Flet përsëri Tomë Gashi/ Tregon se çfarë mund të fshehet pas gjetjes së mostrave të Deharit - kjo është kërkesa urgjente për Prokurorinë!

Politika

Flet përsëri Tomë Gashi/ Tregon se çfarë mund të fshehet pas gjetjes së mostrave të Deharit - kjo është kërkesa urgjente për Prokurorinë!

Nga: M.Haziri Më: 12 mars 2023 Në ora: 22:47
Astrit Dehari dhe Tomë Gashi

Janë bërë disa ditë që nga gjetja e një pjesë të mostrave të ish-aktivistit të VV-së, Astrit Deharit, të cilat ishin zhdukur në dhjetor të vitit të kaluar.

Një burim brenda IML-së ka thënë se “mostrat janë gjetur në frigorifer që nuk ka qenë funksional në një hapësirë e cila nuk ka qenë e mbuluar nga kamerat, nga shkallët emergjente”.

Kjo ngjarje ka arritur të sjellë debate të mëdha në opinonin publik, duke ngritur dyshime edhe më të mëdha për zhdukjen dhe gjetjen e mostrave tani.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi.

Ai për gazetën thotë që Prokuroria duhet të jetë serioze në këtë rast dhe të mos lejoj rrjedhën e çdo informacioni.

Gjithashtu Gashi kërkoi nga Prokuroria të deklarohet për situatën, në mënyrë që edhe opiononi të jetë i qartë.

Këto gjëra janë tepër serioze duhet Prokuroria të i marrë shumë seriozisht, të mos lejoj rrjedhën e informative, pa marrë parasyshë që mediat në këtë rast nuk kanë faj, pasi është roli i tyre ky. Prokurori do të duhej që së paku me dy fjalë të deklarohet që janë gjetur mostrat apo nuk janë gjetur”, u shpreh ai.

Avokati nga ana tjetër jep një version se pse ka mundur të ndodh një veprim i tillë, duke theksuar që mund të jetë një formë për të zhdukur mostrat për rastin Dehari.

Por situata të tilla po zhvillohen edhe tani, kemi një situatë jonormale do të thotë të një hetimi penal që po bëhet. Ka informata që ato janë gjetur brenda institutit mjekësisë ligjore dhe nuk kanë qenë fare në frigorifera. Atëhere i bie që këto mostra janë lënë në formë të tillë sepse janë motra biologjike dhe janë mostra të gjakut që ato thjesht të prishen, të iu humbet kualiteti dhe të bëhen të papërdorshme”, përfundoi Gashi për “Bota sot”.

Kujtojmë Astrit Dehari është gjetur I vdekur më 2016 dhe se ende nuk është zbuluar nëse ka qenëv vrasje apo vetvrasje.

Gjithashtu në lidhje me mostrat kujtojmë që Prokuroria nuk është deklaruar ende për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat