Eksperti britanik: Kurti i burgosur i suksesit të tij, premtimi i tij i njohur po i krijon probleme në negociatat me Serbinë

Politika

Eksperti britanik: Kurti i burgosur i suksesit të tij, premtimi i tij i njohur po i krijon probleme në negociatat me Serbinë

Nga: A.Zh Më: 5 prill 2023 Në ora: 20:03
Albin Kurti

Profesori nga University College London, Eric Gordy, ka folur për rolin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për arritjen e marrëveshjes së Ohrit më 18 mars.

Ai ka thënë se premtimi që Albin Kurti, ka bërë para se të zgjidhej kryeministër, po krijon probleme në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë.

Eksperti për Evropën Juglindore, ka rikujtuar se Kurti erdhi në krye të Qeverisë së Kosovës, pas zemërimit të madh të publikut. Sipas tij, premtimi i Kurtit se nuk do të bëjë kompromis për njohjen e Kosovës nga Serbia, bëri jehonë në publik.

“Kurti ndoshta është më i vetëdijshëm se kushdo tjetër për mënyrat se si është bërë i burgosur i suksesit të tij. Ai u zgjodh mbi bazën e zemërimit të gjerë të publikut, si në qeveritë e mëparshme, ashtu edhe në manipulimin e ashpër të parlamentit nga përfaqësuesi i SHBA-së gjatë administratës së Trumpit. Një pjesë e madhe e këtij zemërimi, buronte nga perceptimi se qeveritë e mëparshme ishin të papërgjegjshme dhe të korruptuara, por një pjesë e tij buronte edhe nga perceptimi se Kosova nuk po mbronte mjaftueshëm interesat e saj në negociatat ndërkombëtare. Ai mori një pjesë të mirë të popullaritetit nga premtimi për të kërkuar njohjen pa mëdyshje, dhe jo për të tërhequr apo për të bërë kompromis për këtë kërkesë”, është shprehur Gordy për gazetën “Bota sot”.

Megjithatë, eksperti vlerëson se nëse Kurti bën hapa larg kërkesës për njohjen nga Serbia, ai do të shihet si shkelës i premtimit të tij.

Kjo sipas Gordyt, i shkon në favor Aleksandar Vuçiqit.

“Nuk është e vështirë të kuptosh pse ky premtim bën jehonë në opinionin publik, por krijon problem në negociata. Do të thotë se çdo hap larg një kërkese për njohje rrezikon të shihet nga publiku si shkelje e premtimit të tij. Në një nivel praktik, kjo e ndihmon Vuçiqin në strategjinë e tij të përgjithshme për të vonuar një marrëveshje dhe për të shmangur zgjidhjen”, ka shtuar Eric Gordy për gazetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat