalomane serbe - Ka një paralajmërim të frikshëm se çfarë mund të ndodhë në rajon!

Politika

Analisti tregon nga kush po përkrahen idetë megalomane serbe - Ka një paralajmërim të frikshëm se çfarë mund të ndodhë në rajon!

Nga: A.SH Më: 12 mars 2023 Në ora: 13:21
Kleriket e Kishës Ortodokse serbe

Kosovën para vetes po e presin punë të mëdha, ndër të është edhe takimin me Serbinë i cili do të mbahet në Ohër më 18 mars.

Analisti Skënder Mulliqi në një pronocim për “Bota sot”, ka komentuar mbi gjendjen aktuale në Kosovë.

Ai ka thënë se derisa ultranacionalizmi mbetet ideologji e Serbisë, atëherë nuk do të ketë qetësi në Ballkan. Sipas tij, këto ide duhet të fkaln tutje, por si duke po përkëdhelen nga Evropa dhe Amerika.

Deri sa ultranacionalizmi mbetet ideologji e Serbisë, nuk do të këtë qetësi në Ballkan. Idetë serbo-mëdha edhe janë përgjegjësitë kryesor për gjenocid, për istikame të luftës dhe për vargun shumë të gjatë të zullumeve mbi popujt jo sllavë me rastin e shpërbërjës të ish-Jugosllavisë. Në vend që kjo politikë shoviniste të shuplakohet rëndë nga Evropa, ajo ende po përkdhelet! Nëse nuk dënohet një politikë e tillë pushtuese, çdo gjë tjetër mbetet farsë. Kësaj politike të idesë megallomane të gjithë serbët në një shtet, është duke i ndihmuar Kisha Ortodokse serbe. Edhe ideja për Ballkan të Hapur, e cila po përkrahet nga Evropa dhe Amerika, nuk ka asgjë tjetër veq përkrahje të vullnetit të ideve për botën ruse dhe për botën serbe në rajon. Kjo është hipokrizi, që botës nuk i sjellë paqe dhe stabilitet”, thotë ai.

Më tej, shton se bota duhet të jetë më e përgatitur sepse jemi në prag të një lufte pa inovazionit rus në Ukrainë.

Andaj, ai bën thirrje për më shumë unitet mes partive, sepse situata mund të eskalon edhe shumë më rëndë nga hegjemonia ruso –serbe në rajon.

“Bota demokratike duhet të jetë më e përgatitur për një kritikë jo vetëm verbale ndaj ideve të tilla. Kemi ardhur në prag të një lufte me përmasa botërore, pas invazionit rus në Ukrainë. Kur bëhet fjalë për ne shqiptarët, sot është dita të marrim guximin qytetarë të mbrojmë Kosovën. Se gjendja mund të eskalon edhe shumë më rëndë nga hegjemonia ruso –serbe në rajon. Mjaft gjatë e kemi ofendu vendin duke mos e mbrojtur atë. Kjo është paradoksi ynë. Duhet të bësojmë më shumë në Zot, se duket shumë e kemi harruar atë. Gjatë janë mashtruar njerëzit me politika miope, e jo sa duhet kombëtare. Kosova nuk mbrohet nga Serbia duke punuar për poena partiak, në kohën kur na duhet shumë uniteti. Kosovës dhe shqiptarëve nuk ju duhen kuazi elitat të cilat e përçan dhe e ndanë popullin mbi baza partiake dhe ideologjike. Atdheu është mbi të gjitha. Kjo është e vërteta…”, përfundon analisti Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat