“Nëntoka kriminale dhe SHIK-u”, eksperti i sigurisë paralajmëron strukturat kriminale në Kosovë: A po u vjen fundi?

Politika

“Nëntoka kriminale dhe SHIK-u”, eksperti i sigurisë paralajmëron strukturat kriminale në Kosovë: A po u vjen fundi?

Nga: Nehat Shaqiri Më: 3 maj 2023 Në ora: 22:58
Ilustrim

Eksperti i sigurisë, dhe ish-zëvendësministri i MPB-së, Hajrullah Tërnava duke folur për krimin e korrupsionin që me dekada ka kapluar vendin, thotë se, vetëm me ligjin vetting bëhet spastrimi gjeneral nga nëntoka e krimit të organizuar që ka ndodhur në Kosovë.

Ai për këtë, akuzon SHIK-un dhe partitë të cilat bashkëqeverisën pas luftës.

Tërnava thekson se SHIK-u është përkujdesur një kohë që të instalon strukturat e saj kriminale në të gjitha hallkat e pushtetit.

Eksperti shton se, ligji i vetingut është mjaft sfidues, pasi tash e dy dekada vendi është qeverisur nga ‘jakat e bardha’ dhe të ‘fortit’ pa asnjë përvojë politike.

“Koha do ta dëshmoj në të ardhmën nevojën e zbatimit të këtij ligji, pasi me këtë ligj kërkohet të zhvillohet një spastrim gjeneral sepse nëntoka e krimit të organizuar, SHIK-u i PDK-së, me kohë është përkujdesur që të instalon strukturat e veta kriminale, gjysmë ilegale por edhe legale, në të gjitha hallkat e pushtetit, duke filluar nga ato të sigurisë, administratë publike dhe institucionet përfaqësuese politike, prandaj edhe synimi dhe qëllimi për pastrim dhe dekriminalizim përmes vettingut do të jetë një proces sfidues, një luftë frontale e luftimit të krimit kudo që është instaluar dhe menaxhuar nga para politika e nëntokës kriminale, duke u fshehur prapa veprimeve kinse institucionale”, shton ai.

Image
Hajrullah Tërnava

Sipas tij, Kosova do të spastrohet nga krimi dhe korrupsioni dhe nga njerëzit e kriminalizuar me këtë ligj.

“Nëse ligji i vettingut jetësohet nëpër të gjitha institucionet e shtetit, ashtu sikur që ishte dashur, atëherë Kosova shpejt do të spastrohet nga njerëzit e kriminalizuar që ishin nëpër poste të larta shtetërore,  do të dëshmohet si shembull edhe për shumë shtete tjera që duhen ta marrin Kosovën si model, se si luftohet krimi në përgjithësi, prandaj Kosovës shpejtë do t’i hapen dyert drejtë BE-së dhe institucioneve ndërkombëtare që pretendon të bëhet anëtare si shumë shtete të tjera  të botës që janë të kyçura në ato institucione”, përfundon Tërnava.

Ndryshe, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar më 24 shkurt se komisioni ad-hoc i Kuvendit për zhvillimin e procesit të vettingut, ka miratuar amendamentin kushtetues për këtë proces.

“E lumtur që Komisioni Ad-Hoc i Kuvendit të Republikës Kosovës, me unanimitet të plotë ka miratuar amendamentet kushtetuese për vettingun në Sistemin e Drejtësisë”, ka shkruar Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat