“Asosacioni pjellë e kësaj politike dhe këtyre intrigave”, këto dëme të pariparueshme ia sollën Kosovës trazirat e marsit 2004

Politika

“Asosacioni pjellë e kësaj politike dhe këtyre intrigave”, këto dëme të pariparueshme ia sollën Kosovës trazirat e marsit 2004

Mimoza Lakna Nga Mimoza Lakna Më 17 mars 2023 Në ora: 21:44
Foto ilustrim

Sot (e premte 17 mars) janë mbushur 19 vite nga trazurat e 17 dhe 18 marsit të vitit 2004. Gjithçka do të niste kur bandat kriminale përndoqën tre fëmijë shëiptarë derisa i detyruan që duke ikur të mbyteshin në lumë. Pas kësaj do të shpërthenin protesta e trazira.

Duke e komentuar këtë ngjarje, Enver Bytyçi, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare ka thënë për gazetën "Bota sot" se qëllimi i veprimit të bandave kriminale serbe ishte që të jepnin mesazhin se nuk do të lejonin që në veri të vendit të jetonin shqiptarët e të shtrihen influence e UNMIK-ut dhe institucioneve të përkohshme të Kosovës.

"16 mars 2004 bandat serbe të Urës së Ibrit dhe ato që vepronin në veri të Kosovës bënë një provokim të paprecedentë. Përndoqën tre fëmijë të komunitetit shqiptar dhe I detyruan ata të shkonin drejt lumit Ibër e për të shpëtuar të hynin në lumë. Të tre fëmijët u mbytën. Qëllimi ishte që të demonstronin forcën kundër shqiptarëve, të jepnin mesazhin se këto banda nuk do të lejonin që në veri të vendit të jetonin shqiptarët e të shtrihen influence e UNMIK-ut dhe institucioneve të përkohshme të Kosovës" thotë profesori.

Ai kujton se ishte koha kur Beogradi rriti influencën e tij në Këshillin e Sigurimit e në UNMIK, ndaj dhe ndërkombëtarët formuluan slloganin “Më parë standardet, pastaj statusi”!

"Kjo taktikë e vonesave në vendosjen e statusit të Kosovës ishte në shërbim të Beogradit, I cili lunate me kohën, pra donte të fitonte sa më shumë kohë. Edhe sot luhet prej autoriteteve serbe e njëjta lojë. Ata bëjnë ccdo gjë të fitojnë kohë, me qëllim që të rritin autoritetin e prezencën në Perendim për të shkatërruar shtetësinë dhe integritetin territorial të Kosovës", potencon Bytyçi.

Image
Enver Bytyçi

Ai numëron disa nga arsyet kryesore që ndikuan në shpërthimin e trazirave.

"Në kushtet e atij provokimi të rëndë nga bandat serbe, kur tre fëmijët shqiptarë humbën jetën, të frustruar nga qëndrimet pro-serbe të disa aktorëve dhe faktorëve në UNMIK, Këshillin e Sigurimit e ndoshta edhe ndonjë kancelari europiane, të shqetësuar nga status-kuoja, shqiptarët më 17 mars 2004 reaguan si ortek dhe u ngritën në protesta në të gjithë Kosovën. Në shumë vende protestat ishin të dhunëshme. Ndërsa të serbët reagiuan menjëherë në Beograd dhe dogjën xhaminë më të madhe e më të vjetër të qytetit. Të dy palët në konflikt u mobilizuan që ta justifikojnë veprimin e tyre në mjedisin ndërkombëtar. Ibrahim Rugova ishte zgjedhur president I Republikës dhe në cilësinë e liderit të urte bëri thirrje, duke thënë se “Të gjithë ne duhet të kuptojmë se dhuna nuk e ndihëmon Kosovën”!", rikujton Bytyçi.

Sipas tij, ndonëse shqiptarët u tërhoqën nga trazirat, shija e hidhur e kësaj ngjarjeje u përhap në perëndim, duke lënë një njollë të zymtë për Kosovën.

"Shqiptarët u tërhoqën nga dhuna. Protestat u mbyllën më 18 mars. Por shija e idhët e kësaj ngjarjeje u përhap në Perendim, në Europë dhe SHBA, me përceptimin për të fajësuar shqiptarët. Ndërhyri ministry gjerman i Punëve të Jashtme, Joschka Fischer, dhe ai udhëhoqi fushatën e ndihmës për Kosovën, duke kërkuar që menjëherë të fillojnë bisedimet për statusin e Kosovës. Fischer ia arriti t’I bindë partnerët e tjerë ndërkombëtarë për këtë, duke u thënë atyre se “shkaku I ngjarjeve të 17-18 marsit ishte pasojë e zvarritjes për të filluar bisedimet për statusin e Kosovës” Kështu mori fund periudha e instrumentit “Më parë standardet, pastaj statusi”!", shton ai.

Fatkeqësisht, sipas profesorit ato ngjarje u përsëritën sërishmi, sa herë Serbia kishte ineres për tensionimin e situatës dhe marrëdhënieve midis Kosovës e saj.

"Në Beograd u hartua strategjia e njohur, me anë të së cilës “do të duhej që konflikti me Kosovën të zgjatet pafundësisht, derisa shqiptarët të lodhen e ta pranojnë kërkesat serbe. Ose nëse shqiptarët nuk lodhen, atëherë duhej lodhur faktori ndërkombëtar dhe pas lodhjes të përkrahte posionet e Serbisë rreth Kosovës”! Kjo strategji e taktikë e Beogradit u ndoq me projekte konkrete. Fillimisht Serbia nuk u pajtua me pavarësinë e Kosovës, megjithëse nga plani i Ahtisaarit mori gjithccka ccfarë ajo deshi. Mori përfaqësim të dyfishtë në parlament me vende të rezervuara dhe të drejtën e vetos për ndryshimet kushtetuese. Mori aq shumë, sa asnjë minoritet pesë oas tetë herë më i madh në ndonjë vend tjetër të rajonit", thekson ai.

Po ashtu, ai sjell në vëmendje faktin që pas shpalljes së pavarësisë, Serbia arriti ta bindë sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, që të niste një sfidë tjetër, ajo e bisedimeve gjoja teknik, por që morën menjëherë karakter politik.

"Qëllimi ishte të ridimensionohej statusi i Kosovës ose të cënohej integriteti i saj territorial. Këto bisedime u instrumentilazuan aq shumë, sa edhe për fajin e liderëve të Kosovës, Serbia përfitoi sërishmi sovranitet të saj në Kosovë. Madje gati sa nuk ia arriti ndryshimit të kufijve dhe ndarjes së Kosovës", nënvizon ai.

Tani, sipas profesorit është Asosacioni pjellë e kësaj politike dhe këtyre intrigave.

"Serbia me metoda të tilla bisedon më shqiptarët, gjithmonë për të ndarë pjesën e pasuritë që ata kanë. Nuk bisedon për t’i dhënë asaj ndonjë gjë, megjithëse shqiptarët nuk po kërkojnë nga Serbia as territore, as pasuri. Ngjarjet e 17-18 marsit 2004 janë modeli i sjelljes serbe në Kosovë e kundër shqiptarëve. Prandaj ato ngjarje duhen studiuar me shumë vëmendje dhe prej tyre duhen nxjerrë mësime.

Ne shqiptarët jemi të prirur që të përkujtojmë „heroizmat“ tona, protestat, demonstratat, kërkesat tona për bashkim me Shqipërinë apo Republikë. Por nuk jemi kaq shumë aktivë për të studiuar dhe qëmtuar se çfarë ka ndodhur kur Serbia është mobilizuar kundër nesh e për të nxjerrë mësime nga kjo. Vetëmburrja na çon shpeshherë të merremi me evidentimin e „trimërive” tona dhe harrojmë se ato trimëri ishin reagim I dhunës, terrorit, genocidit dhe krimeve serbe kundër nesh. Këto të fundit duhet të kenë përparësi në raport me ato çfarë kemi bërë ne. Vetëlëvdata është egoizëm e nuk na ndihëmon që të nxjerrim mësime, të reflektojmë e të përsosemi", përfundon profesori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat