“Shtëpia në flakë”, vjen reagimi pas ‘alarmit’ të ambasadorit amerikan – ja si kriminelët serbë i përgjakën ushtarët e KFOR-it

Politika

“Shtëpia në flakë”, vjen reagimi pas ‘alarmit’ të ambasadorit amerikan – ja si kriminelët serbë i përgjakën ushtarët e KFOR-it

Nga: A.M. Më: 2 qershor 2023 Në ora: 23:04
Pjesëtarë të KFOR-it duke bartur një ushtar të lënduar.

“Ne mendojmë që kjo situatë është urgjente. Kjo është një situatë e tillë, ta krahasoj, sikur ta keshë shtëpinë në flakë. Së pari duhesh ta ndalësh zjarrin”.

Kështu e vlerësonte, ditë më parë situatën në veri, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Kjo ishte një nga deklaratat e shumta që ambasadori amerikan i bëri sa i përket situatës së krijuar në veri.

Befasisht, Hovenier u tregua i ashpër me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për dallim që ndaj Vuçiqit, nuk e kishte të njëjtën qasje.

E për këtë, në një prononcim për “Bota sot” foli opinionisti Dedë Preqi.

Fillimisht, ai falenderoi ambasadorin për ‘këshillën’ e tij, derisa tha se kjo situatë erdhi deri në këtë pikë, me urdhrin e kriminelëve të Vuçiqit.

“Z. Ambasador, u jemi mirënjohës për të gjitha që keni bërë dhe bëni për popullin e Kosovës, sepse pa ndihmën e juaj të SHBA-ve, dhe ndihmën e miqëve të tjerë ndërkombëtar, së bashku me djemtë dhe vashat tona të UçK-së, përndryshe ky vend nuk do të ishte çliruar prej Serbisë fashiste. Por, përmes shumë sakrificash u sjellë liria dhe demokracia në Kosovë, të cilën duhet ta ruajmë si sytë e ballit, që mos të na shpëtojë nga dora.

Sipas një komenti të juaj z.ambasador, se kryeministri i Kosovës, z.Albin Kurti, duhet ta dijë se e ka shtëpinë në «flakë» duhet ta pranojmë këshillën e juaj me gjithë respekt, sepse kemi përballë huliganët dhe kriminelët e Vuçiqit, të cilët e kanë urdhrin të shkatërrojnë, të demolojnë dhe të flakin çdo gjë të këtij vendi, pa i kursyer policët e rendit, mediat, poashtu edhe ushtarët e KFOR-it”, deklaroi opinionisti.

Preqi ia rikujtoi Hovenier-it se këshillat janë të mirëseardhura, por që nuk mund të tolerohen pushtetet ilegale të pakicave, në këtë rast pakicës serbe, për të shkatrruar të gjitha të arriturat që nga pavarësia.

Image
Opinionisti Dedë Preqi.

Ai përmendi edhe sulmet që iu bënë ushtarëve të KFOR-it.

“Z.Ambasador, këshillat e juaja janë të mirë se ardhura, sepse kemi nevojë të na jepni ndihmën tuaj në çdo aspekt zhvëllimor dhe politik në vazhdimësi, dhe populli shumicë i këtij vendi i ka edhe përgjegjësitë e veta edhe për pakicat tjera, por nuk do të thotë se pakica duhet të dominonte me paralelizmat dhe pushtetet e tyre ilegale dhe të jashtëligjshme, duke organizuar shkatërrimin e gjitha atyre sakrificave të mëdha, në të cilat u angazhua edhe tërë bashkësia ndërkombëtare në krye me SHBA-të.

Kosova, nuk është e Albin Kurtit, por është e këtij poplli, i cili edhe mbas 24 viteve të pasluftës, akoma i ka plagët e freskëta dhe traumat e shkaktuara nga barbaria e fashizmit serb, të cilët sot pasardhësit e tij, në krye me Aleksandër Vuçiqin, përmes serbëve me përvoja kriminale në Kosovë dhe në Serbi, që njihen me emër e mbiemër, janë në krye të protestave në veri të vendit, duke iu vërsulur dhe përgjakur edhe ushtarët e KFOR-it, paqeruajtës në Kosovë, me ç’rast këto ditë në përballje me huliganët e Vuçiqit, kanë mundur të pësojnë edhe me jetë”, theksoi ai.

Më tej, opinionisti u pajtua me deklaratën se Kosova gjendet në ‘flakë’, por kërkoi që të gjendet fajtorin kryesor të

“E pranojmë këshillën tuaj z.ambasador, dhe mund ta marrim me mend se Kosova, gjendet në «flakë» por i respektuari ambasador, a duhet ta gjejmë shkaktarin e kësaj flake, i cili përmes huliganëve të vet që i ka nxitur duke i paguar dhe futur në Kosovë, pretendon në një mënyrë t’ia fusë flakën edhe tërë Ballkanit, por ndoshta ju e dini dhe e kuptoni më mirë rolin e një plani të tillë, që ndërlidhet me qëllimet e politikës ruso-serbe”, shpejgoi ai.

Mirëpo, Preqi potencoi se në rast se Amerika po synon që ta zbusë Vuçiqin me këto poltika, atëherë është shumë e vështirë që do ketë paqe në vendin tonë.

“Në qoftë se përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare dhe të SHBA-ve, janë të atilla për ta zbutur tiparin e përgjegjësisë të këtyre trazirave me gjakderdhje, që po i prodhon presidenti serb Aleksandër Vuçiq, kundër shtetit dhe Insitucioneve të Kosovës, dhe në një mënyrë politikat e Vuçiqit, të merren si të frytshme dhe të bazuara në frymën e demokracisë, me protesta dhe modele të tilla, atëherë do ta kemi vështirë të besojmë dhe është e pa mundur se format e tilla mund ta sjellin paqen në këtë vend dhe rajon”, përfundoi Dedë Preqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat