Driton Tali e zbulon synimin e Serbisë/ Ja pse përmend Putinin në situatën me Kosovën!

Politika

Driton Tali e zbulon synimin e Serbisë/ Ja pse përmend Putinin në situatën me Kosovën!

Nga: M.Haziri Më: 5 maj 2023 Në ora: 22:00
Driton Tali

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka prezantuar sot në Bruksel një draft-vizion për rregullimin e komunitetit serb në Kosovë.

Pas takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel, Kurti tha se draft-statuti i Asociacionit i prezantuar sot ishte fundametalisht i papranueshëm për Kosovën.

Ai tha se ky draft dëshmon dëshirën për "Republika Srbska" në Kosovë.

"Një draft-statut i tillë çfarë lexuam është fundamentalisht i papranueshëm me kushtetutën e Kosovës, ligjshmërinë dhe të drejtat në Kosovë. Përkundër kësaj ne jemi të interesuar të gjejmë zgjidhje dhe përkitazi me këtë unë kam prezantuar një draft-vizion se çfarë do të ishte korniza që rregullon të drejtat e pakicave në Kosovë", tha ai.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur ish-këshilltari i Glauk Konjufcës, Driton Tali.

Ai u shpreh se Serbia po tenton ta zhbëjë shtetin e Kosovës ndërsa ne po mundohemi si shtet ta mbrojmë territorin tonë.

Po unë në vazhdimësi jam duke e thënë se nuk pres zgjidhje të kësaj sage për shkak të modelit kulturor në Serbi. Modeli ekzistues, i kultivuar mëse dy shekuj, ka prodhuar hexheminizmin serb. Andaj, ne nuk mundemi të gjejmë zgjidhje kur dallimet i kemi diametralisht të kundërta: Serbia synon gjithësesei ta zhbëjë shtetin e Kosovës kurse ne mundohemi që gjithësesei ta zhvillojmë sovranitetin tonë! Shih për këtë idenë e Asociacionit nuk duhet shikuar nga perspektiva e komunitetit serb të Kosovës por nga perspektiva e interesava hexhemoniste të Serbisë në Ballkan. Ku bie fjala në Bosnje shprehet nëpërmes të "Republika Srpska" apo në Mal të Zi nëpëmes të Kishës Serbe dhe mohimit të kombit malazias etj”, u shpreh ai.

Tali tregon disa nga të drejtat që komuniteti serb ka në Kosovë, duke shpjeguar secilen pjesë që ata përfitojnë.

“Sa i përket komunitetit serb të Kosovës, në kuptimin e të drejtave, ky komunitet i gëzon të gjitha ato sepse siç e dijmë Kushtetutën e Kosovës nuk e kane bërë shqiptarët, ne veç e kemi përkthyer.Biles për ta fascilituar komunitetin serb edhe kemi shkuar përtej siç bie fjala nga fshatërat kemi krijuar komuna. Që nuk është rasti me komunitetet tjera. Dhe madje për mos t'i quajtur privelegje ato të drejta plus (sepse kur dikush privelegjohet atëhere dikush tjetër dëmtohet - shtypet) jemi kujdesu per ta farkuar idiomën "diskriminim pozitiv". I ceka këto sepse shpesh në opinion po keq interpretohen këto gjëra qoftë për interese politike në garat partiake apo qoftë edhe për interesa të dashakqinjëve të shtetit të Kosovës”, shpjegon Tali.

Deri tashti unë nuk po shoh që që ka ndryshuar diçka thelbësisht në relacion me Serbinë për të m'u ndryshuar mendja apo rriten pritjet Ashtu siç e them se "pa e detyruar Serbinë ajo nuk do ta njeh Kosovën" ose alternative është "ndryshimi rrënjësor në kastën politike të saj". Pra që skena politike e saj të dominihet nga politikan të rinjtë pa hopoteka nga e kaluara. Madje edhe ata kur të vijnë në shprehje duhet dhënë kohë atyre që ta ndërrojnë modelin kultur ekzistues”, shtoi ndër të tjera Tali.

Ndër të tjera, ish-këshilltari theksoi që i gjith ky intensitet politik përgjatë këtyre muajve ka qenë si rezultat i agresionit rus në Ukrainë duke vë në pah që Putin po tenton me këto veprime të plasë ndonjë konflikt tjetër në Evropë.

Kjo rritja e intensitetit politik, i këtyreve gjashtë - shtatë muajve të fundit, nga ShBA dhe UE është kryekput si rezultat i agresionit rus në Ukrainë. Edhe ate pas një periudhe kur Vuçiçi i inkurajuar nga Rusia (atehere kur Rusia i rriti aktivitetet militare të saja si në Ukrainë, por edhe Moldavi dhe gjithandje) filloi të japi shenjë për destabilizim të rajonit. Qoftë me akuzat që i shpeshtoi kundrejt Perëndimit (sidomos ndaj Britanisë dhe Gjermanisë) se "po e armatosin FSK'ën dhe po e inkurajojnë ekstremizmin shqiptar për të bërë krime në civilët serbë" qoftë me shpeshtimet e stërvitjeve të ndryshme ushtarake dhe ngritjeve të tensionit etj. Këto veprime u lexuan si tentine që çonin drejtë eskalimit nën dirigjimin e Putinit, i cili akoma është shumë e interesuar që diku ne Europë të plas ndonjë konflikt të cilin pastaj ai do ta eksploatonte politikisht kundër Perëndimit”, shtoi ndër të tjera ai.

Në fund, Tali thotë se pret që kjo situatë të zgjasë kështu derisa Putini nuk dorëzohet.

Pra kjo rritje e intensitet politik të ShBA'sē dhe UE'së të shprehur në dialogun apo "Planit të UE'së" duhet shikuar me hapur. Megjithate edhe pse intensiteti politik (për mos ta quajtur presion) është rritur po shifet se nuk është i mjaftueshëm. Dhe unë pres që kjo situatë të zgjasë kështu derisa Putini nuk dorëzohet. Me shkuarjen e Putinit do të kemi një "Rend të Ri Botëror" i cili do të jetë shumë më i farvorshëm për Kosovën në relacion me hexhemonizmin e "Serbisë proputiniane””, përfundoi Tali për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat