Rrëfimi i një të burgosurit të Smrekonicës, ky është tmerri që përjetoi nga oficeri i burgut! Babai i vdiq dhe nuk e lejuan ta shohin të gjallë!

Politika

Rrëfimi i një të burgosurit të Smrekonicës, ky është tmerri që përjetoi nga oficeri i burgut! Babai i vdiq dhe nuk e lejuan ta shohin të gjallë!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 20 mars 2023 Në ora: 13:58
Naser Buzoku

Naser Buzoku qëndori për dy muaj në burgun e Smrekonicës.

Gjatë kësaj kohe ai kishte përjetuar shantazhe brenda burgut.

Krejt ngjarja kishte filluar kur prindi i tij ishte i sëmurë dhe kërkoi që ta lirojnë të paktën ta sheh edhe njëherë të gjallë babain e tij, i cili ndërroi jetë, por Buzoku nuk pati mundësi ta shihte për herën e fundit.

E gjitha ndodhi pasi raportin të babait të tij Skenderit, ishte shkruar data gabim, ku aty thuhet se duhet të njoftohet djali i tij Naseri i cili ishte në burg.

Mirëpo Naseri nuk ndalet duke kërkuar lirimin e tij, e cila i ka takuar edhe me ligj, pasi ai ishte i dënuar dy muaj dhe punonte si punëtorë i burgut, por që asnjëherë nuk është paguar për punën që ka bë.

Së këndejmi, Naseri, pasi nuk është lejuar të vizitojë prindin e tij, ai ishte ballafaquar edhe me shantazhe brenda burgut.

Siç thotë vet ai, tash pas lirimit për gazetën “Bota sot”, pasi e kishte kuptuar hallin që kishte një oficer brenda burgut i quajtur me emrin Faruk A. kishte filluar që të kushtëzoj në këmbim të lirimit.

Për këtë, Naseri kishte bërë edhe ankesë brenda burgut.

Pas kësaj nga Naseri ishte kërkuar që mos t’i publikon këto dokumente, që sipas tij, kërkesa ishte që mos të zbulohen të bëmat që bëhen aty.

Naseri në burg ka hyrë si pasojë e një rrahje dhe ishte dënuar me dy muaj burg.

Ai shprehet se kundër tij është bë edhe raport i rrejshëm në burg.

“Kanë ba edhe raport të rrejshëm kundër meje. Unë kamë punuar, por në raport kanë shkruar se nuk kam punuar dhe se nuk jam as i socializun, prandaj edhe nuk më falën kushtin që më ka taku 12 ditë pushim”, thotë ai.

Ai shprehet se me këtë kanë bë shkelje pasi ka punuar brenda burgut dhe nuk e kanë liruar.

“Kam punuar 2 muaj dhe nuk më kanë dhënë asgjë. Më ka taku me ligj me vizitu prindin, psi e kam pas edhe raportin e mjekut. Raporti i spitalit është lëshua gabim në datë, dhe për këtë nuk më kanë leju me shku me vizitu prindin. Ata më kanë kushtëzu. Ata kanë dashur me më detyru që me u arratis nga burgu”, shprehet tutje ai.

Megjithatë pasi i ka vdekur prindi, ai është liruar.

“Janë mundu me më kushtëzu ose duhet me pagu për disa gjëra në burg”, shton tutje Naseri.

Në ankesën e Naserit që ka shkruar, thuet se oficeri Faruk, e ka pyetur dhe kushtëzuar që të tregojë se kush shet bari brenda burgut.

Ai tutje është pyetur se kush mbanë telefona në burg, kush shikon emisione televizive, pornografike e të tjera.

Sipas tij, këto ishin pyetje për të shantazhuar atë, dhe pasi që nuk ka treguar asgjë ai më pas nuk është liruar që të shkojë për vizitë në familjen e tij, edhe pse babain e kishte në prag të vdekjes.

“Ndaj meje kanë bë edhe shkelje të tjera. Kam pasur dhimbje të dhëmbit dhe nuk më kanë çuar te mjeku. Ata më kanë kërcënuar se nëse flet do ta dërgojnë në burgun e Dubravës ose në Dyz. Ata më kanë shti në burg me të burgosurit që kanë kryer krime të rënda vrasje, dhe që kanë qenë të dënuar me mbi 20 vjet”, përfundon rrëfimin e tij Naseri.

Më poshtë paraqesim ankesën e tij dhe raportin mjekësor.

Image
Ankesa
Image
Ankesa
Image
Ankesa
Image
Raporti

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat