Ish-zëvendësministri i MPB-së paralajmëron rrezikun kombëtar që po i kanoset Kosovës

Politika

Ish-zëvendësministri i MPB-së paralajmëron rrezikun kombëtar që po i kanoset Kosovës

Nga: Nehat Shaqiri Më: 8 maj 2023 Në ora: 14:45
Harta e Kosovës

Ish zëvendësministri i MPB-së, dhe ekseperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava thotë se, thotë se shteti i Kosovës është në rrezik nga krimi dhe narkotiët.

E ky rrezik sipas tij po vjen nga Shqipëria, pasi krimi ka filluar rritje.

Kjo përbën alarm kombëtar dhe duhet shpejt të parandalohet thekson ai.

“Nuk janë tani aspak sekrete rastet në rritje të shpërndarjes së  këtyre llojeve të narkotikës në shumë shtete të Ballkanit dhe të BE-së, dhe nga vet këto veprime kriminale edhe shteti jonë është duke u sfiduar si shteti i së drejtës në Kosovës, nga modeli i njëjtë i shtrirjes në rritje të trafikut dhe tregtisë me drogat që ka marr hov e nuk ka të ndalur në Shqipëri, kurse rrjetet e këtij krimi kanë instaluar edhe celulat e degëve të veta gjithandej edhe në territorin Kosovës”, thotë Tërnava.

Ai shton se, shifrat e publikuara nga vetë kreu i Qeverisë, për aksionet antikrim janë alarmante dhe flasin seriozisht për një rrezik që duhet të merret seriozisht dhe me shumë shqetësim.

Image
Hajrullah Tërnava

“Në aksionet e policisë për luftimin e krimit dhe kontrabandës, gjatë vitit të kaluar është raportuar se janë arrestuar tre mijë persona në mesin e tyre 288 zyrtarë publik. Vet kryeministri Kurti ka treguar se në vitin e kaluar janë kryer 850 operacione kundër krimit dhe kontrabandës, me një fokusim të diferencuar dhe përqëndruar edhe në veri të Kosovës, për dallim nga amnistia në vitet e kaluara, dhe në tërësi në këtë fushatë vjetore antikrim janë shkatërruar 69 grupe kriminale dhe janë konfiskuar rreth dy tona substancë narkotike, saktësisht 1.9 ton të substancave të tilla”, tregon Tërnava.

Ai pohon se, ky fakt alarmant i zbulimit të shifrave me tona të konfiskimit të substancave narkotike, të drogave, flet shumë për lidhjet ndërkufitare me Shqipërinë të rrjeteve të krimit.

“Gjithsesi se ky është një element që duhet shfrytëzuar akoma më shumë nga të gjitha strukturat e sigurisë, duke mobilizuar jo vetëm ekipet e policisë antikrim por edhe  shërbimet e AKI-së dhe të inteligjencës financiare, për të hetuar dhe bllokuar korridoret trans nacionale të tregtisë me droga, përmes territorit të Kosovës, por edhe për të hetuar nga inteligjenca financiare fenomenin e pastrimit të parasë së fituar nëpërmes të krimit, pastrim që po merr hov kryesisht në fushën e ndërtimit”, thekson tutje ai.

Eksperti shton se, veprimet e tilla kriminale e dëmtojnë çdo shtet në zhvillimin dhe demokratizimin e tij, që edhe tani si shembull real i kemi këto shtetet shqiptare që janë një ndër shtetet më të izoluara në BE.

“Prandaj shtetet në fjalë duhet të këndellen nga kjo situatë dhe të ecin në hap me kohën dhe të veprojnë si shtetet e zhvilluara të BE, t’i luftojnë të gjitha llojet e krimit nëse donë të jenë anëtare të barabarta të shteteve në fjalë, dhe tani e tutje të radhiten si shtete të avancuara dhe të barabarta si të gjitha shtetet tjera të BE-së, e jo te mbesin kështu të izoluara si deri më tani, ku çdo herë përmenden si shtete të krimit, sepse me këto veprime edhe popullata e këtyre shteteve po migron me të madhe gjithandej për t’u punësuar dhe për të jetuar një jetë më të dinjitetshme ku është edhe standardi i jetesës në nivel më të lartë, sepse me mënyrat e kriminalizuara që po kryhen në shtetet tona, edhe shtetet e zhvilluara të botes nuk kanë motive të investojnë në shtetet tona si shtete të kriminalizuara”, thekson ai.

Tërnava tutje shton se, Qeveritë e këtyre shteteve duhet të merren me analiza të tëra lidhur me këto ndodhi, dhe ta gjejnë shkakun dhe arsyen pse jemi kaq të izoluar nga bota.

“Kur të vijnë deri te konstatimi i tillë, ta gjejnë metodën dhe mënyrën e luftimit të krimit në mënyrat më efektive, dhe me një luftim të tillë edhe shtetet e avancuara sikur që janë ato të BE-së, do ti hapin dyert edhe  këto shtete shqiptare që ti bashkohen familjes së  shteteve të BE-së”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat