“U zotua se nuk do ta njohë Kosovën dhe nuk do ta lejojë në OKB” – Juristi: Këta mund ta detyrojnë Vuçiqin të zbatojë planin!

Politika

“U zotua se nuk do ta njohë Kosovën dhe nuk do ta lejojë në OKB” – Juristi: Këta mund ta detyrojnë Vuçiqin të zbatojë planin!

Nga: A.SH Më: 25 mars 2023 Në ora: 15:21
Foto nga takimi në Ohër

Më 18 mars u mbajt takimi mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër. Aty kryeministri Albin Kurti u pajtua se do ta zbatojë planin për normalizimin e marrëdhënieve, por që presidenti serb disa ditë pas marrëveshjes dekalori se nuk do ta njohë Kosovën dhe nuk do ta lejojë të futet në OKB.

Juristi Muhamet Klemendi ka komentuar lidhur me këtë çështje.

Kelmendi përmend disa nga penalizimet që mund t’i bëhen Kosovës, në rast se nuk i përmbahet planin, e një ndër ta ai përmend mosliberalizimin e vizave.

Sanksione do të ketë edhe Serbia në rast mos zbatim të planit.

Ai ka thënë se mesazhet që i ka dhënë BE dhe SHBA janë shumë të qarta për të dyja vendet.

“Mesazhet e bëra nga Brukseli dhe nga Uashingtoni për marrëveshjen dhe planin ekzekutues janë shumë të qarta. Në këtë anë kemi të përcaktuar edhe masat që duhet të ndërmerren nëse nuk zbatohen angazhimet e marra nga Serbia dhe Kosova në Ohër. Masat janë strikte. Natyrisht se është çështja kryesisht në faktin se a qëndron Brukseli dhe Uashingtoni në obligimet e marra?

Masat e përcaktuara për palët janë të ndryshme. Kosova del më e ngkauar se Serbia.

Për Kosovën masat janë:

1. Mos liberalizimi i vizave.

2. Mos anëtarësimi në organizatat e ndryshme ndërkombëtare.

3. Refuzimi i kërkesës së shtruar pranë UE-së për statusin e kandidatit.

4. Refuzimi i anëtarësimit në NATO.

5. Ndërprerja e investimeve.

Ka edhe masa tjera të përcaktuara. Mendohet se ato shkojnë deri te izolimi i plotë i Kosovës.

Ndërsa, për Serbinë janë:

1. Refuzimi i Statusit të Kandidatin në UE.

2. Ndalimin e investimeve nga UE dhe nga Uashingtoni në Serbi.

3. Tërheqja e subjekteve ekonomike, financiare e politike nga Serbia.

4. Vendosja e sanksioneve ndaj Serbia dhe

5. Izolimi i Serbisë. Natyrisht se ka edhe masa tjera.

Këto janë masat dhe mjetet që UE-ja dhe SHBA-ja i ka përcaktuar, kuptohet sikurse kundër njërit, ashtu edhe shtetit tjetër”, deklaron ai.

Për kërkesën e Vuçqiqt për ndryshim të planit, juristi thotë se garantuesit e planit dhe të aneksit zbatues nuk kërkohet që të lejojnë ndonjë ndryshim, andaj perëndimi i ka mjetet për të detyruar palët në zbatimin adekuat të planit.

“Çdo herë duhet shikuar këtu nivelin e zbatimit të masave! Nga masat shikohet edhe vetë detyrueshmëria dhe niveli i zbatimit. Tash nga krimineli i luftës, Aleksander Vuçiç, është paraqitur kërkesa për ndryshimit të plaint dhe të aneksit në disa çështje. U kërkua:

1. Mos anëtaresimi i Kosovës në OKB-në.

2. Formimi i Asociacionit me pushtet ekzekutiv.

3. Mosrespektimi barazisë se palëve me nënshkrim, mbi bazën se Kosova nuk e ka të zgjidhur statusin.

4. Moslargimin e Kosovës si krahinë jugore e shtetit serb nga Kushtetuta.

Ka edhe kërkesa tjera të paraqitura. Garantuesit e planit dhe të aneksit zbatues nuk kërkohet që të lejojnë ndonjë ndryshim. Plani dhe masat janë pranuar dhe ato kërkohet të realizohen. Mjetet i ka perëndimi për të detyruar palët në zbatimin adekuat të planit të UE-së dhe të SHBA-ve”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat