“Lajçaku kërcënoi me luftë nga veriu”/ Kërkohet shkarkimi i tij – ja deklaratat skandaloze që bëri ai

Politika

“Lajçaku kërcënoi me luftë nga veriu”/ Kërkohet shkarkimi i tij – ja deklaratat skandaloze që bëri ai

Nga: Nehat Shaqiri Më: 22 maj 2023 Në ora: 14:42
Miroslav Lajçak në Mitrovicë

Tashmë kanë filluar zërat që emisari për dialogun, Miroslav Lajçak, të shkarkohet.

Kjo pasi ai po akuzohet se po e përkahë Serbinë në dialogun me Kosovën në Bruksel.

Këtë thirrje për shkarkim e bëri anaisti politik dhe profesori Binak Maxharraj.

Para dy ditësh me iniciativën e Senatorit Bob Menemdez u mbajt një seancë dëgjimore në Komitetin për punë te jashtme të Senatit Amerikan.

Profesori thotë se kjo seancë sipas senatorit Bob Menendez ishte mëse e nevojshme për të diskutuar për Ballkanin Perëndimor, për të diskutuar për marrëveshjet e arritura të cilat nuk po i zbaton Serbia që disa vite e sidomos këto të fundit.

“Në veçanti në Komitetin me jashtë u diskutua për Kosovën dhe dialogun me Serbinë ku vetë Senatori Bob Menendez ishte i shqetësuar me presionin që po i bëhet Kosovës në dialog sidomos nga ndërmjetësuesit nga SHBA-ja të cilët jo vetëm bëjnë presion të paparë, por edhe e kërcënojnë Kosovën. Të tillë ishin të gjithë emisarët në dialog si Palmer, Grenel, Escobar, ambasadori Hill në Beograd. Të gjithë këta u ngatërruan keq në dialog me Serbinë duke i anashkaluar kërkesat e Kosovës duke bërë presion mbi Kosovën dhe duke e përkrahë Serbinë dhe Vuçiqin i cili i rrente dhe mashtonte në vazhdimësi”, thotë profesori.

Maxharraj pohon se, këta përfaqësues thjesht pro-serb të cilët vazhdimisht ia mbanin anën Serbisë dhe Vuçiqit i cili anipse nuk i zbatonte marrëveshjet.

“Të gjitha këta ndërmjetësues në dialog nga SHBA sikur kishin marrëdhënie familjare me Serbinë. Bie fjlala ambasadori Hill në Beograd shpesh deklaron se ishte gabim bombardimi iI Serbisë anipse kishte bërë gjenocid në Kosovë, ose edhe drastik ishte qëndrimi pro serb i Richard Grenellit i cili përshkak se nuk e dëshironte reciprocitetin me Serbinë bëri presion të paparë për rrëzimin e qeverisë Kurti i cili iu dha ultimatum disa grenelistëve në Kosovë që Kurti duhet të hiqte qafe për vetëm shtatë ditë për të ia bërë qejfin Serbisë. Ky qëndrim i Richard Grenellit ishte një atak, një skandal për Amerikën, ishte kundër vlerave demokratike të Amerikës”, potencon ai.

Sipas tij, edhe më drastik  është sjellja e emisarit të SHBA-ve Gabriel Escobar i cili me deklaratat e skandaloze vazhdimisht bënte presion në qeverinë e Kosovës dhe në kryeministrin Kurti e sidomos lidhur me Asociacionin një etnik i cili është një kancer për të ardhën e Kosovës.

“Ishte i tmershëm dhe skandaloze deklarata e tij kërcënuese në qeverinë Kurti kur deklaraonte se “nuk bisedohet me një njeri dhe me një parti” anipse ajo parti dhe ai njeri përfaqësonte me mbi 50% të votës së popullit, duke shkuar edhe më larg se do të “gjejmë pale alternative” për të vazhduar formimin e Asociacionit. Epilogu i të githa këtyre “tradhtive” të emisarëve amerikan ndaj shtit të tyre e mori epilogun shumë të pritur në Seancën e Komitetit me jashtë të Senatit amerikan, kur fill pas kësaj Presidenti Biden mori vendim shumë të pritur për të bërë ndryshime duke e tërheq së pari emisarin nga detyra e tij në dialog dhe propozi njeriun tjetër të karrierës me njohje të thella për Ballkanin dhe Kosovën, Jama O’Brien i cili po pret nominimin nga Senati. Në të njëjtën vij sot Ministrat e Jashtëm të BE po diskutojnë për Ballkanin Përendimor. Sipas njoftimeve nga Bashkimi Evropian temë kryesore në rend dite do të jetë edhe normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Do theksuar në veçanti se edhe BE-ja ka deleguar ndërmjetësues në dialogun me Kosovën të cilët nuk ishin në vijën e detyrës, por thjesht ishin të njëanshëm, pro serb dhe antishqiptarë, e aq më keq vinin nga vendet që se njohin Kosovën”, shton tutje ai.

Maxharraj pohon se ky ishte një skandal sui generis i BE-së.

“Që nga fillimi i dialogut në nivel teknik ishin këta emisar në dialog me Serbinë që në vazhdimësi punuan më presion ndaj Kosovës në dobi të Serbis, bile ia arritën që dialogun teknik ta kthejnë në atë politik i cili ishte i rrezikshëm të atakohet edhe pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës, ku edhe u shtruan çështje të rrezikshme siç ishte ndarja e Kosovës, korrigjimi i kufijve, etj. Në këtë vijë të dialogut hiq më i mirë nuk është as Miroslav Lajçak nga Sllovakia që se njeh Kosovën, por si duket edhe mik i Serbisë i cili vazhdimisht anon dhe kërcënon Kosovën në dialog. Deklarata e tij e fundit dhe skandaloze që e beri këto ditë kur privatisht kembë shkoj në veri të Kosovës me të kthyer deklaroi se ai ishte i shqetësuar nga ajo që pa dhe dëgjoi atje, sespe ishte mbush mllef nga deklaratat e kriminelëve dhe bandave kriminele të Vuçiqit që për tri dekada “vrajnë e kthjellin” në veri ku lulëzonte krimi i organizuar dhe korrupcioni”, thotë Maxharraj.

Ai shprehet se, është mirë që Ministrat e Jashtëm të BE-së që po diskutojnë për dialogun me Serbinë të bëjnë të njejtin veprim siç e bëri Presidenti Biden, të shkarkoj edhe Miroslav Lajçakun nga pozita e ndërmjetësuesit në dialogun Kosovë-Serbi sepse është i njëanshëm, skandaloz dhe bën veprime duke përdor presion ndaj Kosovës në dobi të Serbisë.

“Më e keqja është se ai po kërcënon edhe me luftë, bash në stilin e Vuçiqit i cili vazhdimisht e kërcënon Kosovën me luftë. Pra, për të lehtësuar por edhe për të shpëtuar dialogun midis Kosovës dhe Serbisë eshtë mëse e domosdoshme që edhe Miroslav Lajçak të shkarkohet nga ndërmjetësusi në dialogun midis Kosovs dhe Serbisë. Kjo është një domosdoshmëri të cilën BE duhet ta bëjë ashtu siç e bëri edhe presidenti Biden me Escobarin”, përfundon profesori Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat