Miroslav Lajçak ‘kërcënon’ Kosovën nga Beogradi

Politika

Miroslav Lajçak ‘kërcënon’ Kosovën nga Beogradi

Nga: P.R Më: 15 mars 2023 Në ora: 21:54
Miroslav Lajçak

Sipas të dërguarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nuk do të kishte marrëveshje fare më 18 mars nëse Kosova nuk do të pajtohej për krijimin e Asociacionit dhe në të njëjtën kohë, Serbia të mos pranonte anëtarësimin e Kosovës në OKB.

“Nëse Prishtina thotë se nuk e duam Asociacionin, dhe Beogradi thotë se nuk dëshiron pranimin e Kosovës në OKB, atëherë, ne nuk do të kishim një marrëveshje.

Është bërë një çështje kyçe dhe është bërë e qartë për të gjithë se nëse nuk ka Asociacion, nuk ka marrëveshje dhe nuk ka normalizim”, deklaroi Lajçak nga Beogradi.

Lidhur me këtë, analisti politik, Faton Mehmeti thotë se ky është një kërcënim i hapur nga Lajçak për Kosovën.

“Asociacioni dhe OKB janë kompromisi i pretenduar nga ndërkombëtarët për Kosovën dhe Serbinë. Lajçak jo edhe mik i mirë për Kosovën zgjedh Beogradin për të "kërcënuar" Kosovën për Asociacionin e kërkuar me çdo kusht nga Serbia”, shprehet Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

Më tej, ai thotë se formimi i Asociacionit të Komunave serbe në Kosovë është një kërcenim për destabilizim të vendit.

“S’mund të ketë marrëveshje me gjuhë të tillë, ajo arrihet me dialogu konstruktiv she pa imponime. Natyrisht se anëtarësimi i Kosovës në OKB do e përmbyllte përgjithmonë pavarësinë she sovranitetin e vendit, megjithatë me Asociacionin brenda, Kosova vazhdimisht do të jetë e kërcënuar nga Serbia me destabilizim”, thekson Mehmeti.

Për fund, ai thotë se më 18 mars në Ohër nuk pritet të ketë marrëveshjes mes Kosovë dhe Serbisë.

“Sa i përket marrëveshjes, nuk besoj se do të ndodh me 18 mars, mund të ndodh kah shtatori, nuk besoj më herët”, përfundon Faton Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat