Serbia vazhdon fushatën e egër kundër Kosovës – Ja lëvizja që duhet bë nga Kosova për të demaskuar Serbinë karshi BE-së

Politika

Serbia vazhdon fushatën e egër kundër Kosovës – Ja lëvizja që duhet bë nga Kosova për të demaskuar Serbinë karshi BE-së

Nga: Nehat Shaqiri Më: 7 prill 2023 Në ora: 19:04
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Serbia nuk po ndalet me fushatën e tyrë kundër shtetit dhe pavarësisë së Kosovës.

Liderët politik serbë janë duke vazhduar fushatën e tyre nëpër botë për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës.Përveç kësaj, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka paralajmëruar se brenda mandatit të tij si president “Kosova do të jetë Serbi”.

Me këtë fushatë Serbia po vazhdon avazin e vjetër dhe po shkelë marrëveshjet me Kosovën të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Edhe pse në këto marrëveshje thuhet që Serbia nuk do të pengojë Kosovën drejt aspiratave evropiane, po ndodhë e kundërta.

Megjithatë pas kësaj, shtrohet pyetja se çfarë duhet të bëj Kosova kundër kësaj fushate serbe, a duhet të stopoj dialogun dhe të ngre alarmin tek BE dhe SHBA për këtë?

Përgjigjen e kësaj pyetje e jep analisti politik Gazmir Raci.

Image
Gazmir Raci

Ai në një prononcim për gazetën “Bota sot”, thotë se, vazhdimi i fushatës serbe kundër pavarësisë së Kosovës është shkelje e rëndë që po i bëhet planit franko gjerman.

Ai pohon se duhet të ndërhyjnë fuqitë kryesore që e garantuan këtë marrëveshje.

“Nëse Serbia vazhdon me fushatën kundër pavarësisë së Kosovës është shkelja më e rend që i bëhet planit franko gjerman. Fuqitë kryesore që e garantuan këtë marrëveshje duhet të ndërhyjnë e poashtu BE nuk duhet lejuar që të vazhdojë rrugëtimin e Serbisë për BE”, thotë Rraci.

Ai shton se, diplomacia e Kosovës duhet të zgjohet nga gjumi dhe të vëhet në lëvizje për të demaskuar qasjen e Serbisë.

“Kjo është fytyra e vërtetë e Serbisë dhe për këtë diplomacia e Kosovës duhet zgjuar nga gjumi i thellë dhe menjëherë të vëhet në lëvizje për të demaskuar këtë qasje të Serbisë karshi planit të BE-së për të cilin pati pajtim në Bruksel dhe Ohër”, përfundon Raci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat