Vetëmenaxhim apo asociacion, paralajmëron analisti serb: Ja çka do të ndodh me komunat me shumicë serbe

Politika

Vetëmenaxhim apo asociacion, paralajmëron analisti serb: Ja çka do të ndodh me komunat me shumicë serbe

N. Ejupi Nga N. Ejupi Më 22 mars 2023 Në ora: 19:44
Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë sqarime sa i përket marrëveshjes në Ohër dhe deklaratës së emisarit sllovak, Miroslav Lajcak, i cili ka thënë se vetëmenaxhimi nënkupton krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Kurti ka thënës se në pikën e shtatë të marrëveshje themelore flitet për vetëmenaxhimin e komunitetit serb dhe jo të komunave.

Sipas kryeministrit të Kosovës nuk bën që të barazohet fjala komunitet me fjalën komunë e as fjalën Asociacion. Derisa shton se s’janë tërësisht të pavarura dhe s’janë të nadshme me njëra-tjetrën, por thekson se janë larg prej të qenit e njëjta gjë.

“Në pikën shtatë të marrëveshjes bazë thuhet një nivel adekuat i vetemanxhimit të komunitetit serb. Thuhet komunitetit serb, nuk thuhet komunave. Komuniteti nuk është kategori territoriale. Komunat janë njësi territoriale dhe administrative. Por nuk e njëjta gjë. E kuptoj që s’janë krejtësisht të ndryshme të pa lidhura, por s’janë e njëjta gjë. E kam thënë në Kuvend, se nga pikëpamja ime e fuqishme, jo thjesht politike por edhe juridike, kur themi komuniteti serb atëherë shkojmë tek marrëveshja kornizë për mbrojtjen e pakicave sipas këshillit të Evropës.Kjo është platforma ky është regjistri për të cilin angazhohemi për komunitetet, përfshirë edhe komunitetin serb. S’e mohojmë asnjëherë që janë bërë dy marrëveshje nga paraardhësit tonë. Por ato dyjat janë të cenueshme”, ka thënë Kurti të mërkurën në një konferencë për shtyp.

Duke folur rreth një vetëmenaxhimi të komunave me shumicë serbe, analisti serb në Kosovë, Ognjen Gogic, ka thënë se marrëveshja për vetëqeverisje për komunitetin serb nuk do të thotë asgjë në praktikë.

Image
Ognjen Gogic

“Çështja e vetëqeverisjes është një kompromis që duhej bërë që Kurti ta pranonte marrëveshjen. Kurti nuk ka dashur që në marrëveshje të përmendet Bashkimi i Komunave Serbe. Pasi që Kurti dhe BE-ja e pranuan kërkesën e Vuçiqit për të mos nënshkruar marrëveshjen, atëherë Vuçiq dhe BE-ja është dashur të pranojnë kërkesën e Kurtit që Komuniteti të mos përmendet në marrëveshje.

Marrëveshja për vetëqeverisje për komunitetin serb nuk do të thotë asgjë në praktikë”, ka deklaruar Gogic.

Sipas tij, Kosova dhe Serbia do ta interpretojnë në mënyra të ndryshe mekanizmin.

Rezultati i vetëmenaxhimit, sipas analistit serb do të jetë se nuk do të formohet asnjë organ, por gjithçka do të ndalet në polemika dhe akuza të ndërsjella.

“E vetmja gjë që do të rezultojë nga kjo janë negociatat në Kosovë se si mund të duket ai mekanizëm. Serbia dhe Kosova do ta interpretojnë atë në mënyra të ndryshme. Serbia do të pretendojë se kjo do të thotë se Kosova duhet të formojë një Bashkim. Kosova, në anën tjetër, do të pretendojë se Bashkimi nuk është i nevojshëm. Në vend të kësaj, Kurti ndoshta do të propozojë disa institucione të tjera si këshilli kombëtar i komunitetit serb, si këshillat nacionalë që ekzistojnë në Serbi për pakicat kombëtare. Rezultati do të jetë që nuk do të formohet asnjë organ, por gjithçka do të ndalet në polemika dhe akuza të ndërsjella”, ka shtuar Gogic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat