“S’ka dasmë pa mish”/ Ish-agjenti flet për tensionet në veri: Bandat e Beogradit të ndalohen me çfarëdo çmimi, ja kush na tradhtoi!

Politika

“S’ka dasmë pa mish”/ Ish-agjenti flet për tensionet në veri: Bandat e Beogradit të ndalohen me çfarëdo çmimi, ja kush na tradhtoi!

Nga: N. Shaqiri Më: 5 qershor 2023 Në ora: 14:59
Naim Miftari

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çliritmare të Kosovës, dhe ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari është deklaruar për situatën në veri, pas zgjedhjes së kreytarëve shqiptar dhe tensinimit që erdh tash e më suhmë se 10 ditë nga grupet kriminale serbe atje.

Këto grupe kriminale serbe po e pengojnë punën e kryetarëve shqiptarë.

Ata po protestojën dhunshëm, madje edhe kanë sulmuar KFOR-in ku u lënduan mbi 30 pjesëtarë të këtij misioni në Kosovë.

Miftari thotë se, dasëm pa mish nuk ka, andaj edhe kërkon që të zbatohet ligji dhe të shtrihet sovraniteti në veri të Kosovës.

Ai madje thotë se ky aksion i Kosovës për shtrirjen e sovranitetit është bumerang i 2 shkurtit të vitit 200.

Sipas tij, nuk mund të ketë çlirim nga bandat e Serbisë pa dëme.

“E dhimbëshme nëse humb jetën ndonjë polic apo ndojnë civil në veri, por shteti s’ka rrugë tjetër pos të zbaton ligjin e vet kushtetues në tërë vendin. Bandat e Beogradit duhet të ndalohen me çfarëdo çmimi, bashkësia ndërkombëtare Amerika, Franca, Be, NATO-ja me pas dasht me rregullu këtë punën e zbatimit të ligjit në veri e kishin rregullu moti që 23 vite”, thotë Miftari.

Sipas tij, edhe më 2 shkurt të vitit 2000, bandat kriminale serbe janë ndihmuar nga KFOR-i francez kur është bë pastrimi etnik në veri.

“Mos të harrojmë se më 2 shkurt të vitit 2000 para hundëve të 50.000 ushtarëve të NATO-s në Kosovë, bandat e Beogradit të MUP-it serb, paramilitarë, UDB-ja serbe të ndihmuar direkt nga KFOR-i francez dhe nga budallakia ose tradhtia e Shikistav, Thaçi, Veseli, Qeku, Ilazi... kryen masakër e pastrim etnik ndaj civilëve shqiptarë duke vra e duke plagosur dhjetëra qindra shiptarë, dhe duke i ndjek nga shtëpiat, banesat e pronat e tyre mbi 15.000 civilë shqiptarë”, tregon Miftari.

Ish-agjenti tregon se, Kosova duhet të mbroj vendin e vet dhe interesin e shtetit.

“Ne vetëm duhet ta mbrojmë vendin tonë dhe interesin, ligjin e shtetit tonë, pa marr para sysh çmimin dhe pasojat që do t’i paguajmë ne. Miqët e huj janë vetëm miq të kohës një ditë nuk do të jenë miqe tanë pasi aleancat e interesit ndërrojnë kohë pas kohe dhe nuk ka miqësi të përjetshme, e përjetshme është vetëm populli shqiptar dhe shteti i jonë nëse dim t’i mbrojmë me vendosmërinë tonë dhe sakrificën tonë”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat