Publicisti nga SHBA me kritika të ashpra për politikanët: Kurrë s’guxuan ta fajësojnë zyrtarisht Serbinë për krimet e luftës

Politika

Publicisti nga SHBA me kritika të ashpra për politikanët: Kurrë s’guxuan ta fajësojnë zyrtarisht Serbinë për krimet e luftës

Nga: A.SH Më: 28 mars 2023 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë ka vijuar me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, derisa çështja e krimeve të luftës apo edhe kërkim faljes nga ana e Serbisë nuk është bërë asnjëherë temë e diskutimeve.

Për më tepër, Serbia ka neglizhuar në vazhdimësi çështjen e të pagjeturve.

Veprimtari nga Amerika, Ramazan Bekteshi, në një prononcim për Bota sot” ka thënë se Serbia po i mohon krimet të cilat i ka kryer ndaj popullit shqiptar.

Image
Ramazan Bekteshi

Sipas tij, masakrat serbe të kryera mbi popullsinë e paarmatosur në Kosovë janë unike për nga egërsia barbare që i tejkalon shume luftëra.

“Serbia vazhdon t'i mohojë krimet e kryera gjatë luftës dhe të mos ndjejë përgjegjësi, bilës masakrat më të tmerrshme i quan trillime edhe pse të dëshmuara nga verifikues ndërkombëtar si rasti i Reçakut. Fatkeqësisht në marrëveshjen përfundimtare sipas planit të BE-së (pos të zhdukurve) janë lënë shume çështje të pa përfshira të krimeve, dhe kjo nuk është vetëm si rezultat i inferioritetit të bashkësisë ndërkombëtare, por edhe me fajin e shqiptarëve, që për 24 vite rresht partitë në pushtet nuk kanë ditë t’u japin prioritet tragjedive më të tmerrshme, që përjetoi populli ynë nga një agresor që me krime makabre i tejkalon edhe ata të Luftës se II-të botërore. Pra, mungoi koherenca, racionaliteti dhe arsyeja, sepse kjo u zëvendësua me plaçkë ndaj vendit duke filluar nga privatizimi e deri te tenderët etj.

Masakrat serbe të kryera mbi popullsinë e paarmatosur në Kosovë janë unike për nga egërsia barbare që i tejkalon shume luftëra. Pra, është përsëritja e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve, dhe as ky i fundit nuk dallonte aspak nga ata më të hershimit, si nga egërsia dhe brutalitetit e po ashtu nga qëllimi, plan për dëbim e shfarosje. Kosova nuk ka qenë e vëmendshme sa duhet që t’i prezantoj masakrat ashtu si do të duhej, dhunën seksuale, që për shkak të stigmatizimit nuk është raportuar me kohë, dhe nëse nuk bëhen me kohë ato harrohen, dhe nëse thuhet se krimet e luftës nuk vjetrohen asnjëherë, pse duhet bërë një paqe por pa drejtësi, dhe sa mund të jetë kjo paqe e vërtetë, reale dhe e qëndrueshme.

Vetëm duke i numëruar masakrat, vetëm duke përshkruar barbarinë sistematike, format e paprecedent që janë aplikuar në Kosovë nga ushtria, policia dhe bandat paramilitare serbe, ato janë unike dhe të pa para më herët ndër lufta në kontinentin e vjetër. Një absurd tjetër është se si mundet bashkësia ndërkombëtare në mënyrë të heshtur të amnistojë Serbinë edhe pse intervenimi është bërë për të parandaluar krimet, por që çuditërisht tani ajo po i hesht, dhe jo vetëm aq, por krijoi gjykatë një etnike të padrejtë, duke i lënë kriminelët e vërtetë serbë të luftës në liri edhe pas gati një çerek shekulli derisa UNMIK-u asnjëherë as që tentoi të burgos ndonjërin nga kriminelët serb”, thotë profesori.

Tutje, Bekteshi thotë se kjo çështje duhet të trajtohet me vëmendje nga bashkësia ndërkombëtare, sepse nëse ndodh e kundërta bashkësia ndërkombëtare u jep një shembull të keq vendeve agresore si në rastin e fundit të agresionit rus mbi Ukrainën.

Ai thotë se edhe Qeveria e Kosovës duhet me ngulm që mos të lëshojë pe dhe ta anashkaloj këtë çështje.

“Pra, rreth 400 masakra monstruoze të kryera në Kosovë, me një dëbim biblik, ku më shumë se gjysma e popullsisë u dëbua, ekzekutuar nga operacioni fashist ushtarak, policor e paramilitar i koduar “Patkoi”, me 1300 fëmijë te vrare, disa ne djep dhe disa të pa llogaritur edhe në bark të nënave, prerja dhe zierja e kokave shqiptare për ti shndërruar llamba abazhur, zhdukje familjesh me shumë anëtarë, fshehje e krimit duke i ndezur kufomat neper furra, duke i hedhur në puse, në liqeje, në gropa masive anembanë Serbisë, e duke fshehur të vërtetën mbi të pagjeturit.

Çështja e krimeve të luftës nga Serbia duhet të trajtohet me vëmendje nga bashkësia ndërkombëtare dhe mos të lejojnë qe krimi kundër njerëzimit të mos ndëshkohet, sepse kështu bashkësia ndërkombëtare u jep një shembull të keq vendeve agresore si në rastin e fundit të agresionit rus mbi Ukrainën. Qeveria e Kosovës duhet me ngulm që mos të lëshojë pe dhe ta anashkaloj këtë çështje, tani kur handikap i madh është aleati ynë kryesor SHBA-ja, që i bënë lëshime Vuçiqit, e shembull me tipik është ambasadori Hill që shpesh është aq ekstrem në porositë dhe kushtet e tij për Kosovën, sikur ta kishte porositur Vuçiq, dhe kjo nuk është më ndryshe as me kryenegociatorët e BE-së, duke u pozicionuar në mënyrë jo të barabartë ndaj palëve”, shprehet ai.

Derisa në fund, ai përmend edhe opozitën, për të cilën thotë se ajo po e kundërshton planin evropian, e që do të ishte më e udhës që të propozojë a parashtrojë një kërkesë të re te institucionet më të larta ndërkombëtare në lidhje me krimet kundër njerëzimit, reparacionet e luftës.

“Rrëfimi i Kosovës për krimet e luftës është ende një tregim i pa thëne në arenën ndërkombëtare ashtu si e meriton çështja edhe pas gati një çerek shekulli. Por politikanët vazhdojnë të bëjnë homazhe në çdo përvjetor, sa për t’u dukur në publik, por kurrë s’e patën guximin qytetar që të organizojnë forume, seminare apo konferenca ndërkombëtare për plagën tonë ende të pashëruar, për krimet më të urryera dhe më mizore që ka regjistruar historia bashkëkohore ndonjëherë.

Në këto momente para dramatike dhe kritike që po kalon Kosova, opozita as pajtohet me planin e BE-së, as proteston kundër tij, as që ngul këmbë, dhe as që propozon a parashtron një kërkesë të re te institucionet më të larta ndërkombëtare në lidhje me krimet kundër njerëzimit, reparacionet e luftës, apo të kërkojnë dënim kapital për ata që vranë fëmijë dhe shkaktuan dhunë seksuale ndaj grave në luftë, që sipas ligjeve ndërkombëtare ky është krimi më grotesk dhe më i dënueshëm, dhe kjo vlen edhe për pushtetarët edhe më shumë.

Gjithmonë duhet pasur parasysh, që armikun s’duhet amnistuar për krimet monstruoze që ia shkaktoi Kosovës. Paqja me Serbinë është e mundur jo si ajo në stilin e Ohrit e pa firmosur, por si ajo e Kumanovës. Mentaliteti serbomadh njeh vetëm frikën, përkëdhelja që ia bënë momentalisht bashkësia ndërkombëtare vetëm se e trimëron”, përfundon Bekteshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat