Bandat kriminale serbe në veri dhe ‘alarmi’ i Vuçiqit për Kosovën – vjen thirrja urgjente për ndërkombëtarët

Politika

Bandat kriminale serbe në veri dhe ‘alarmi’ i Vuçiqit për Kosovën – vjen thirrja urgjente për ndërkombëtarët

Nga: A.M Më: 5 qershor 2023 Në ora: 19:33
Sulmi ndaj KFOR-it

Pas zhvillimeve dhe tensioneve të fundit në veri të Kosovës, presidenti serb ka ashpërsuar gjuhën e tij ndaj institucioneve tona.

Përveç kësaj, nga Beogradi zyrtar në vazhdimësi ka pas akuza të paqëndrueshme, madje edhe kërcënime me luftë.

Fatkeqësisht, bashkësia ndërkombëtare nuk po tregohet e ashpër me shtetin serb, ku nuk po ia tërhjek vërejtjen pas gjithë kësaj gjuhe provokuese dhe kërcënuese ndaj Kosovës.

E për këtë, në një shkrim për gazetën “Bota sot”, opinionisti Dedë Preqi u shpreh se Vuciq me gjuhë e tij urrejtëse dhe hemogjeniste po vazhdon të nxisë urrejtje dhe trazira ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“Serbia e ka humbur Kosovën përjetësisht, sepse nuk ka qenë kurrë pronë dhe as tokë e saj, por Serbia e ka humbur edhe kontrollin e saj mbi fatin e vet, e cila përmes miteve dhe ideologjisë kishtare ortodokse, mbi mbrojtjen e serbëve, në të kundërtën po ndërton vetëm fate tragjike ndëretnike, dhe Serbia me metoda patologjike dhe me makineri propaganduese i përvijon ato mite në emër të gënjeshtrave, duke e gllabëruar të vërtetën ndaj kombeve jo serbe, që pa turp dhe konsekuencë njerëzore shkakton sot trazira dhe nxitje të konflikteve, në veçanti kundër shqiptarëve dhe Kosovës.

Edhe pas 24 viteve të pasluftës në Kosovën e lirë dhe demokratike, kemi rastin të shohim një retrospektivë në vend të perspektivës dhe me plot dramacitete me ngjyrime kriminale e shoveniste që ngjallin ethe historike, që në botën e ndryshimeve epokale janë edhe qesharake, apo edhe absurde, me një arenë të dëshmimit para botës, se Serbia, akoma nuk e ka marrë guximin të shkëputt nga e kaluara e saj e hidhur, apo për të kërkuar falje për krimet e bëra”, deklaroi opinionisti.

Preqi e vlerësoi si të rrezikshme tendencën e Serbisë për të ndërhyrë në çështje të brendshme të Kosovës.

Sipas tij, Vuçiq dhe Lista Serbe po përdorin metoda krimianle për tgë vepruaar kundër KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.

“Kjo politikë e tillë hegjemoniste serbe do ta pengonte edhe Kosovën, në çdo rrjedhë të saj, dhe përzirja e Serbisë, në çështjet e brendshme si dhe të jashtme, në veçanti me mbrojtjen e serbëve në veriun e Kosovës, me qëllim që përmes Asociacionit të komunave serbe, të krijojë një autonomi të veçantë për serbët brenda Kosovës, që pastaj edhe një «mini republikë serbe» që do ta dërgonte Kosovën në një ç’rregullim dhe nxitje të konfliktit dhe ky vend të shndërrohet në një vatër krize të përhershme.

Që të dëshmohet kjo politikë serbe, janë duke u përdorur metoda të ndryshme nën udhëheqjen e Vuçiqit, i cili përmes Listës serbe, si një qelizë kriminale e këtij vendi organizojnë banda dhe njerëz të maskuar, duke i vënë në veprim kundër policisë së Kosovës edhe kundër KFOR-it, në katër komunat veriore të Kosovës, që deshën ta ‘kallin’ këtë pjesë të vendit, duke kundërshtuar pranimin e kryetarëve shqiptarë në këto komuna, të cilat vetë i kanë bojkutuar, me ç’rast me gjësende të forta dhe me gjuajtje të armëve lënduan dhjetëra policë të rendit dhe ushtarë të misionit të NATO-s”, nënvizoi ai.

Po ashtu, opinionisti kriitkoi qasjen e ndërkombëtarëve ndaj Kosovës dhe situatës së krijuar në veri të vendit.

Ai tha se Vuçiq me pafytyrësinë e tij po alarmon BE-në dhe botën, për vendimet që po i merr Qeveria e Kosovës.

“Dhe mbyllja e syve të BE-së, dhe bashkësisë ndërkombëtare para një tensioni dhe eskalimi të situatës në veri të Kosovës, pa tjetër shpie nga ajo që Serbisë, nëse nuk i tërhiqet vërejtja, asaj në një mënyrë po i mprehen brirët, me ç’rast duhet t’a spikasim edhe kryeneçësinë e pafytyrësinë e Vuçiqit, i cili e ngrit në këmbë edhe e alarmon BE, dhe gjithë botën, për vendimet që i ndërmerr shteti i Kosovës, dhe kryeministri i saj për qytetarët e vendit të vet, duke iu tërhequr vërejtja pa të drejtë deri edhe në sanksionime.

Një njeri autokrat, që i ndjek hapat e Millosheviqit, një njeri që nuk di tjetër, vetëm të nxisë trazira dhe të shkaktojë konflikte ndëretnike, duke menduar sikur bota është vetëm serbe e ruse, duke mos kuptuar jetën dhe lirinë e një etnie tjetër njerëzore, ja pra, ky është presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili në një mënyrë, të kafshon edhe të fajëson, sikur në këtë rast që e fajëson Kosovën, dhe kryeministrin Kurti, për të gjitha këto skandale dhe trazira në veri, për të mbajtur më tej pushtetin e vetë në këmbë, duke e mbajtur në gjendje të tensionuar Kosovën, dhe duke u përzier në çdo pore të jetës dhe zhvillimit të këtij vendi”, theksoi Preqi.

Në vazhdim, ai përmendi sfidat e shqiptarëve të Kosovës me huliganët serbë dhe egozimin e çmendur të partive opozitare.

Madje, tha se Vuçiq po i ‘trimëron’ serbët në veri të vendit, për të verpuar kundër institucioneve të Kosovës.

“Një fatalitet i tillë, që po e përcjell popullin shqiptarë në Kosovë, sikur këto ditë, duke u ballafaquar me banda huliganësh dhe kriminelë serb, që i menagjon dhe paguan Vuçiqi, të cilët të trimëruar nga mbështetja e ruse dhe kineze, por edhe nga përkrahja e mbeturinave shqipfolëse shqiptare, sikur edhe opozita e sotme përmes një egoizmi të çmendur, që i kundërvihën me plot urrejtje politikës së kryeministrit Kurti, të cilët janë duke u qorruar për pushtet, dhe qeveria Kurti, sipas tyre, do të ishte më e rrezikshme se organizimi i krimit dhe i bandave kriminale në veri të vendit, sikur po i japin edhe më shumë vullnet kësaj pjelle famëkeqe dhe egoiste dhe po ia zgjasin jetën në një mënyrë këtij hegjemonizmi serb, duke i ditur se shqiptarët pa dallim akuzohen historikisht se pse janë shqiptarë.

Prandaj, ndaj vendimeve që merr qeveria e Kosovës në krye me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, për të shtrirë sovranitetin dhe integritetin në tërë shtetin e vet, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i nxit serbët e këtij vendi me patriotizëm, se në Kosovë, popullata serbe do t’i ketë gjitha të drejtat e veta, deri në një mini-shtet serb, përmes Asociacionit me kompetenca ekzekutive, që do të thotë se, Vuçiq, u paraprinë serbëve me këto deklarata të tilla, dhe duke i siguruar, se ata janë të mbrojtur në çdo formë nga Institucionet dhe qeveria e Beogradit, që do të thotë se ky president me këto deklarata vetëm se po i nxit dhe trimëron serbët e veriut për të shkaktuar trazira në këtë pjesë të Kosovës, duke i ofruar forcat e veta të armatosura të Serbisë, për rreth kufirit me Kosovën”, shpjegoi ai.

Më tej, Preqi zbuloi prapaskenat e organzimeve të huliganëve serbë, ku po kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë.

Po ashtu, tha se kërkesa e presidentit serb për tërheqje të Policisë së Kosovës, lidhet me pjesëmarrjen në dialog dhe zgjedhje të reja.

“Presidenti i Serbisë Vuçiq, këto ditë organizoi huliganët dhe kriminelët serb në veri të Mitrovicës, për të mos iu bindur rregullave dhe ligjeve të Kosovës, që të kundërshtojnë kryetarët e rinj nga radhët e shqiptarëve, që fituan përmes zgjedhjeve të fundit, duke bllokuar hyrjen e tyre në komuna, poashtu duke penguar edhe lëvizjen e oficerëve policor të Kosovës, në detyrat e veta, si edhe ushtarët e KFOR-it, të cilët u kërcënuan edhe me jetë, duke i gjuajtur edhe me armë zjarri në drejtim të tyre nga njerëzit e maskuar të grupeve kriminale serbe dhe bashkësia ndërkombëtare, si edhe SHBA-të, në një mënyrë, sikur i arsyetojnë veprimet e tyre si forma të drejta demokratike, duke e lënë qeverinë e Kosovës, si fajtore e këtyre ngjarjeve.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, alarmoi BE-në dhe gjitha vendet ndërkombëtare, duke akuzuar Kosovën, në këtë rast qeverinë Kurti, se po i keqtrajton qytetarët serb në veri, përveç tjerave urgjentisht njoftohet BE-ja dhe SHBA-të, se pa tërheqjen e policisë së Kosovës, nga komunat veriore dhe tërheqjen e kryetarëve shqiptarë, nuk do të ketë marrëveshje në mes këtyre dy vendeve dhe në takime me gjeneralët e vet ushtarak të Serbisë, jep sinjale që të jenë në gjendje gatishmërie, sepse kinse janë të rrezikuar nga shqiptarët, duke e kërcënuar Kosovën, me luftë”, potencoi opinionisti.

Në fund, ai kishte edhe disa fjalë për Borellin dhe Lajçakun, në lidhje me animin e tyre kah Serbia dhe kundërshtimin e Kosovës.

Duhet t’i falenderojmë SHBA-të, dhe gjitha vendet mike të Kosovës, të cilët japin këshilla dhe sugjerimet e tyre për të ulur tensionet ndëretnike, dhe në koordinim me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti, inkurajojnë që mos të përshkallëzohet situata, po që se dëshirohet zgjidhja e problemeve me mjete demokratike si një ndër alternativat më frytëdhënëse, dhe përmes bisedimeve dhe negociatave në mes palëve, duke pritur një moment të mundshëm të zgjidhjeve të problemeve në mënyrë paqësore.

Mirëpo, format dhe metodat në të cilat po i investon Vuçiqi, përmes bandave dhe grupeve kriminale serbe kundër ligjeve dhe Iinstitucioneve të Kosovës, dhe mos tërheqja e një vërejtje serioze nga krerët e udhëheqjes së BE-së, nga Josep Borrell, si përfaqësues i lartë evropian dhe emisari për marrëveshje Mirosllav Lajçak, të cilët duhet të jenë përgjegjës ndaj politikave të tilla dhe këtyre trazirave, që zhvillohen në zemër të Evropës, dhe pa i dhënë ndonjë kritikë dhe vërejtje Beogradit, por përkundrazi njëri dhe tjetri e mbajne një anim të hapur në favor të Vuçiqit, të cilit vetëm po ia ‘mprehin brirët’”, përfundoi Dedë Preqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat