Vuçiq në panik, AKI parandaloi veprimet e BIA-s - Grupet kriminale të Serbisë po e humbin fuqinë në veri

Politika

Vuçiq në panik, AKI parandaloi veprimet e BIA-s - Grupet kriminale të Serbisë po e humbin fuqinë në veri

Arife Morina Nga Arife Morina Më 27 mars 2023 Në ora: 16:06
Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq

Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Ohër, presidenti serb ka vazhduar me deklarata provokuese dhe tendencioze.   

Së fundi, Vuçiq bëri disa komente në lidhje me shërbimin inteligjent të Kosovës.  

 Sipas tij, Inteligjenca e Kosovës po provon të depërtojë në veri, ku po blen njerëz në Leposaviq e Zubin Potok. 

 “Ata (shërbimet inteligjente) po provojnë të depërtojnë edhe në veri. Po bëjnë përparim të caktuar duke blerë njerëz, më së shumti në Leposaviq e Zubin Potok,”– pretendoi presidenti serb. 

Vuçiq kërkoi që shërbimet serbe të inteligjencës të bënin punë të rëndësishme të kundërzbulimi.  

“Nuk dua të them se kemi shërbimet (e inteligjencës) më të forta në rajon, por guxoj të them se nuk janë më të dobëtat,” – theksoi ai.  

Kujtojmë se presidenti serb nuk e ka ndalur gjuhën e tij nxitëse as pas arritjes së Marrëveshjes së Ohrit më 18 mars, për çka është denoncuar vazhdimisht nga liderët institucionalë në Kosovë. 

Shala: Paniku i Vuçiqit në raport më AKI-në  

E në lidhje me këtë temë, për gazetën “Bota sot” foli eksperti i sigurisë, Drizan Shala. 

Image
Drizan Shala

Ai e zbërtheu këtë deklaratë në tri hapësira territoriale. 

“Në një paraqitje mediale Vuçiq deklaroi që sipas pretendimeve të tij, inteligjenca e Kosovës po bën punë “serioze”, sidomos me “infiltrimin në jug”, duke shtuar se “ata po tentojnë të depërtojnë edhe në veri duke blerë njerëz, para së gjithash, në Leposaviq e Zubin Potok”. Pra, ne këtë deklaratë duhet ta zbërthejmë në tri hapësira territoriale e të ndarë në dy pjesë, ku sipas informacioneve zyrtare që paska pranuar nga shërbimi informative “BIA” për aktivitetin në territorin e Kosovës nuk qenkan sipas strategjisë së tyre kombëtare edhe aq të mira në prag të avancimit të bisedimeve që janë duke ndodhur në këtë fazë”, deklaroi eksperti i sigurisë. 

Gjithashtu, Shala tha ky është një sinjal që Inteligjenca e Kosovës ka arritur të neutralizojë veprimet e BIA-s serbe në veri. 

“Inteligjenca Kosovare paska arritur që përfundimisht ta stabilizojë/neutralizojë dhe parandalojë veprimet e BIA-së përmes bashkëpunëtorëve/informatorëve në jug të Kosovës me theks të veçantë në gjashtë komunat tjera ku jeton komuniteti serb dhe që udhëhiqen nga përfaqësuesit e subjektit të tyre “Lista Serbe”’, shpjegoi ai. 

Në vazhdim, eksperti i sigurisë kërkoi të merret shumë seriozisht kjo deklaratë e Vuçiqit, ku ndër të tjera nxorri dy kuptime. 

“Ndërsa, në anën tjetër duhet t’i kushtohet vëmendje pjesës ku potencon që “ata po tentojnë të depërtojnë edhe në veri – Leposaviq/Zubin Potok”, pra nga kjo mund të nxjerrim dy kuptime: 1. Kundërzbulimi i tyre “BIA-së” paska identifikuar veprimet e Inteligjencës Kosovare në veri duke shtuar prezencën e tyre edhe më shumë në atë pjesë dhe kjo është tregues që çdo cep i territorit të Kosovës është i mbuluar nga struktura e Kosovës. 2. Përmes kësaj deklarata po tentohet ta shtyjë që Inteligjenca e Kosovës të marrë veprime në veri të vendit për t’iu identifikuar në njërën anë operatorët e kësaj strukture por edhe bashkëpunëtorët e mundshëm sepse deri më tani BIA s’kanë mund t’i identifikojnë dhe po presupozojnë që nga kjo deklaratë do ta shtyjnë AKI-në të veprojë”, nënvizoi Shala. 

Ndër të tjera, ai tha se shteti serb nuk e ka më fuqinë që kishte dikur në veri, ku grupet kriminale serbe janë udhëhequr nga Radojçiq. 

“Por çka mund të nxjerrim si përfundim që Serbia nuk e ka me atë fuqinë në veri siç e ka patur për gjatë këtyre viteve që i kemi lënë pas, sepse strukturat e sigurisë së Beogradit tërë veprimtarinë e tyre e kanë të mbështetur në grupet kriminale të udhëhequr nga kryekrimineli Milan Radojçiqin dhe rrjedhimisht në anën tjetër strukturat e sigurisë së Kosovës kanë vepruar me një maturi duke shtuar prezencën e saj në mënyrë të heshtur pa u identifikuar dhe vërejtur nga Inteligjenca e Serbisë”, përfundoi Drizan Shala për “Bota sot”. 

Kelmendi: Forca ushtarake - bazë e fitores 

Kurse, profesori dhe njohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot” veprimet e fundit serbe në veri janë të rrezikshme. 

Image
Muhamet Kelmendi

Sipas tij, Serbia bashkë me forcat ruse të Vagnerit kanë krijuar pushtet paralel, në veri të Kosovës.   

“Serbia nuk ka hequr dorë nga ripushtimi i Kosovës. Me planin franko- gjerman dhe me aneksin e Ohrit nuk është përcaktuar heqja e Kosovës nga ligjet serbe. Kosova me Kushtetutën serbe është vend serb. Gabimet e bëra me plan dhe me aneks janë të rënda, Serbia e konsideron Kosovën një vend serb, ku kështu edhe po sillet. 

Veprimet aktuale në veri të Kosovës dhe brenda vete Republikës janë shumë të rrezikshme. Serbia ka krijuar pushtet paralel, në veri të Kosovës po veprojnë njësite paramilitare të Serbisë. Edhe shumë forca ushtarake kriminale ruse të Vrangelit janë në veri të Kosovës. Rreziku për luftë si në Ukrainë nga sulmet kriminale ruse është i lartë”, deklaroi profesori. 

Gjithashtu, Kelmendi tha se me këtë deklaratë të Vuçiqit, po vërtetohet se Kosova po punon në marrjen e pushtetit në veri dhe largimin e grupeve kriminale. 

“Krimineli i luftës, A. Vuçiq, edhe tash pas gjoja dakordimit në Ohër, deklaroi: 

“Kosova nëpërmjet AKI-së po përpiqet të shtrijë pushtetin e vetë në veri, duke u përpjekur të blejë njerëz”. 

Deklarata e tillë tregon se në veri të Republikës e ka pushtetin Serbia. Kosova nuk e ka pushtetin, atë po përpiqet ta vendosi me blerje të njerëzve. 

Përkatësisht tregohet se bandat serbo-ëangeriste e kanë pushtetin. Veriu i Republikës është de-fakto i pushtuar. Intervenimin e Republikës së Kosovës në veri, po tregon kështu krimineli, se Serbia nuk e toleron Kosovën. Veprimet e mëtejshme të pushtetit nga Prishtina dërgojnë tek bllokada e përgjithshme në veri. Krimineli Vuçiq këtë po deklaron”, vlerësoi ai.   

Në fund, profesori përmendi edhe kundërshtimin e planit franko-gjerman nga presidentit serb. 

 “Ky kriminel po kundërshton edhe planin e UE-së, ndonëse është tejet pozitiv për Serbinë. Kjo, për faktin se me plan u dhanë elementet edhe për një shtet të ri serb në Ballkan.  

Nga luftërat gjenocidiale në ish-Jugosllavi dhe veprimet kriminale serbe doli fitimtare përsëri Serbia.

Nëpërmjet luftës dhe ndihmës ruse, tash edhe të UE-së dhe të Uashingtonit, u zgjerua Serbia me mijëra kilometra katror në tokat jo serbe, në Kosovë dhe në Bosnje. Thjesht: Po tregohet se forca po siguron fitoren”, përmbylli Muhamet Kelmendi për “Bota sot”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat