“Kjo është alarmuese”/ Ish-zëvendësministri i MPB-së me akuza të mëdha për krimin dhe korrupsionin në Kosovë

Politika

“Kjo është alarmuese”/ Ish-zëvendësministri i MPB-së me akuza të mëdha për krimin dhe korrupsionin në Kosovë

Nga: Nehat Shaqiri Më: 1 prill 2023 Në ora: 15:49
Ilustrim

Ish-zëvendësministri i MPB-së dhe eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava thotë se në Kosovë ka mbretruar kriminalitetit.

Ai ka hedhur akuza edhe ndaj zyrtarëve të shtetit të cilët ishin emruar pas luftës në poste të besueshme të politikanëve.

Sipas tij, persona të dyshimtë janë emëruar në poste të rëndësishme që t’i zbatojnë urdhrat e të mdhenjëve që i kanë puënsuar në poste të tilla.

Këdo deklarata Tërnava i bëri për gazetën “Bota sot”, tekson shton se, ata të cilët i kanë emërua në ato poste është dashur që të pasurohen skajshmërisht.

Madje shton se edhe ia kanë arritur qëllimit.

“Prandaj edhe ata zyrtar të punësuar nëpër ato vende të punës që paguhen shumë mirë me rrogat mujore dhe tenderë të ndryshëm, e kanë për detyrë me i ruajt “shefat e mëdhenj” që mos të zbulohen ata si vepërkryes, dhe nëse veç zbulohen e kanë për detyrë që ato vepra t’iu parashkruhen-vjetërsohen, sepse vetëm me këto kontribute do e arsyetojnë shkakun e emërimeve të tyre në ato poste kaq të rëndësishme që nga lufta e deri më tani”, thotë ai.

Sipas tij, ata vetë tani janë pasurua materialisht dhe pranq tyre kanë punësuar edhe shumë të tjerë që i kanë detyrat e njëjta.

Image
Hajrullah Tërnava

“Ata kanë detyrë pasurimin dhe mbrojtjen e “shefave të mëdhenj” që falë atyre tani institucionet janë stërmbushur me njerëz të tyre, prandaj për ta ndryshuar këtë situate të tanishme të krijuar që nga paslufta e deri më tani, duhet të bëhen reforma strategjike rrënjësore në të gjitha institucionet shtetërore”, pohon ai.

Eksperti thotë se, reformat duhet të nisin në Prokurori, gjyqësi dhe në vazhdimësi nëpër të gjitha institucionet shtetërore, e sidomos edhe në polici, AKI, dhe FSK.

“Pa një reformë në detaje vështirë se Kosova do të spastrohet nga ata njerëz zyrtar nëpër ato institucione shtetërore që tani edhe ndërkombëtaret janë duke na vështruar. Pa u bindë me fakte dhe argumente për luftimin e krimit në përgjithësi ndërkombëtaret, vështirë që Kosovës do i hapen dyert drejt BE, sepse një spastrim detal nga brenda institucioneve, është një shpresa se mund të arrihen suksese dhe për vitet në ardhje, dhe bazë të luftimit të krimit në përgjithësi në të ardhmen do të krijohet një kulturë institucionale e luftimeve të gjitha llojeve të krimeve, e sidomos që brenda institucioneve mos të ndodhë që të këtë njerëz që i kontribuojnë zhvillimeve të krimeve nga brenda sikur deri më tani, dhe nëse fillohet me reformat dhe spastrimet e njerëzve të kriminalizuar sikur e shpjegova, tani nga kjo kohë e tutje do të lejohet të vazhdon tradita e bashkëpunimit të drejtësisë me rrjetet e krimit, duke i anashkaluar lënë në harresë për tu parashkruar dhe kështu amnistuar lëndët më serioze të korrupsionit dhe krimit të organizuar”, potencon Tërnava.

Ai thekson se është alarmante që gjykatat po i parashkraujnë rastet e shumë zyrtarëve dhe të dyshuarve për krim e korrupsion, dhe në këtë mënyrë ata po shpëtojnë nga dënimi me burg.

“Ky alarm është treguesi më besnik i zbulimit të lidhjes së ngushtë të drejtësisë me rrjetet e mafies dhe të krimit, ku qëllimisht rastet zvarriten, anashkalohen dhe pastaj parashkruhen dhe nuk gjykohen, kurse emërues i përbashkët i dyshimit është se kjo formë bëhet në mënyrë të organizuar për shuma të majme parash, për prokurorët dhe gjyqtarët që janë në lidhje të korruptuar me krimin e organizuar”, shton ai.

Sipas tij, vet fakti i parashkrimeve të shpeshta në numër të madh të rasteve jep me nënkuptua se përbrenda institucioneve ka njerëz të tërë të kriminalizuar.

“Prandaj kjo qeveri në pushtet duhet ta argumentoj premtimin e dhënë elektoratit se në mënyre të pamëshirshme do e luftoj krimin në përgjithësi, sidomos tani kur populli është në pritje të miratimit të ligjit të Vettingut. Nëse kjo qeveri ia arrin këtij qëllimi të luftimit të krimit në përgjithësi në mënyrë detaje, qeveria në pushtet do ta qeverisë edhe shumë gjatë Kosovën, sepse populli është i dëshpëruar në qeveritë e kaluara sa i përket krimeve në përgjithësi”, përfundon eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat