Grupet kriminale serbe sulmojnë KFOR-in – Perëndimi ‘godet’ Kosovën, Raci vjen me një kërkesë urgjente drejtuar Francës e Gjermanisë!

Politika

Grupet kriminale serbe sulmojnë KFOR-in – Perëndimi ‘godet’ Kosovën, Raci vjen me një kërkesë urgjente drejtuar Francës e Gjermanisë!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 1 qershor 2023 Në ora: 21:49
Pamje nga veriu, KFOR-i duke u sulmuar nga grupet kriminale

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe shumë vende evropiane, kanë reaguar mjaftë ashpër ndaj Qeverisë së Kosovës, pas vendimit që kryetarët shtiptarë të komunave në veri të vendit të shkojnë në zyret e tyre dhe të punojnë nga aty, pas zgjedhjeve që u mbajtën në këto katër komuna veriore.

Reagimi erdhi pasi që grupet kriminale tentuan të bllokojnë kryetarët që të ushtrojnë funksionet e tyre, ndërsa Kosova u kundërpërgjigj me polici, në mënyrë që të ruajnë objektet komunale.

Edhe pse situata ishte e qet, dhe Policia e Kosovës asnjëherë nuk provokoi, ishin grupet kriminale serbe që provokuan, madje ushtruan edhe dhunë kundër KFOR-it.

Pas gjithë kësaj që ndodhi është befasuese reagimi i shteteve evropiane të cilat kritikojnë Kosovën, madje edhe duke përmendur sanksione, vetëm pse po ushtron një veprim kushtetues, që edhe në veri 24 vite pas përfundimit të luftës, të funksionoj ligji dhe sovraniteti i Kosovës të mos cenohet nga grupet kriminale.

Në anën tjetër, shteti fashist e gjenocidial, Serbia është ajo e cila me në krye presidentin Aleksandër Vuçiq, kërcënojnë në vazhdimësi Kosovën, thonë që kurrë nuk do ta njohin Republikën e Kosovës, e madje edhe përkundër marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të dialogut të Brukselit, i shkel ato, dhe nuk ka reagime kundër tyre.

Në lidhje me këtë çështje, analisti politik, Gazmir Raci thotë se, bashkësia ndërkombëtare duhet të dijë një gjë që Kosova dhe kombi shqiptarë nuk kanë alternativë të dytë sa i përket orientimeve strategjike.

Image
Gazmir Raci

“Liria dhe pavarësia e Kosovës janë të arritura të përbashkëta në mes të shqiptarëve dhe aleancës veriatlantike me perendimin”, thotë Raci për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, Kosova është e sinqert në këtë drejtim dhe nuk luan ashtu siç historikisht e bënë lojën Serbia.

“Serbia ka synime hegjemone ndaj tokave të Kosovës, por Kosova nuk ka më toka për të tjerët. Ne jemi duke ruajtur sovranitetin e vendit dhe se beteja në veri është me grupet kriminale të Vuçiqit dhe të Putinit (Ëagner). Kosova vazhdon të ecë drejt NATO-së dhe se nuk e rrezikon aleancën strategjike me perëndimin duke përdorur metodat e Serbisë”, potencon ai.

Sipas tij, shtrirja e sovranitetit në këto katër komuna në veri është tepër e rëndësishme, sepse atje mbi 20 vjet kanë sunduar vetëm grupet kriminale që kanë lidhje direkte me autokratin Vuçiq.

“Veprimet e SHBA-ve janë shqetësuese, por unë e ftojë lidershipin e vendit tim duke përfshirë edhe opozitën që të jenë unik në këto qëllime. Gjendja në veri nuk duhet lejuar të vazhdojë të jetë në status quo, atje duhet rend e ligj dhe duhet që serbët lokal të asaj pjese të bëjnë jetë normale. Qeveria e Kosovës duhet shpejt të dal me një plan socio-ekonik për të transformuar veriun e Kosovës në mënyrë që jeta atje t’i kthehet normalitetit siç është në gjithë terrritorin e Republikës”, thekson analisti.

Raci kërkon që palët të rikthehen në bisedimet e Brukselit.

“Serbia vazhdon të sabotojë zbatimin e planit frank-gjerman dhe urgjentisht duhet që Gjermania dhe Franca si sponzorisuese të këtij plani ta marrin drejtimin e këtij dialogu dhe palët të i rikthehen tryezës së bisedimeve me qartësi të plotë që ajo për çka janë pajtuar ashtu duhet edhe të zbatohet. Serbia vazhdon avazin e saj të vjetër të mos zbatimit dhe të vendosjes së pengesave të kohë pas kohshme në implementim. Rruga e Serbisë për në BE duhet të jetë e qartë në këtë drejtim, pa normalizim të raporteve me Kosovën nuk ka anëtarësim”, përfundon analisti politik Gazmir Raci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat