“Ultimatumi i Vuçiqit”, vjen paralajmërimi i frikshëm: Me këtë datë mund të ketë veprime terroriste në veri!

Politika

“Ultimatumi i Vuçiqit”, vjen paralajmërimi i frikshëm: Me këtë datë mund të ketë veprime terroriste në veri!

Nga: A.M. Më: 21 maj 2023 Në ora: 18:33
Aleksander Vuçiq

“Ultimatumet” janë gjuhë e zakonshme për qeverinë e Beogradit; çdo herë nxjerrin nga një të re. Edhe rasti i betimit të kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, prodhoi diçka të tillë.

Duke folur në një tubim relativisht të madh në Pançevë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se serbët në Kosovës “do të durojnë deri më 1 qershor” ndaj asaj që ai pretendon të jetë “ngacmim i serbëve” nga autoritetet e Kosovës.

Vuçiq në tubimin politik me mbështetës të partisë së tij, shfrytëzoi gjuhën e “mosdorëzimit” të Kosovës për t’i rënë borive nacionaliste dhe për të kritikuar komunitetin ndërkombëtar në lidhje me marrjen e mandatit të kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut, dhe të tre komunave të tjera që pritet të ndodhin deri në fund të muajit.

E për këtë temë, për gazetën “Bota sot” foli profesori dhe njohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendi.

Sipas tij, ‘kërcënimi’ i Vuçiqit përmes dhënies së ultimatumit është vazhdimësi e politikës së shtetit serb, e që është plani i Casa Cubilloviçit.

“Në kuadër të planit serbomadh mbi Kosovën "serbe" është plani i Casa Cubrilloviçit, Ivo Andriçit dhe Millosheviçit, të përgatitur nga Serbia për të vepruar në Kosovë, e që po udhëhiqet nga kriminelët Vuçiq-Daçiq.

Krimineli i luftës Vuçiq, kryetari dhe nënkryetari i Listës serbe, si personalitetet tjera shoveno-raciste, Daçiq, Vullin dhe Kisha serbe, kanë deklaruar se në 1 qeshor të këtij viti është data e veprimit me çdo mjet në veri të Kosovës.

Në fakt këto deklarata janë në vazhdim të politikës së shtetit serb që me shekuj. Asnjëherë nuk janë hequr nga pikësynimet serbe”, deklaroi ai.

Kelmendi tha se plani serb për Kosovën ‘serbe’ ekziston tash e sa shekuj dhe ka dy pikësynime kryesore, ku një nga to është ripushtimi i Kosovës.

Image
Profesori dhe njohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendi.

“Serbia ka qëndrim neofashist mbi Kosovën. Plani serb për Kosovën "serbe" është në veprim tash e me shekuj. Ka vepruar pa ndërprer. Ndërsa, tash janë dy pikësynime, të cilat i ka Serbia:

1. Themelllimin e Asociacionit me pushtet ekzekutiv dhe

2. Ripushtimin e Kosovës, qoftë edhe në luftë.

Asociacioni po del kështu ne shtet.

Me qellimit per te krijuar baza serbe per te arritur tek qellimi perfundimtar, ai i ripushtimit te Kosoves, ishin largimet nga pushteti i cdo serbi. Me ate u krijua gjendja per veprime terroriste”, theksoi profesori.

Me tej, ai paralajmëroi zhvillime tensionuese dhe mundësi të eskalimit të situatës në veri, pas datës 1 qershor.

Po ashtu, tha se në kufi Serbia ka sjellur militarë dhe paramilitarë serbë dhe sllavë.

“Data 1 qeshor 2023 duket se është në vazhdim të veprimeve terroriste. Pritet që të kemi protesta, demonstrata, bllokime të rrugëve, okupim të objekteve shtetërore dhe sulme terroriste ndaj organeve të pushtetit. Nuk përjashtohet as edhe një veprim. Por, ajo që pritet janë bllokimet e rrugëve, okupimi me forcë i objekteve shtetërore dhe sulmet terroriste.

Serbia ka përgatitur dhe ushtruar forca të mëdha policore dhe ushtarake kriminale serbo-sllave për të vepruar. Grupe të armatosura gjenden në veri të Kosovës, në kufi Serbia ka sjellur militarë dhe paramilitarë serbë dhe sllave”, parashikoi Kelmendi.

Në fund, profesori ngriti alarmin duke thënë se kundër Kosovës janë drejtuar mjete të blinduara dhe mund të priten veprime terroriste.

“Tanke dhe mjete të blinduara janë drejtuar kundër Kosovës, priten veprime konkrete terroriste serbe në drejtim të Republikës.

Serbia nuk dëshiron paqe po luftë. Nuk pranon Republikën dhe kundërshton Marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit. Mbi qëllimet pushtuese nuk vendos asgjë. Për Serbinë Kosova është tokë ‘serbe’”, përfundoi Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat